Te Pema Familjare, veçoria Përsëritje të Mundshme mund të mos i renditë të gjitha dokumentet e përsëritura të një personi. Nëse e dini numrin e identifikimit të një përsëritjeje, e cila nuk është renditur, mund ta përdorni atë për të bashkuar dokumentet.
Përpara se të filloni
Merrni numrin e identifikimit të dokumentit që do të bashkohet. Të dyja dokumentet duhet të jenë në të njëjtën pemë nëse do t’i zhvendosni ato, për shembull, të jenë që të dyja në pemën publike, që të dyja në pemën tuaj private ose që të dyja në të njëjtën pemë të grupit familjar.
Hapat (këndi i internetit)
- Te menuja në krye, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
- Nëse nevojitet, kaloni te pema në të cilën janë përsëritjet.
- Gjejeni personin që dëshironi ta bashkoni.
- Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit. Ju do të dërgoheni te faqja e atij personi.
- Klikoni te nënndarja Hollësitë.
- Klikoni te Bashkoji sipas Numrit të Identifikimit. Ndodhet te pjesa Mjetet, gjatë anës së djathtë të faqes.
- Shkruajeni numrin e identifikimit me germa të mëdha dhe vizën ndarëse.
- Klikoni te Vazhdo. Ekrani i bashkimit hapet në një nënndarje të re të shfletuesit.
- Ana e majtë: Kjo është përsëritja e mundshme. Nëse i bashkoni dokumentet, ajo fshihet.
- Ana e djathtë: Ky është dokumenti nga ku filluat. Nëse i bashkoni dokumentet, ai ruhet.
- Vendosni nëse dokumentet janë për të njëjtin person.
- Krahasojeni anën e majtë dhe atë të djathtë për emra, data, vende dhe pjesëtarë të familjes që përkojnë.
- Lexojeni çdo mesazh paralajmërues në ekran.
- Nëse dokumenti në të majtë përbën atë më të saktin, riniseni procesin e bashkimit nga faqja e personit tjetër në mënyrë që të ruhet dokumenti i tij.
- Nëse dokumentet nuk janë për të njëjtin person, klikoni te Nuk Përbën një Përkim. Nëse dokumentet janë për të njëjtin person, klikoni te Po, Vazhdo. Nëse nuk jeni të sigurt, klikoni tek Anuloje.
- Në dokumentin që mbetet në sistem, shqyrtojeni të gjithë informacionin që ka një sfond të gjelbër. Informacioni i theksuar do të kopjohet te dokumenti që mbetet në sistem, kur të mbaroni me bashkimin. Nëse ky informacion nuk duhet të ruhet te dokumenti që mbetet në sistem, klikoni te Zhbëje.
- Klikoni te Vazhdo.
- Mbarojeni bashkimin:
- Shqyrtojeni dokumentin që mbetet në sistem.
- Nëse çdo gjë duket siç duhet, klikoni te Mbaro Bashkimin.
- Për të shpjeguar arsyen pse i bashkuat këto dokumente, ose përzgjidhni një deklarim të sugjeruar të arsyes, ose shkruani një nga vetja.
- Klikoni te Ruaj.
Menjëherë pas bashkimit dhe për një kohë të shkurtër, është e mundur veçoria “zhbëje”. Ajo ju lejon që për 2 dokumentet ta hiqni lehtësisht bashkimin e tyre.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, shfaqni faqen e personit të njërit prej dokumenteve të përsëritura.
- Nëse nevojitet, kaloni te pema në të cilën janë përsëritjet.
- Prekni me gisht tek tri pikat në cepin e sipërm djathtas.
- Prekni me gisht te Përsëritje të Mundshme.
- Prekni me gisht te Bashkoji sipas Numrit të Identifikimit.
- Shkruajeni numrin e identifikimit me germa të mëdha dhe vizën ndarëse, dhe prekni me gisht te Shko.
- Prekni me gisht te Rishiko Bashkimin.
- Lexojeni paralajmërimin dhe prekni me gisht te Vazhdo Bashkimin. Shfaqet ekrani i bashkimit.
- Ana e majtë: Kjo është përsëritja e mundshme. Nëse i bashkoni dokumentet, ajo fshihet.
- Ana e djathtë: Ky është dokumenti nga ku e filluat. Nëse i bashkoni dokumentet, ai ruhet.
- Vendosni nëse dokumentet janë për të njëjtin person.
- Krahasojeni anën e majtë dhe atë të djathtë për emra, data, vende dhe pjesëtarë të familjes që përkojnë.
- Nëse dokumenti në të majtë përbën atë më të saktin, klikoni te Kalo për ta ruajtur atë.
- Vendosni nëse do të mbani ndonjë informacion nga personi që do të fshihet.
- Për ta kaluar informacionin nga e majta në të djathtë, klikoni te Zëvendëso.
- Për ta shtuar informacionin nga e majta në të djathtë, klikoni te Shto.
- Këshillë: Nëse dokumenti në të majtë përmban prindër, bashkëshortë/e ose fëmijë që përsëriten, shtojini ata/o te dokumenti që mbetet në sistem. Ju mund t’i bashkoni këto përsëritje më vonë.
- Kur të mbaroni, rrëshqiteni kursorin poshtë deri në fund të faqes dhe prekni me gisht te Vazhdo Bashkimin.
- Shkruani një arsye për të shpjeguar arsyen pse i bashkuat këto dokumente.
- Prekni me gisht te Bashko.
Shënim: Varianti iOS i programit ka vetëm mundësinë Zëvendëso për informacionin në vend të Kalo ose Shto informacionin.
Hapat (Family Tree Lite)
Momentalisht, Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk e ofron mundësinë e bashkimit. Nënshkruani hyrjen në faqen e internetit të programit FamilySearch ose në programin për telefonat celularë Pema Familjare për të vazhduar me procesin e bashkimit.
Hapat e rekomanduar të radhës
- Hiqini burimet ose kujtimet e pasakta nga dokumenti që mbetet në sistem.
- Shqyrtojini pjesëtarët e familjes së personit për të parë nëse ata gjithashtu kanë përsëritje të mundshme.
Artikuj të ngjashëm
Si t’i bashkoj përsëritjet e mundshme te Pema Familjare?
Si mund ta gjej një person të vdekur te Pema Familjare?
Si të vendos nëse 2 dokumente në Pemën Familjare janë për të njëjtin person?
Si ta zhbëj një bashkim në Pemën Familjare?