Si mund t’i heq informacionet me Të Dhënat mbi Jetën në Pemën Familjare?

Ju mund t’i fshini informacionet me të dhënat mbi jetën nga profili i një individi, edhe nëse nuk jeni ju kontribuesi fillestar.
Nuk mund të fshini disa informacione:

  • Emrin
  • Gjininë
  • Informacionin për vdekjen (nëse nuk ndryshoni së pari gjendjen e personit në I/E Gjallë)

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në programin FamilySearch, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin që dëshironi të redaktoni.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Nën Të Dhënat mbi Jetën, gjeni informacionin që dëshironi të fshini.
  6. Klikoni tek ikona Redakto.
  7. Rishikojeni informacionin aktual dhe çdo deklarim arsyeje.
  8. Në anën e majtë të kutisë së redaktimit, klikoni te Fshi. Nëse kutia nuk e përmban mundësinë Fshi, ju vetëm mund ta redaktoni informacionin.
  9. Shpjegoni arsyen se përse bëtë një ndryshim.
  10. Klikoni te Fshi.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja “Personi” që dëshironi ta redaktoni.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Hollësitë.
  3. Nën Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht informacionin që dëshironi të fshini.
  4. Rishikojeni informacionin aktual dhe çdo deklarim arsyeje.
  5. Prekni me gisht te Fshi. Nëse nuk e shihni mundësinë Fshi, vetëm mund ta redaktoni informacionin.
  6. Shpjegoni arsyen se përse bëtë një ndryshim.
  7. Prekni me gisht te Fshi.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Nënshkruani hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
  2. Lundroni te faqja “Personi” e individit, informacionin e të cilit dëshironi të redaktoni.
  3. Nën Informacionet me Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht informacionin që dëshironi të fshini.
  4. Rishikojeni informacionin aktual dhe çdo deklarim arsyeje.
  5. Prekni me gisht te Fshi. Nëse nuk e shihni mundësinë Fshi, vetëm mund ta redaktoni informacionin.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i shtoj të dhënat mbi jetën dhe informacione të tjera te një person në Pemën Familjare?
Si t’i ndryshoj informacionet me të dhënat mbi jetën te Pema Familjare?
Si t’i specifikoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?
Si ta shoh se çfarë ndryshimesh janë bërë rreth një personi te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?