Si ta vendos nëse dy dokumente në Pemën Familjare janë për të njëjtin person?

Këtu janë disa nga praktikat më të mira për të vendosur nëse dy dokumente janë për të njëjtin person: 

  1. Rishikojeni me kujdes informacionin vijues tek të dy dokumentet. Sa më shumë informacion të përbashkët të kenë dokumentet, aq më shumë gjasa ka të jenë përsëritje. 
    • Emrat, datat dhe vendet e personit dhe pjesëtarët e familjes 
    • Deklarimet e arsyes 
    • Burimet 
    • Diskutimet 
    • Shënimet 
    • Skica e Jetës 
  2. Rishikojini lidhjet familjare. Pasi ka mbaruar bashkimi, çdo lidhje familjare në dokumentin e fshirë do të fshihet gjithashtu, nëse nuk e transferoni te dokumenti që mbetet.
  3. Mbajeni dokumentin që është më i plotë apo më i saktë. Nëse është e domosdoshme, ndërroni vendin e artikujve që shihni në ekran në mënyrë që të mbani atë që është më i saktë e më i plotë. Këmbejini dokumentet nga e djathta në të majtë nëse është e nevojshme.  
  4. Vendosni nëse duhet ta transferoni ndonjë informacion nga një përsëritje e mundshme te dokumenti që po mbahet. 
    • Nëse emri, lindja ose informacioni tjetër është i njëjtë në të dy dokumentet, klikoni tek informacioni që të shfaqni më shumë hollësi. Mbani variantin me deklarimin më të mirë të arsyes. 
    • Nëse dokumenti në të majtë përmban prindër, bashkëshortë/e apo fëmijë që përsëriten, shtojini te dokumenti që mbetet. Ju mund t’i bashkoni këto dokumente të përsëritura më vonë. 
  5. Përpara se ta përfundoni bashkimin, rishikojeni punën tuaj. 
  6. Kur të kërkohet, shkruani një deklarim të arsyes që shpjegon se si arritët në përfundimin që dokumentet përsëriteshin. 
moduleTitle