Si ta shoh se çfarë ndryshimesh janë bërë rreth një personi te Pema Familjare?

Veçoria Ndryshimet më të Fundit ju lejon të shqyrtoni të gjitha ndryshimet që përdoruesit bëjnë te profili i një paraardhësi në Pemën Familjare. Ju mund ta ktheni mbrapsht ndryshimin ose të viheni në kontakt me personin që e bëri ndryshimin.

Ju sugjerojmë të viheni në kontakt me përdoruesin tjetër duke qenë se ai ose ajo, ashtu si ju, ka të ngjarë të ndiejë një lidhje të fortë me paraardhësin. Ndoshta mund të bashkëpunoni për të arritur një rrëfim më të plotë e të pasur të jetës së paraardhësit tuaj.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruani hyrjen në FamilySearch, pastaj klikoni te Pema Familjare.
  2. Klikoni te Pema.
  3. Gjeni personin ndryshimet e të cilit dëshironi të shihni.
  4. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  5. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  6. Në të djathtë, gjeni Ndryshimet më të Fundit dhe klikoni te Shfaqi të Gjitha.
    1. Për të parë ndryshimet për një lidhje të caktuar familjare, rrëshqitni te lidhja familjare në pjesën Pjesëtari i Familjes, klikoni tek ikona Redakto. Rrëshqitni dhe klikoni te Shihi të Gjitha Ndryshimet.
  7. Automatikisht ndryshimet më të fundit shfaqen në fillim. Për ta filtruar këtë listë për një lloj të veçantë informacioni, klikoni te Filtro. Klikoni tek informacioni që dëshironi.
  8. Nëse shfaqet fjala Rivendos në cepin e djathtë të ekranit, mund ta zhbëni një ndryshim:
    1. Klikoni te Rivendos.
    2. Një dritaren që shfaqet automatikisht, shqyrtojeni informacionin.
    3. Klikoni te Rivendos.
  9. Nëse shfaqet fjala “Referenca” në cepin e djathtë të ekranit, më shumë hollësi janë në dispozicion:
    1. Klikoni te Referenca.
    2. Kërkoni mundësinë “Rivendos”.
  10. Për t’u vënë në kontakt me përdoruesin e programit FamilySearch që bëri ndryshimin, klikoni te profili i tij ose i saj. Më pas mund të përdorni sistemin e mesazheve të programit FamilySearch për të komunikuar.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Hapni programin Pema Familjare dhe lundroni te paraardhësi. 
  2. Në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit, prekni me gisht 3 pikat për të hapur një menu.
  3. Nga menuja që shfaqet në një pajisje Android, prekni me gisht te Ndryshimet më të Fundit. Në një pajisje Apple iOS, prekni me gisht te Më Shumë, pastaj te Ndryshimet më të Fundit.
  4. Do të shihni një listë të ndryshimeve. Nëse mund ta ktheni mbrapsht ndryshimin, do të shihni butonin Rivendos. Nëse dëshironi të komunikoni me personin që e bëri ndryshimin, klikoni tek emri i personit që e bëri ndryshimin. Nëse personi e ka dhënë informacionin e kontaktit, atëherë mund të viheni në kontakt me të. Ose të dërgoni një mesazh nga FamilySearch.  

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Veçoria Ndryshimet më të Fundit nuk është në dispozicion në programin Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar. Për të hyrë atje, përdorni faqen e plotë të internetit të programit Pema Familjare.  

Artikuj të ngjashëm

Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?

moduleTitle