Si t’i specifikoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe fëmijë në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?

Lloji i lidhjes familjare përcakton lidhjen familjare të një fëmije me një prind. Aktualisht, Pema Familjare jep 5 lloje lidhjesh familjare:

  • Birësuar
  • Biologjik
  • Kujdestari
  • Në kujdestari të përkohshme
  • Thjeshtëri

Kur e lidhni një fëmijë me një prind, Pema Familjare hamendëson se marrëdhënia është biologjike. Nëse nuk është kështu, ju mund ta ndryshoni atë.

Hapat (faqe interneti)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni fëmijën e marrëdhënies që dëshironi të redaktoni.
  3. Klikoni tek emri i fëmijës. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i fëmijës. Ju do të mbërrini te faqja e atij personi.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  6. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, gjeni emrin e fëmijës dhe klikoni tek ikona Redakto.
    1. Nëse shfaqet një lidhje familjare, klikoni te Redakto për një prind. Klikoni te shigjeta për poshtë për të parë zgjedhjet. Klikoni te lidhja familjare e saktë. Shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe më pas klikoni te Ruaj. Ju gjithashtu mund të klikoni te Fshi dhe ta hiqni llojin e lidhjes familjare.
    2. Kur nuk shihni asnjë lloj lidhjeje familjare, klikoni te Shto Llojin e Lidhjes Familjare. Përzgjidhni një lloj lidhjeje familjare, shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe më pas klikoni te Ruaj.
    3. Për të parë një përmbledhje të gjithë hollësive të lidhjes familjare për fëmijën, klikoni te Mjetet, pastaj klikoni te Shiko të Gjitha Ndryshimet.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni për te faqja e Personit e fëmijës që ka llojin e pasaktë të lidhjes familjare.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Prindërit.
  3. Gjeni emrin e fëmijës dhe prekni me gisht ikonën redakto.
  4. Prekni me gisht shigjetën e menusë me shpalosje për cilindo prind për të parë llojin e tanishëm të lidhjes familjare. 
    • Për të ndryshuar llojin e tanishëm të lidhjes familjare, prekni me gisht te Redakto.
    • Për të hequr llojin e tanishëm të lidhjes familjare, prekni me gisht Fshi Llojin e Lidhjes Familjare.
    • Për të shkruar një lloj lidhjeje familjare, klikoni te Shto Llojin e Lidhjes Familjare.
  5. Prekni me gisht shigjetën për poshtë për llojin e Lidhjes Familjare. Prekni me gisht lidhjen e saktë familjare.
  6. Shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe prekni me gisht Ruaj.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Nënshkruani hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
  2. Lundroni te faqja Personi e fëmijës me prindër të pasaktë.
  3. Nën emrin e individit, prekni me gisht te Shiko Familjen.
  4. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, gjeni emrin e fëmijës dhe prekni me gisht tek ikona Redakto.
    • Për të ndryshuar llojin e tanishëm të lidhjes familjare, prekeni atë me gisht. Prekni me gisht te Redakto. Prekni me gisht shigjetën për poshtë dhe më pas prekni me gisht lidhjen familjare. Ju mund të shtoni një datë për një ngjarje që e krijoi lidhjen familjare. Shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe prekni me gisht Ruaj.
    • Nëse nuk shihni lidhje familjare, prekni me gisht te Shto Llojin e Lidhjes Familjare. Përzgjidhni një lloj lidhjeje familjare, shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe më pas klikoni te Ruaj.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shoh se çfarë ndryshimesh janë bërë rreth një personi te Pema Familjare?
Si ta shtoj ose ndryshoj informacionin mbi martesën te Pema Familjare?
Si ta zhbëj një ndryshim të pasaktë te Pema Familjare?
Si mund t’i shtoj prindërit si njerk/ë, birësues dhe kujdestarë të përkohshëm te një fëmijë te Pema Familjare?
Si mund t’i shtoj fëmijët si thjeshtër, të birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te prindërit te Pema Familjare?

moduleTitle