Pema Familjare i gjurmon të gjitha ndryshimet e bëra në informacionin e një paraardhësi, përfshirë informacionin rreth lidhjeve familjare. Nëse nuk jeni dakord me një ndryshim, mund ta rishikoni atë dhe të bëni çdo korrigjim që mendoni se është i nevojshëm.
Hapat (këndi i internetit)
- Pasi të nënshkruani hyrjen te faqja FamilySearch, lundroni te faqja Personi e individit që dëshironi të shihni.
- Nëse nuk shihni Të Dhëna mbi Jetën pranë kreut të faqes, klikoni te nënndarja Hollësitë.
- Për t’i zhbërë ndryshimet e bëra në lidhje me personin, ndiqni këto hapa:
- Gjeni kutinë Ndryshimet më të Fundit.
- Klikoni te Shfaqi të Gjitha.
- Për të zhbërë një ndryshim te lidhja familjare në çift për personin, ndiqni këto hapa:
- Rrëshqitni për poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
- Gjeni çiftin dhe klikoni tek ikona Redaktoje.
- Klikoni te Shihi të Gjitha Ndryshimet.
- Për të zhbërë një ndryshim te një lidhje familjare prind‑fëmijë për personin, ndiqni këto hapa:
- Rrëshqitni për poshtë te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
- Gjeni fëmijën dhe klikoni tek ikona Redaktoje për lidhjen familjare prind‑fëmijë.
- Klikoni te Shihi të Gjitha Ndryshimet.
- Gjeni ndryshimin që dëshironi ta zhbëni. Nëse shfaqet fjala Rivendos në cepin e djathtë të ekranit, mund ta zhbëni atë.
- Klikoni te Rivendos.
- Në dritaren që shfaqet automatikisht, shqyrtojeni informacionin.
- Klikoni te Rivendos.
- Nëse shfaqet fjala Referenca në cepin e djathtë të ekranit, më shumë hollësi janë në dispozicion:
- Klikoni te Referenca.
- Për të parë nëse mundësia Rivendos është në dispozicion, shqyrtojeni listën në dispozicion.
- Për t’u vënë në kontakt me përdoruesin e programit FamilySearch që e bëri ndryshimin, klikoni tek emri i tij ose i saj i kontaktit. Më pas mund të përdorni sistemin e mesazheve të programit FamilySearch për të komunikuar.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Te faqja e profilit të individit, prekni me gisht tre pikat në pjesën lart djathtas. Në një pajisje me sistemin Android, kaloni te hapi 3.
- Në një pajisje me sistem iOS, prekni me gisht te Më shumë.
- Prekni me gisht te Ndryshimet e Kohëve të Fundit.
- Nëse është në dispozicion, mund të prekni me gisht te Rivendos për të rikthyer informacionin fillestar.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar aktualisht nuk ofron një mundësi për t’i parë ndryshimet.
Artikuj të ngjashëm
Si ta rivendos një lidhje të fshirë familjare te Pema Familjare?
Si ta rivendos një dokument të fshirë të një personi te Pema Familjare?
Si ta zhbëj një bashkim në Pemën Familjare?
Si t’i rivendos burimet që u hoqën nga Pema Familjare?