Si ta shtoj ose ndryshoj informacionin mbi martesën te Pema Familjare?

Share

Te Pema Familjare, lidhjet familjare në çift lidhin njerëz që ishin të martuar, që bashkëjetuan, që kishin fëmijë së bashku ose që në ndonjë mënyrë tjetër, e konsideronin veten si çift.

Ngjarjet martesore shfaqen me lidhjet familjare në çift. Ngjarjet japin hollësi për krijimin ose përfundimin e një lidhjeje familjare. Ju mund t’i shtoni, redaktoni dhe fshini 5 llojet e ngjarjeve martesore te Pema Familjare:

  • Martesë
  • Shkurorëzim
  • Anulim
  • Martesë zakonore
  • Bashkëjetesë

Një çift mund të ketë më shumë se një ngjarje martesore. Ju mund t’i fshini përsëritjet e një ngjarjeje.
Ngjarjet martesore ndikojnë te mënyra se si shfaqet informacioni te Pema Familjare. 

  • Kur një njeri ka më shumë se një bashkëshort/e, bashkëshortet/ët shfaqen sipas rendit kronologjik të ngjarjes martesore.
  • Data më e hershme shfaqet në kutinë e çiftit në faqen Personi.

Sasia e informacionit mbi martesën, e dukshme te Pema Familjare, ndryshon sipas pamjes së pemës.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruajeni hyrjen te programi FamilySearch dhe klikoni te Pema Familjare. Më pas, klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin te pema.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni deri te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  6. Klikoni tek ikona e lapsit pranë ngjarjes martesore për çiftin.
  7. Shtoni një ngjarje martesore:
    1. Klikoni te Shto Ngjarjen.
    2. Klikoni te shigjeta për poshtë dhe klikoni te lloji i ngjarjes.
    3. Shkruani datën dhe vendin.
    4. Shpjegoni se nga e dini që informacioni i ngjarjes është i saktë.
    5. Klikoni te Ruaj.
  8. Ndryshoni një ngjarje martesore që ekziston:
    1. Klikoni tek ikona e lapsit për çiftin.
    2. Gjeni ngjarjen ekzistuese dhe klikoni tek ikona e lapsit.
    3. Bëni ndryshimet.
    4. Shpjegoni se nga e dini që ndryshimi që bëtë, është i saktë.
    5. Klikoni te Ruaj.
  9. Fshini një ngjarje martesore:
    1. Klikoni tek ikona e lapsit për çiftin.
    2. Gjeni ngjarjen ekzistuese dhe klikoni tek ikona e lapsit.
    3. Në pjesën e poshtme majtas të ekranit të redaktimit, klikoni te Fshi Ngjarjen.
    4. Shkruani një arsye për fshirjen e ngjarjes.
    5. Klikoni te Fshi.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja Personi e individit ose bashkëshortit/es.
  2. Prekni me gisht te Bashkëshortët/et.
  3. Prekni me gisht ikonën e lapsit pranë zërit Martesa.
  4. Shtoni një ngjarje martesore:
    1. Prekni me gisht te Shto Ngjarjen.
    2. Prekni me gisht shigjetën për poshtë dhe prekni me gisht llojin e ngjarjes.
    3. Shkruani datën dhe vendin.
    4. Prekni me gisht te Vazhdo.
    5. Shpjegoni se nga e dini që informacioni i ngjarjes është i saktë.
    6. Prekni me gisht te Ruaj.
  5. Redaktoni një ngjarje ekzistuese martesore:
    1. Prekni me gisht ikonën e lapsit për ngjarjen martesore që doni të ndryshoni.
    2. Prekni me gisht te Redakto.
    3. Ju mund të redaktoni llojin, datën dhe vendin e ngjarjes.
    4. Shpjegoni arsyen se përse informacioni është i saktë.
    5. Prekni me gisht te Ruaj.
  6. Fshini një ngjarje martesore:
    1. Prekni me gisht ikonën e lapsit për ngjarjen martesore që doni të fshini.
    2. Prekni me gisht te Fshi Ngjarjen Martesore
    3. Shpjegoni përse po e fshini ngjarjen.
    4. Prekni me gisht te Fshi.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, mund të shtoni 4 lloje ngjarjesh martesore: Martesë, Shkurorëzim, Martesë Zakonore dhe Anulim. Ngjarja Bashkëjetesa nuk është në dispozicion te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar. Për të shtuar ngjarjen Bashkëjetesa, përdorni variantin e programit Pema Familjare në faqen e internetit ose programin për celularë Pema Familjare.
 

  1. Nënshkruani hyrjen te programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
  2. Lundroni te faqja Personi e individit ose bashkëshortit/es.
  3. Prekni me gisht ikonën e lapsit për informacionin e martesës së çiftit.
  4. Shtoni një ngjarje martesore:
    1. Në pjesën Ngjarjet Martesore, prekni me gisht te Shto Ngjarjen.
    2. Prekni me gisht shigjetën për poshtë dhe prekni me gisht llojin e ngjarjes për çiftin.
    3. Shkruani datën dhe vendin.
    4. Shpjegoni se nga e dini që informacioni i ngjarjes është i saktë.
    5. Prekni me gisht te Ruaj.
  5. Redaktoni një ngjarje ekzistuese martesore:
    1. Prekni me gisht ngjarjen.
    2. Prekni me gisht te Redakto
    3. Ju mund të redaktoni llojin, datën dhe vendin e ngjarjes.
    4. Shpjegoni se nga e dini që informacioni i ngjarjes është i saktë.
    5. Prekni me gisht te Ruaj.
  6. Fshini një ngjarje martesore:
    1. Prekni me gisht te ngjarja martesore që doni të fshini.
    2. Prekni me gisht te Fshi.
    3. Shpjegoni përse po e fshini ngjarjen.
    4. Prekni me gisht te Fshi.

Probleme teknike

  • Nëse nuk mund ta shkruani datën e një martese, kjo mund të ndodhë ngaqë bashkëshorti ose bashkëshortja nuk është te Pema Familjare. Si bashkëshorti, edhe bashkëshortja duhet të shfaqen te Pema Familjare përpara se ju të mund të shkruani informacionin mbi martesën. Ju mund ta gjeni dhe ta bashkëlidhni bashkëshortin/en ose të krijoni një dokument.
  • Ju shihni një gabim: “Ruajtja nuk u arrit. Kjo e dhënë ekziston tashmë.” Pema Familjare ju lejon ta shoqëroni një ngjarje me një kombinim të datës dhe vendit. Nëse ekziston një variant, ju nuk mund të shtoni një tjetër që të përkojë me të. Në vend të kësaj, fshijeni ngjarjen e pasaktë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i vendos bashkëshortët te Pema Familjare në renditje sipas datës së martesës?
Një person te Pema Familjare ka bashkëshortin/en e gabuar
Si ta rivendos një lidhje familjare të fshirë te Pema Familjare?
Si ta tregoj që një person te Pema Familjare nuk pati fëmijë apo nuk ishte kurrë në një lidhje familjare?
Si ta tregoj që një çift te Pema Familjare nuk pati kurrë fëmijë?

A ishte kjo e dobishme?