Si ta zhbëj një bashkim në Pemën Familjare?

Share

Ngaqë programi FamilySearch përfshin një bashkëpunim mes një mase të madhe personash, disa përdorues gabimisht bashkojnë profilet e dy njerëzve të ndryshëm së bashku në një. Bashkimet e pasakta mund të sjellin shumë probleme në një linjë familjare. Mënyra më e mirë për t’i korrigjuar ato është ta zhbëni bashkimin.

Nëse e zhbëni bashkimin duke përdorur këndin e internetit FamilySearch, mund të përdorni mjetin e analizës së bashkimit për t’i krahasuar profilet para dhe pas bashkimit. Mjeti i analizës së bashkimit nuk është në dispozicion në programin për telefonat celularë Pema Familjare.

Përpara se ta zhbëni një bashkim, kërkoni të dhëna se të dy profilet kishin të bënin në fakt me njerëz të ndryshëm.

  • Mos u mbështetni vetëm tek emrat. Shumë njerëz kanë të njëjtët emra, madje edhe brenda një familjeje.
  • Kërkoni ndryshimet në ngjarjen e lindjes, vdekjes dhe ngjarje të tjera të jetës.
  • Shqyrtojini burimet për ndryshime që nuk kanë kuptim.
  • Krahasojini emrat e të afërmve dhe informacionin për ngjarjen. Kërkoni ndryshime madhore në moshë ose gjëra të tjera që nuk kanë kuptim.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin që dëshironi t’ia zhbëni bashkimin.
  3. Klikoni tek emri i personit.
  4. Te fleta anash, klikoni te Personi.
  5. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  6. Gjeni kutinë Ndryshimet më të Fundit.
  7. Klikoni te Shfaqi të Gjitha.
  8. Skanojeni kolonën më në të majtë për të gjetur një ndryshim të emërtuar “Bashkoji”. Nëse lista është e gjatë, klikoni te Filtro dhe zgjidhni Bashkoji [/Bashkimet].
  9. Klikoni te mjeti Analiza e Bashkimit.
  10. Krahasojeni informacionin në dy kolonat e para për të vendosur nëse profilet kanë të bëjnë me të njëjtin person apo me njerëz të ndryshëm.
  11. Shihni në cepin e sipërm në të majtë. Nëse butoni Zhbëje Bashkimin është aktiv, kjo do të thotë se profili i bashkuar nuk është ndryshuar që kur është kryer bashkimi. Ndiqni këto hapa:
    1. Klikoni te Zhbëje Bashkimin.
    2. Në panelin që hapet, shkruani një deklarim arsyeje që shpjegon arsyen pse po e zhbëni bashkimin.
    3. Nëse është e nevojshme, hiqeni shenjën e përzgjedhjes nga mundësia “Këta njerëz shenjoji që nuk përbëjnë një përkim”. Në shumicën e rasteve, duhet ta lini të aktivizuar këtë mundësi për të parandaluar që ky bashkim të përsëritet gabimisht.
    4. Klikoni te Dorëzo.
  12. Nëse butoni Zhbëje Bashkimin nuk është aktiv, do të thotë se profilit i janë bërë ndryshime pas bashkimit. Ndiqni këto hapa për t’u siguruar që çdo profil në fund të ketë informacionin e saktë:
    1. Klikoni tek emri i personit në kolonën e parë, që është emërtuar “Personi i Fshirë Para Bashkimit”.
    2. Klikoni te Personi.
    3. Klikoni te Rivendos Personin.
    4. Jepni një deklarim arsyeje.
    5. Klikoni te Rivendos.
    6. Rishikojini të dy dokumentet. Sigurohuni që secili të ketë informacionin e saktë. Në disa raste, duhet ta fshini informacionin nga një dokument dhe ta shtoni te një tjetër.

    Hapat (programi për telefonat celularë)

    1. Lundroni te personi që u bashkua.
    2. Sipër në të djathtë, prekni me gisht 3 pikat
    3. Android: Prekni me gisht te Ndryshimet e Kohëve të Fundit. Apple iOS: Prekni me gisht te Më Shumë, pastaj te Ndryshimet e Kohëve të Fundit.
    4. Kërkoni një ndryshim që është paraqitur me ngjyrë të gjelbër (për iOS) ose blu (për Android). Në krye të ndryshimit, vini re fjalën “Bashkoji”.
    5. Prekni me gisht te Prish Bashkimin. Nëse nuk e zhbëni dot bashkimin, nuk do ta shihni butonin Prish Bashkimin.
    6. Shpjegoni arsyen dhe prekni me gisht te Prish Bashkimin.
    7. Kutia tani është ngjyrë kafe dhe emërtohet “Prish Bashkimin”. Për ta rishikuar informacionin në dokumentin e rivendosur, prekni me gisht emrin nën Personi i Rivendosur.

    Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

    Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e ofron mundësinë që t’ju lejojë t’i rregulloni bashkimet e pasakta.

    Artikuj të ngjashëm

    Si ta shfaq që përsëritjet nuk përbëjnë një përkim te Pema Familjare?
    Si ta rregulloj një bashkim që ka informacion nga shumë njerëz te Pema Familjare?

    A ishte kjo e dobishme?