Ku mund të gjej ndihmë për gjenealogjinë time?

Nëse keni probleme për kërkimin tuaj gjenealogjik, programi FamilySearch ofron disa mundësi për të marrë ndihmë.

  • Nënndarja Kërko në FamilySearch ju lejon të kërkoni në dokumente, gjenealogji, libra dhe më shumë.
  • Kërkimi në Wiki për Programin FamilySearch është një vend i shkëlqyeshëm për të mësuar teknika kërkimore dhe për të zbuluar burime të reja.
  • Konsultimet në Internet të Bibliotekës së programit FamilySearch janë konsultime falas 20-minutëshe me një specialist/e nga Biblioteka e Historisë Familjare.
  • Nëse dëshironi mësime praktike dhe materiale filmike në internet, vizitoni Qendrën e Ndihmës të programit FamilySearch për vendin, gjuhën, apo temën. Mund të gjeni mësime për të gjithë nga studiuesi fillestar tek i përparuari.
  • Grupet e forumit të komunitetit të programit FamilySearch ju japin të drejtë për ekspertë kërkimorë që janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë falas dhe të ndajnë burimet e tyre. Këto grupe mund t’i gjeni në Facebook dhe në forumin e komunitetit të programit FamilySearch.
  • Ne shpesh publikojmë artikuj në lidhje me kërkimet dhe shumë tema të tjera të historisë familjare në ditarin tonë në internet.
  • Mund të gjeni ndihmë vendore dhe me prani fizike në një qendër të programit FamilySearch. Qendrat ndodhen në mbarë botën. Kërkoni një pranë jush.
  • Nëse jeni anëtar/e i/e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, vizitoni faqen Qendra e Ndihmës të programit FamilySearch. Mësoni se kush janë këshilluesit tuaj vendorë për tempullin dhe historinë familjare.

Gjithashtu shumë organizata të tjera ofrojnë ndihmë. Organizata Aktet Rastësore të Mirësisë Gjenealogjike (RAOGK) [ARTMGJ], për shembull, është një organizatë vullnetare globale ku mund të bëni kërkesa për ndihmë për detyrat kërkimore.

Artikuj të ngjashëm

Si të marr ndihmë duke përdorur faqen FamilySearch.org?
Si të kërkoj te mundësia Kërkimi në Wiki për Programin FamilySearch?
A mund të punësoj një gjenealog nëpërmjet programit FamilySearch?
Këshilla kërkimi për dokumentet historike
Përdorimi i Pemës në FamilySearch për të Gjetur Familjen Tuaj

A ishte kjo e dobishme?