Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme te Pema Familjare?

Një dokument i përsëritur ndodh kur Pema Familjare përmban më shumë se një dokument për një person. Nëse Pema Familjare gjen një dokument me përsëritje të mundshme, programi vendos një pikëçuditje të kuqe, së bashku me emrin dhe numrin e identifikimit, te Ndihmat për Kërkim të personit. 
        
Ju mund t’i shqyrtoni dokumentet me përsëritje të mundshme dhe të vendosni nëse janë për të njëjtin person. 

  • Nëse janë për të njëjtin person, ndiqni hapat më poshtë për t’i bashkuar. 
  • Nëse janë për persona të ndryshëm, shenjojini ato si “nuk përkon”.
  • Nëse nuk jeni të sigurt, mos i bashkoni. Përkundrazi, bëni një nga gjërat në vijim: 
    • Anulojeni bashkimin për ta lënë përsëritjen në dispozicion që ta shohin dhe shqyrtojnë përdorues të tjerë. 
    • Shenjojeni dokumentin si “nuk përkon” nëse nuk dëshironi që ky dokument i përsëritur të shihet lehtësisht nga përdorues të tjerë. 

Hapat (faqe interneti)

  1. Te Pema Familjare, shfaqni faqen e një personi.  
  2. Nëse pjesa Hollësitë nuk shfaqet, klikoni te Hollësitë
  3. Te pjesa Ndihmë për Kërkim, klikoni te mesazhi Përsëritje e Mundshme
  4. Klikoni te Shqyrto Bashkimin. Ekrani i bashkimit hapet në një nënndarje të re të shfletuesit. 
    • Ana e majtë: Kjo është përsëritja e mundshme. Nëse i bashkoni dokumentet, ajo fshihet. 
    • Ana e djathtë: Ky është dokumenti nga ku e filluat. Nëse i bashkoni dokumentet, ai ruhet. 
  5. Vendosni nëse dokumentet janë për të njëjtin person. 
    1. Krahasojini anën e majtë dhe atë të djathtë për emra, data, vende dhe pjesëtarë të familjes që përkojnë. 
    2. Lexojeni çdo mesazh paralajmërues në ekran.  
    3. Nëse dokumenti në të majtë është më i sakti, klikoni te Ndërro për ta ruajtur atë. 
    4. Nëse dokumentet nuk janë për të njëjtin person, klikoni te Nuk Përkon. Nëse dokumentet janë për të njëjtin person, klikoni te Po, Vazhdo. Nëse nuk jeni të sigurt, klikoni tek Anulo
  6. Vendosni se cilin informacion të mbani. I gjithë informacioni në anën e majtë transferohet automatikisht për ju në anën e djathtë.  
    • Për ta krahasuar kontribuesin, datën e kontribuimit dhe deklarimet e arsyes për çdo pjesë të informacionit, klikoni te shigjeta poshtë
    • Për ta kaluar informacionin sërish në të djathtë, klikoni te Zhbëje. Informacioni kthehet te dokumenti me përsëritje të mundshme dhe nuk do të ruhet. 
    • Për ta zëvendësuar informacionin në të djathtë me informacionin në të majtë, klikoni te Zëvendëso. Bëjeni këtë, për shembull, për të ruajtur skicën e jetës ose një deklarim arsyeje me atë nga dokumenti i përsëritur.  
    • Nëse ana e majtë përmban informacion që nuk është në anën e djathtë dhe ju doni ta ruani, klikoni te Shto
  7. Klikoni te Vazhdo
  8. Mbarojeni bashkimin: 
    1. Shqyrtojeni dokumentin që mbetet. 
    2. Nëse çdo gjë duket siç duhet, klikoni te Mbaro Bashkimin. Nëse diçka nuk është e saktë, klikoni te Prapa dhe bëni korrigjimet në ekranin e mëparshëm. 
    3. Shkruani një arsye për të shpjeguar se pse i bashkuat këto dokumente. 
    4. Klikoni te Ruaj.  

            Menjëherë pas bashkimit dhe për një kohë të shkurtër, është e mundur mundësia “zhbëje”. Ajo ju lejon që ta ndaloni lehtësisht bashkimin e dy dokumenteve. 

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, shfaqni faqen e një personi. 
  2. Në cepin e sipërm djathtas, prekni me gisht te tri pikat dhe pastaj prekni me gisht Përsëritje të Mundshme
  3. Shfaqet një listë me përsëritje të mundshme. Prekni me gisht njërën prej tyre. 
  4. Prekni me gisht te Shqyrto Bashkimin
  5. Lexojeni paralajmërimin dhe prekni me gisht te Vazhdo Bashkimin. Shfaqet ekrani i bashkimit. 
    • Ana e majtë: Kjo është përsëritja e mundshme. Nëse i bashkoni dokumentet, ajo fshihet. 
    • Ana e djathtë: Ky është dokumenti nga ku e filluat. Nëse i bashkoni dokumentet, ai ruhet. 
  6. Vendosni nëse dokumentet janë për të njëjtin person. 
    • Krahasojini anën e majtë dhe atë të djathtë për emra, data, vende dhe pjesëtarë të familjes që përkojnë. 
    • Nëse dokumenti në të majtë është më i sakti, klikoni te Ndërro për ta mbajtur atë. 
  7. Vendosni nëse do të mbani ndonjë informacion nga personi që do të fshihet. 
    1. Për ta kaluar informacionin nga e majta në të djathtë, klikoni te Zëvendëso
    2. Për ta shtuar informacionin nga e majta në të djathtë, klikoni te Shto
    • Këshillë: Nëse dokumenti në të majtë përmban prindër, bashkëshortë/e ose fëmijë që përsëriten, shtojini ata te dokumenti që mbetet. Ju mund t’i bashkoni këto dokumente të përsëritura më vonë. 
  8. Kur të mbaroni, rrëshqitni poshtë deri në fund të faqes dhe prekni me gisht te Vazhdo Bashkimin. 
  9. Shkruani një arsye për të shpjeguar se pse i bashkuat këto dokumente. 
  10. Prekni me gisht te Bashko.

Shënim: Varianti iOS i programit ka vetëm mundësinë Zëvendëso informacionin në vend të Ndërro ose Shto informacionin.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Aktualisht, Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar shfaq vetëm dokumentet me përsëritje të mundshme dhe nuk e lejon bashkimin. 

Hapat pasues që rekomandohen

  1. Nëse keni të hapur nënndarje të shumta, mund t’ju duhet ta rifreskoni ekranin e shfletuesit tuaj për t’i parë rezultatet e bashkimit. 
  2. Hiqini burimet ose kujtimet e pasakta nga dokumenti që mbetet. 
  3. Shqyrtojini pjesëtarët e familjes së personit për të parë nëse ata gjithashtu kanë përsëritje të mundshme.  

Artikuj të ngjashëm

Përse nuk arrijnë të bëhen bashkimet te Pema Familjare?
Si të vendos nëse dy dokumente te Pema Familjare janë për të njëjtin person?
Si ta zhbëj një bashkim te Pema Familjare?
Si t’i bashkoj dokumentet e përsëritura te Pema Familjare nëpërmjet numrit të identifikimit?

moduleTitle