Rezultatet e Kërkimit për Ndihmën për Pemën Familjare
Dorëzo
Dorëzo
Hapi
Filtrat
Ka 217 rezultate.
217 rezultate
Si ta shtoj në trungun tim familjar një paraardhës që është tashmë në Pemën Familjare?
Paraardhësi juaj mund të ekzistojë tashmë në bazën e të dhënave të FamilySearch-it. Ja si ta shtoni personin në trungun tuaj familjar.
Si të shtoj një skicë të jetës, të dhëna jetësore dhe informacion tjetër te Pema Familjare?
Ju mund t’i shtoni lindjen, pagëzimin në një kishë tjetër, varrosjen dhe informacione të tjera te dokumenti i një personi në Pemën Familjare.
Si ta korrigjoj gjininë e renditur në dokumentin e një personi te Pema Familjare?
Ju mund ta korrigjoni gjininë e renditur të një personi te Pema Familjare. Mundësitë janë mashkull, femër dhe e panjohur.
Si ta zhbëj një bashkim në Pemën Familjare?
Mund ta zhbëni një bashkim që të ndreqni problemet e krijuara nga një bashkim i gabuar. Gjatë këtij procesi, ju përdorni mjetin e analizës së bashkimit për të bërë krahasimet dhe për të vendosur se çfarë të bëni.
Si ta krijoj një llogari falas për një fëmijë?
Fëmijët midis moshave 8 dhe 12 vjeç mund të krijojnë një llogari falas në FamilySearch me lejen e prindërve.
Si të shtoj të afërm të gjallë te një person në Pemën Familjare?
Mund të shtoni kushërinj, emta, ungjër, vëllezër, motra dhe të afërm të tjerë të gjallë te Pema Familjare.
Si ta shtoj ose ndryshoj informacionin mbi martesën te Pema Familjare?
Ju mund t’i shtoni, redaktoni ose fshini ngjarjet martesore te Pema Familjare nga faqja e personit.
Si mund t’i heq informacionet me Të Dhënat mbi Jetën në Pemën Familjare?
Ju mund t’i fshini disa nga informacionet me të dhënat mbi jetën nga faqet “Personi” në Pemën Familjare.
Te Pema Familjare, si ta zgjidh problemin me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?
Për ta zgjidhur problemin me të dhënat “Problem me Gjuhën e Emrit”, ju duhet ta redaktoni emrin e personit. Pastaj sigurohuni që modeli i gjuhës përkon me llojet e shkrimeve të përdorura, që çdo lloj i shkrimit është në fushën e saktë dhe që çdo lloj i shkrimit është në një fushë të veçantë.
Te Pema Familjare, cili është problemi me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?
Pema Familjare shfaq një problem me të dhënat të quajtur “Problem me Gjuhën e Emrit” kur lloji i shkrimit i përdorur për të shkruar emrin e një personi nuk përkon me modelin e përzgjedhur të gjuhës, nëse një fushë emri përmban llojin e gabuar të shkrimit ose një fushë emri përmban lloje të shumta shkrimesh.
Faqja
nga 22