Si t’i ndryshoj informacionet me të dhënat mbi jetën te Pema Familjare?

Te Pema Familjare, mund ta korrigjoni informacionin për emrin, gjininë ose ngjarjen për një person pavarësisht nëse e shtuat ju atë.

Pema Familjare është një mjedis i hapur, bashkëpunues. Ndryshimi juaj shfaqet në historinë e ndryshimeve, së bashku me Numrin e Identifikimit tuaj të Kontakti dhe me një mjet për t’u vënë në kontakt me ju. Çdo përdorues, përfshirë ju vetë, mund t’i kthejë mbrapsht ndryshimet.

Përpara se të filloni

  • Përqendrohuni te saktësia. Bëni ndryshime që e bëjnë profilin e personit më të saktë.
  • Jini i/e përgatitur që t’i shpjegoni ndryshimet tuaja dhe, kur është e mundur, bashkëlidhni burimet.
  • Merreni parasysh të viheni në kontakt me përdoruesin i cili bëri ndryshimin e fundit përpara se të bëni një korrigjim. Për të gjetur informacionin e kontaktit, klikoni tek emri i përdoruesit dhe më pas klikoni te Mesazhi.
  • Përdorues të tjerë të programit Pema Familjare mund të jenë duke e vëzhguar këtë profil. (Mund të shihni se sa persona po e vëzhgojnë kur bëni korrigjimin tuaj.) Përdoruesit që e vëzhgojnë profilin, marrin një njoftim me mesazh poste elektronike kur ju bëni një ndryshim. Përdorues të tjerë mund të vihen në kontakt me ju për të diskutuar për ndryshimin tuaj.

Hapat (faqe interneti)

  1. Nënshkruani hyrjen në FamilySearch dhe klikoni te Pema Familjare. Më pas, klikoni te Pema.
  2. Gjeni personin që dëshironi të përmirësoni.
  3. Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
  4. Klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Përveç informacionit që dëshironi të ndryshoni, klikoni tek ikona Redakto .
  6. Shqyrtojini burimet dhe deklarimin e arsyes. Vazhdoni vetëm nëse ndryshimi juaj e bën informacionin më të saktë.
  7. Kur redaktoni një emër, zgjidhni gjuhën e përshtatshme në fushën mbi fushat e emrave.
  8. Bëni ndryshimet tuaja.
    • Nëse është në dispozicion mundësia për ta fshirë informacionin, në anën e majtë shfaqet butoni Fshi. Rrëshqitni për ta gjetur.
  9. Nëse ndryshoni një datë ose vend, përzgjidhni një datë ose vend të standardizuar.​ Nëse nuk është në dispozicion asnjë standard që përkon, zgjidhni pikërisht atë që shkruat me tastierë.
  10. Shkruani një deklarim arsyeje. Shpjegoni arsyen se përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni komentet tuaja vetjake.
  11. Klikoni te Ruaj.

Ju rekomandojmë që ta rifreskoni faqen e internetit pasi t’i ruani ndryshimet.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Lundroni te faqja “Personi” e individit, informacionin e të cilit dëshironi ta korrigjoni.
  2. Prekni me gisht te Hollësitë.
  3. Në pjesën Të Dhënat mbi Jetën, prekeni me gisht informacionin që dëshironi të ndryshoni.
  4. Prekni me gisht te Redakto.
  5. Shqyrtojini burimet dhe deklarimin e arsyes. Vazhdoni vetëm nëse ndryshimi juaj e bën informacionin më të saktë.
  6. Redaktojeni informacionin dhe shtypni me gisht te Vazhdo.
    • Nëse jeni në gjendje ta fshini informacionin, ju shihni mundësinë Fshi në fund.
  7. Shkruani një deklarim arsyeje. Shpjegoni arsyen se përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni komentet tuaja vetjake.
  8. Prekni me gisht te Ruaj

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Tek ekrani Familja, prekni me gisht emrin e personit, informacionin e të cilit dëshironi ta korrigjoni.
  2. Prekni me gisht informacionin që dëshironi ta ndryshoni, dhe prekni me gisht te Redakto.
  3. Shqyrtojeni deklarimin e arsyes. Vazhdoni vetëm nëse ndryshimi juaj e bën informacionin më të saktë.
  4. Redaktojeni informacionin.
    • Nëse jeni në gjendje ta fshini informacionin, ju shihni mundësinë Fshi në fund.
  5. Shkruani një deklarim arsyeje. Shpjegoni arsyen se përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni komentet tuaja vetjake.
  6. Prekni me gisht te Ruaj

Pasi të mbaroni

Kurdoherë që është e mundur, bashkëlidhini burimet që të tregojnë se ku e gjetët informacionin tuaj. 

Artikuj të ngjashëm

Një person në Pemën Familjare ka bashkëshortin/en e gabuar
Si t’i korrigjoj lidhjet familjare prind‑fëmijë te Pema Familjare?
Si ta korrigjoj gjininë e treguar në dokumentin e një personi te Pema Familjare?
Si t’i shkruaj datat dhe vendet në Pemën Familjare?
Si të shtoj informacione për skicën e jetës, të dhënat mbi jetën dhe informacione të tjera te Pema Familjare?
Si ta shkruaj emrin e paraardhësit tim nëse ka ndryshuar?
Si ta korrigjoj veçorinë Informacione të Tjera te Pema Familjare?

moduleTitle