Si ta gjej një person të vdekur te Pema Familjare?

Share

Mund të gjeni njerëz të vdekur te Pema Familjare. Mund të kërkoni me anë të informacionit të emrit, gjinisë, racës, pjesëtarëve të familjes ose ngjarjes. Mund të kërkoni edhe me anë të numrit të identifikimit.

Mund të gjeni njerëz të gjallë te Pema Familjare vetëm nëse i shkruat ju te Pema dhe i kërkoni me anë të numrit të identifikimit.

Veçoria Më të Fundit është në dispozicion pasi të nënshkruani hyrjen. Përdorni veçorinë Më të Fundit për të hyrë menjëherë në profilet te Pema Familjare që i patë së fundmi.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Nënshkruani hyrjen te faqja FamilySearch.org dhe bëni njërën nga sa vijojnë:
    • Klikoni te Pema Familjare dhe pastaj klikoni te Gjej.
    • Klikoni te Kërkoje dhe më pas klikoni te Pema Familjare.
  2. Klikoni te nënndarja për llojin e kërkimit që doni të përdorni:
    • Gjej sipas Emrit. Shkruani një emër dhe informacione të tjera.
      • Mund të përdorni karaktere përmbledhëse në emrat e njerëzve dhe vendeve. Shkruani * për të zëvendësuar zeron ose më shumë karaktere. Shkruani ? për të zëvendësuar një karakter.
      • Për të parë fusha të tjera kërkimi, klikoni te Më Shumë Mundësi:
        • Shfaqni mundësitë e kërkimit të përpiktë.
        • Shtoni fusha shtesë për mbiemrat e martesës, emrat e tjerë të përdorur, gjininë dhe racën.
        • Shtoni fusha për ngjarje specifike, si lindja, martesa, vendbanimi ose vdekja. Një kërkim për ngjarjen e lindjes gjen informacione si për lindjen, edhe për pagëzimin në një kishë tjetër. Një kërkim për ngjarjen e vdekjes gjen informacion si për vdekjen, edhe për varrimin.
    • Gjej sipas Numrit të Identifikimit. Shkruani numrin e identifikimit të Pemës Familjare.
  3. Klikoni te Kërkoje
  4. Shqyrtojini rezultatet.
  5. Nëse nuk e gjeni personin që doni, ndryshojini kriteret e kërkimit tuaj:
    1. Bëjini ndryshimet tuaja te paneli në të djathtë.
    2. Klikoni te Kërkoje
    3. Shqyrtojini rezultatet përsëri.
  6. Në rezultatet e kërkimit, klikoni tek emri i personit për ta parë kartën e personit.
  7. Për të parë profilin e plotë, te karta e personit, klikoni tek emri.

Mund të përdorni edhe veçorinë Më të Fundit, duke klikuar te Gjej sipas Emrit ose Gjej sipas Numrit të Identifikimit.

  1. Klikoni te Më të Fundit.
  2. Shkruajeni informacionin te kutia Shkruaj Emrin ose Numrin e Identifikimit.
    • Kur shkruani një emër, sistemi kërkon vetëm emrat te lista juaj Më të Fundit, me një maksimum prej 50 rezultatesh.
    • Kur shkruani një numër identifikimi dhe klikoni te Shko, sistemi kërkon tek e gjithë baza e të dhënave e programit FamilySearch.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te pamja e trungut familjar.
  2. Prekni me gisht tek ikona e xhamit zmadhues.
  3. Prekni me gisht te lloji i kërkimit që doni të përdorni:
    • Gjej sipas Emrit. Shkruani një emër. Nëse e dini gjininë, prekni me gisht ose te Mashkull ose te Femër. Nëse doni të shtoni informacione për lindjen, vdekjen ose martesën, prekni me gisht te fusha e duhur dhe shkruajeni informacionin.
    • Gjej sipas Numrit të Identifikimit. Shkruani numrin e identifikimit të një individi te Pema Familjare.
  4. Prekni me gisht te Gjej. Do të shihni Njerëzit që u gjetën te Pema Familjare e përbashkët (24 rezultatet e para).
  5. Shqyrtojini rezultatet e kërkimit dhe prekeni me gisht emrin e personit.
  6. Nëse nuk e gjeni personin që doni, prekni me gisht te shigjeta kthehu prapa dy herë dhe ndryshojini kriteret tuaja të kërkimit.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Nënshkruani hyrjen te programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar (lite.fs.org) dhe prekni me gisht te Gjej.
  2. Prekni me gisht te lloji i kërkimit që doni të përdorni:
    • Emri. Shkruani një emër, gjininë dhe informacione të tjera.
    • Numri i Identifikimit. Shkruani numrin e identifikimit të një individi te Pema Familjare.
    • Historia. Shihni 50 njerëzit më të fundit që patë. Për të parë njërin, prekni me gisht tek emri.
  3. Prekni me gisht te Gjej.
  4. Shqyrtojini rezultatet.
  5. Nëse nuk e gjeni personin që doni, prekni me gisht te Përmirësoje Kërkimin që t’i ndryshoni kriteret tuaja të kërkimit.
  6. Te rezultatet e kërkimit, prekeni me gisht emrin e personit.

Artikuj të ngjashëm

Si ta kopjoj me lehtësi numrin e identifikimit të një personi te Pema Familjare?
Ku mund të gjej ndihmë për gjenealogjinë time?

A ishte kjo e dobishme?