Si mund t’i shtoj prindërit si njerk/ë, birësues dhe kujdestarë të përkohshëm te një fëmijë te Pema Familjare?

Mund të përfshini më shumë se një dyshe prindërish për një person, të tillë si prindërit biologjikë dhe ata birësues. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke shtuar prindërit në dokumentin e fëmijës.

Mënyra tjetër është ta shtoni fëmijën te dokumentet e prindërve. Mund të gjeni një hallkë lidhëse për udhëzimet për këtë proces në artikujt e ngjashëm më poshtë.

Hapat (faqe interneti)

  1. Ndërkohë që keni nënshkruar hyrjen në FamilySearch, klikoni te Pema Familjare.
  2. Nëse është e mundur, lundroni me kursor te prindërit dhe mbani shënim numrat e identifikimit.
  3. Lundroni përsëri te pamja e Pemës dhe klikoni te Gjej në banderolën në krye.
  4. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Gjej sipas Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës. Në rezultatet e kërkimit, klikoni te fëmija për të shfaqur kartën e personit.
  5. Klikoni te Personi.
  6. Nëse pjesa Hollësitë nuk hapet, klikoni te nënndarja Hollësitë.
  7. Rrëshqiteni kursorin deri te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
  8. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, klikoni te Shto Prindin.
  9. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Gjej sipas Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të njërit prej prindërve.
  10. Klikoni te Gjej.
  11. Shqyrtojini rezultatet.
    • Klikoni te Shto Çiftin për t’i shtuar të dy prindërit te fëmija.
    • Klikoni te Krijo Personin për ta përdorur informacionin në shkrimin e kërkimit tuaj për të shtuar dokumentin e prindit te Pema Familjare.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja Personi e prindërve, nëse është e mundur, dhe mbani shënim numrat e identifikimit.
  2. Lundroni përsëri te pamja e Pemës dhe prekni me gisht ikonën e kërkimit në cepin e sipërm djathtas.
  3. Shkruajini kushtet e kërkimit ose prekni me gisht te Gjej sipas Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës. Prekni me gisht te Gjej.
  4. Në rezultatet e kërkimit, prekni me gisht tek emërtimi fëmija për të shfaqur faqen e tij ose të saj Personi.
  5. Prekni me gisht te Prindërit.
  6. Rrëshqitni për te fundi dhe prekni me gisht te Shto Prindin.
  7. Shkruajini kushtet e kërkimit ose prekni me gisht te Gjej sipas Numrit të Identifikimit ose Shto me anë të Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të njërit prej prindërve.
  8. Prekni me gisht te Vazhdo.
  9. Tregojeni nëse prindi është i gjallë apo i vdekur. Prekni me gisht te Vazhdo.
  10. Shqyrtojini përkimet e mundshme.
    • Prekni me gisht te Shto ose Shtoje Përkimin.
    • Prekni me gisht te Shtoje Këtë Person ose Shto për ta përdorur informacionin në shkrimin e kërkimit tuaj për të shtuar dokumentin e prindit te Pema Familjare.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Ndërkohë që keni nënshkruar hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, lundroni te faqja Personi e prindërve, nëse është e mundur, dhe mbajini shënim numrat e identifikimit.
  2. Klikoni tek ikona e kërkimit në banderolën në krye.
  3. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Numri i Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të fëmijës. (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk i shton automatikisht vizat ndarëse ose nuk i bën shkronjat e numrit të identifikimit të mëdha. Kjo duhet bërë me dorë.)
  4. Klikoni te Gjej.
  5. Në rezultatet e kërkimit, klikoni tek emërtimi fëmija për të shfaqur faqen e tij ose të saj Personi.
  6. Nën emrin e fëmijës, klikoni te Shiko Familjen.
  7. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, klikoni te Shto një Prind Tjetër.
  8. Shkruajini kushtet e kërkimit ose klikoni te Gjej sipas Numrit të Identifikimit nëse e dini numrin e identifikimit të prindit.
  9. Klikoni te Tjetër.
  10. Shqyrtojini përkimet e mundshme.
    • Klikoni te Shto Personin.
    • Klikoni te Krijo Personin për ta përdorur informacionin në shkrimin e kërkimit tuaj për të shtuar dokumentin e prindit te Pema Familjare.

Pasi të keni mbaruar

Kur një fëmijë është i lidhur me më shumë se një dyshe prindërish, është e dobishme të vendosni një lloj lidhjeje familjare për të sqaruar se çfarë lidhje ka fëmija me secilin prind.

Artikuj të ngjashëm

Si mund t’i shtoj fëmijët si thjeshtër, si të birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te prindërit te Pema Familjare?
Si t’i përcaktoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?

moduleTitle