Nuk mund t’i bashkoni disa dokumente në Pemën Familjare. Këtu janë disa nga arsyet:
- Një dokument është për një person mashkull dhe tjetri është për një femër.
- Një dokument është për një person të gjallë dhe tjetri është për një person të vdekur.
- Një dokument është për një person të gjallë ose me informacion të fshehur dhe i dukshëm vetëm për ju dhe dokumenti tjetër është gjithashtu për një person të gjallë ose me informacion të fshehur dhe i dukshëm vetëm për një përdorues tjetër.
- Një dokument është për një person me informacion të fshehur dhe i dukshëm vetëm për ju.
- Një dokument është vetëm për lexim.
- Një dokument është i lidhur me dokumentin tjetër si prind ose fëmijë.
- Një dokument u bashkua më parë dhe tashmë është fshirë.
- Të dyja dokumentet janë të bashkëlidhura në të njëjtin burim.
- Pas bashkimit, dokumenti që mbeti në sistem, do të kishte shumë bashkëshortë/e, prindër, fëmijë, burime, kujtime, shënime, diskutime ose njerëz në listën “nuk përkon”.
- Shihni nëse mund t’i korrigjoni të dhënat në Pemën Familjare që shkaktuan mosarritjen e bashkimit. Nëse mundeni, provoni t’i bashkoni sërish.
- Nëse ende keni nevojë për ndihmë, vihuni në kontakt me ne. Përgatituni të siguroni informacionin në vijim:
- Numrin e identifikimit, emrin, datën e lindjes dhe vendlindjen në dokumentet që dëshironi të bashkoni. Jo të gjitha dokumentet i përmbajnë të gjitha këto informacione, prandaj siguroni sa më shumë të mundeni.
- Lidhjen tuaj familjare me individët
- Arsyen pse mendoni që dokumentet duhen bashkuar.
Çfarë janë dokumentet vetëm për lexim te Pema Familjare?
Cilët janë kufijtë e të dhënave për njerëzit në Pemën Familjare?
Pse janë njerëzit e vdekur në listën time të Njerëzve me Profil Privat në Pemën Familjare?