Si të marr ndihmë duke përdorur faqen FamilySearch.org?

Qendra e Ndihmës e programit FamilySearch ju ndihmon ta përdorni këndin tonë të internetit dhe programet për telefonat celularë dhe ju mëson si të bëni kërkime gjenealogjike.

Hapat (faqe interneti)

    1. Në krye të cilësdo faqe, klikoni te . Shfaqet ekrani Ndihmë.
  1. Nëse pyetja juaj nuk është e renditur, shkruajeni pyetjen tuaj në fushën e kërkimit në krye të ekranit Ndihmë.
  2. Nëse nuk mund ta gjeni përgjigjen për pyetjen tuaj, përdorni një nga mundësitë e renditura në fund të ekranit Ndihmë:
    • Qendra e Ndihmës. Kërkoni te burimet tona të ndihmës, gjeni ndihmë me prani fizike, mësoni si të filloni, ose vizitoni forumin Komuniteti i programit FamilySearch.
    • Vihuni në Kontakt me Ne. Vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch ose vizitoni forumin Komuniteti i programit FamilySearch.
    • Komuniteti. Bashkëpunoni me përdorues dhe kërkues të tjerë të programit FamilySearch. Mund të shfletoni, të bëni pyetje ose të përgjigjeni. Gjithashtu mund të gjeni dhe të bëheni pjesë e grupeve për tema specifike.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, prekni me gisht 3 vijat dhe më pas prekni me gisht te Ndihmë.
    • Pyetje që Bëhen Rëndom. Shihni pyetje të zakonshme dhe përgjigje.
    • Vihuni në Kontakt me Ne. Jepni përshtypje për programin, vihuni në kontakt me sektorin e përkrahjes së programit FamilySearch ose gjeni një qendër të programit FamilySearch.
    • Cilat Janë të Rejat. Shihni përditësimet e kohëve të fundit për programin për telefonat celularë Pema Familjare.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Rrëshqitni për te fundi i cilësdo faqe në programin Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar dhe klikoni te Përshtypje dhe Përkrahje.
Shënim: Udhëzuesi i Historisë Familjare është një burim shtesë për ndihmë për faqen FamilySearch.org. Udhëzuesi përmban mësime falas për përdorimin e faqes së internetit të FamilySearch.org dhe për tema që lidhen me historinë familjare dhe gjenealogjinë. Përmbajtja sigurohet nga një partner i programit FamilySearch. Udhëzuesi është i shkruar në anglisht dhe është në dispozicion në gjuhë të tjera përmes faqes Google Translate.

Artikuj të ngjashëm

Ku ta gjej një qendër të historisë familjare?
Si më ndihmon mundësia Kërkimi në Wiki për Programin FamilySearch për të gjetur paraardhësit e mi?

A ishte kjo e dobishme?