Nëse keni një pemë të grupit familjar, përdorni komandën e ndërrimit në cepin e sipërm majtas të Pemës Familjare për të kaluar nga pema juaj private te një pemë e grupit familjar.
Te Pema Familjare, të gjithë përdoruesit kanë një pemë private që përmban njerëzit e gjallë dhe me informacion konfidencial që ata i kanë shkruar. Më parë, kjo pemë quhej “hapësira private”. Tani quhet “Pema e Programit FamilySearch”.
Kur shikoni Pemën e programit FamilySearch, njerëzit e gjallë dhe me informacion konfidencial te pema, janë të dukshëm vetëm për ju. Kur shikoni një pemë të grupit familjar, njerëzit e gjallë janë të dukshëm për të gjithë anëtarët e grupit.
Hapat (këndi i internetit)
Duke u nisur nga grupi
- Hapeni grupin familjar.
- Klikoni te Shiko Pemën.
Duke u nisur nga pema
- Shfaqeni Pemën Familjare.
- Në anën e majtë të ekranit, gjeni mundësinë ndërrimit për të kaluar nga një pemë te tjetra. Është një katror me ngjyrë blu të çelët që ndodhet në të majtë të Pemës, mundësisë Më të Fundit dhe të zërave të tjerë të menusë.
- Klikoni te mundësia e përzgjedhur aktualisht dhe përzgjidhni pemën që do të shfaqni.
Hapat (programi për telefonat celularë)
Duke u nisur nga pema
- Hapni variantin iOS të programit për telefonat celularë Pema Familjare dhe sigurohuni që të jeni te nënndarja Pema.
- Në krye të ekranit, prekni me gisht mundësinë Trungu Familjar.
- Prekni me gisht pemën që dëshironi të shfaqni.
- Prekni me gisht te Kalo.
Duke u nisur nga veçoritë
- Hapni variantin iOS të programit për telefonat celularë Pema Familjare dhe prekni me gisht te Më Shumë.
- Prekni me gisht te Grupet Familjare.
- Prekni me gisht grupin familjar që dëshironi.
- Prekni me gisht te Pema e Grupit.
Artikuj të ngjashëm
Si të krijoj një grup familjar ose një pemë të grupit familjar?