Ku ta gjej një qendër të programit FamilySearch?

Gjeni një qendër të programit FamilySearch pranë jush për ta filluar me hov rrugëtimin e historisë suaj familjare. Mund ta gjeni adresën e një qendre vendore në këndin tonë të internetit.

Vullnetarët vendorë në qendrat e programit FamilySearch sigurojnë një larmi shërbimesh:

  • Ndihmë e personalizuar rreth mënyrës si ta përdornin programin FamilySearch dhe si të bëni kërkime për historinë familjare.
  • E drejtë shtesë e përdorimit të kompjuterave, internetit dhe abonim në këndet e internetit për historinë familjare. (Burimet në dispozicion ndryshojnë sipas vendndodhjes.)
  • E drejtë e përdorimit të figurave të dokumenteve historike që janë në dispozicion vetëm në qendra.

Secila qendër është e pashoqe, por ato të gjitha ofrojnë një hapësirë për të mësuar më shumë rreth paraardhësve tuaj. Qendrat janë të vendosura në shumë lloje ndërtesash, si kisha dhe biblioteka.

Hapat (faqe interneti)

  1. Në cepin e sipërm në të djathtë të ekranit FamilySearch, te kreu, klikoni te (ikona e gjilpërës me kokë).
  2. Klikoni te Zbuloni një Qendër Vendore.
  3. Në kutinë Kërko, shkruani vendndodhjen tuaj dhe klikoni te Kërko.
  4. Klikoni te një qendër nga lista.
  5. Kërkoni ikonat e gjelbra të pemës së programit FamilySearch në hartë. Klikoni te një ikonë. Mund të shihni emrin e qendrës, adresën, oraret e funksionimit dhe numrin e telefonit.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Për programin Pema Familjare:

  1. Në një pajisje iOS, në cepin e poshtëm djathtas të programit, prekni me gisht te Më shumë. Në një pajisje Android, në pjesën e sipërme majtas, prekni me gisht ikonën me 3 vija.
  2. Prekni me gisht te Ndihmë.
  3. Prekni me gisht te Vihuni në Kontakt me Ne.
  4. Prekni me gisht te Gjej një Qendër të Programit FamilySearch.
  5. Shfaqet një hartë e vendndodhjes suaj aktuale. Mund të prekni me gisht ndonjë nga pikat e gjelbra në hartë për të parë më shumë informacion për Qendrën e programit FamilySearch. Për të kërkuar një qendër tjetër, shkruani një vend në shiritin e kërkimit në fund të hartës.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programit Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar i mungon një veçori për t’ju ndihmuar të gjeni qendrat e programit FamilySearch. Ju lutemi, përdorni në vend të kësaj faqen e plotë të internetit ose programin.

Kërko ndihmë

Vihuni në kontakt me sektorin e programit FamilySearch në këto rrethana:

  • Ju kërkoni një qendër të caktuar të programit FamilySearch dhe nuk e gjeni
  • Informacioni i kontaktit për një qendër nuk është i saktë

Artikuj të ngjashëm

Si të marr ndihmë duke përdorur faqen FamilySearch.org?

moduleTitle