Çfarë janë dokumentet vetëm për lexim te Pema Familjare?

Dokumentet vetëm për lexim shfaqin një shirit ngjyrë gri dhe nuk lejojnë shtime ose ndryshime. Veçoritë Diskutimet dhe Ndryshimet më të Fundit nuk janë në dispozicion. Dokumentet vetëm për lexim shpesh kanë një njoftim se dokumenti është konfidencial.

Kur i shenjojmë dokumentet si “vetëm për lexim”, kjo e pengon bashkëpunimin. Për shkak se ne e nxitim bashkëpunimin, nuk i pranojmë kërkesat e vizitorëve për ta shenjuar një dokument si vetëm për lexim.

Raportimi i një gabimi në një dokument vetëm për lexim

Për të raportuar një gabim në një dokument vetëm për lexim ose për të dhënë informacion shtesë, ju lutemi, afishojeni pyetjen tuaj te forumi Komuniteti i programit FamilySearch. Ju lutemi, përfshini se çfarë do të donit të ndryshonit dhe arsyet pse. Mos përfshini asnjë informacion privat, të tillë si emrin e përdoruesit, numrin e ndihmuesit ose adresën e postës elektronike.

Një ndërmjetësues mund t’ia dërgojë pyetjen tuaj një skuadre që mund të ndihmojë. Skuadra vihet në kontakt me ju nëpërmjet një mesazhi privat te forumi Komuniteti nëse kanë nevojë për më shumë informacion.

Artikuj të ngjashëm

Si të bëj pyetje apo të jap përgjigje te forumi Komuniteti i programit FamilySearch?
Mesazhe private te forumi Komuniteti i programit FamilySearch

A ishte kjo e dobishme?