Si ta shfaq që përsëritjet nuk përkojnë te Pema Familjare?

Kur dikush tregon se 2 dokumente nuk përkojnë, Pema Familjare nuk i sugjeron më si dokumente me përsëritje të mundshme.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruani hyrjen në te programi FamilySearch dhe pastaj klikoni te Pema Familjare.
  2. Klikoni te Pema.
  3. Klikoni tek emri i personit dhe pastaj klikoni te Personi. Nëse personi nuk është në pamjen e trungut familjar, përdorni veçorinë “Gjej” për të lunduar në faqen e personit.
  4. Te pjesa Ndihmë për Kërkim në anën e djathtë, klikoni te Shfaqi të Gjitha.
  5. Klikoni te Dokumente me Përsëritje të Mundshme.
    • Nëse jeni të sigurt që dokumenti ka të bëjë me dikë tjetër, klikoni te Nuk Përkon.
    • Për t’i krahasuar dokumentet me përsëritje të mundshme më hollësisht, klikoni te Rishiko Bashkimin dhe krahasojini dokumentet. Nëse më pas vendosni që dokumentet nuk përkojnë, klikoni te Nuk Përkon.
  6. Jepni një arsye për të shpjeguar pse nuk përkojnë dokumentet.
  7. Klikoni te Ruaj

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, prekni me gisht te Pema.
  2. Prekni me gisht tek individi ose prekni me gisht tek ikona e lupës zmadhuese.
  3. Në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit, prekni me gisht 3 pikat.
  4. Prekni me gisht te Dokumente me Përsëritje të Mundshme.
  5. Nën dokumentin e caktuar që përsëritet, prekni me gisht te Nuk Përkon.
  6. Shpjegoni arsyen dhe prekni me gisht te Nuk Përkon. Nëse nuk jeni të sigurt, prekni me gisht tek Anulo ose shigjetën kthyese.
  7. Tani dokumenti që përsëritet, shfaqet në nënndarjen Nuk Përkon.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar ju lejon të shihni vetëm listën e Dokumenteve me Përsëritje të Mundshme.  

Artikuj të ngjashëm

Si ta heq një dokument me përsëritje të mundshme nga lista Nuk Përkon në Pemën Familjare?
Si të vendos nëse 2 dokumente te Pema Familjare janë për të njëjtin person?
Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?