Si të shtoj një skicë të jetës, të dhëna jetësore dhe informacion tjetër te Pema Familjare?

Nëse një person është tashmë në Pemën Familjare, ju mund ta përmirësoni dokumentin e tij apo të saj duke shtuar një skicë të jetës, të dhënat jetësore dhe informacion tjetër.

  • Skica e jetës është një histori e jetës së personit. Mund të ketë deri në 10 000 karaktere. Që ta shkruani një skicë të jetës, ju duhet të përdorni Pemën Familjare në faqen e internetit FamilySearch.org.
    • Ne rekomandojmë që ta shtypni skicën tuaj të jetës në programin word së pari, pastaj ta kopjoni te Pema Familjare. Ndryshe koha e sesionit tuaj mund të mbarojë dhe mund ta humbni punën tuaj.
  • Të dhënat jetësore përfshijnë informacionin për emrin, gjininë, lindjen, pagëzimin në një kishë tjetër, vdekjen dhe varrimin. Ju mund t’i shtoni të dhënat jetësore nga Pema Familjare në faqen e internetit FamlySearch.org, në programin për telefonat celularë dhe te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
  • Informacioni tjetër përfshin emra të tjerë, lindur i/e vdekur, punësimet, marrjen e nënshtetësisë, shërbimin ushtarak, titujt e fisnikërisë dhe pjesë të tjera informacioni. Mund të shtoni informacion tjetër duke përdorur Pemën Familjare në faqen e internetit FamilySearch.org dhe në programin për telefonat celularë. Ju nuk mund ta shtoni atë duke përdorur Pemën Familjare Varianti i Thjeshtuar.
moduleTitle