Si t’i shkruaj datat dhe vendet në programin Pema Familjare?

Përdorimi i formateve standarde për datat dhe vendet te Pema Familjare e përmirëson saktësinë dhe aftësinë që të kërkohet informacioni që shkruani.

Përpara se të filloni

  • Shumë vende kanë ose kanë pasur emra të njëjtë ose të ngjashëm. Njerëzit i shkruajnë datat në shumë mënyra. Programi Pema Familjare ju ndihmon t’i standardizoni datat dhe vendet kur i shkruani ato.
  • Standardet përmirësojnë saktësinë dhe qartësinë për të tjerët që e shikojnë informacionin që shkruani. Standardet gjithashtu përmirësojnë saktësinë e kërkimit, të dhënat ndihmëse për dokumentin dhe veçoritë e përsëritura të programit Pema Familjare.
  • Kur një datë ose vend nuk ka një standard, Pema Familjare e përcakton atë si një problem me të dhënat dhe tregon një shenjë pikëçuditjeje të kuqe pranë tij. Për ta rregulluar këtë problem, redaktoni datën ose vendin, dhe zgjidhni një standard.

Hapat (faqe interneti)

  1. Në një fushë të datës ose vendit te Pema Familjare, filloni të shtypni datën ose vendin.
    • Këshilla për datat:
      • 29 shkurti standardizohet vetëm për vitet e brishta.
      • Përdorni pr.K. ose p.e.r. për “para Krishtit” ose “para erës së re”. Standardi shfaqet si pr.K.
      • Pema Familjare e bën standardizimin duke përdorur kalendarin gregorian. Për të shkruar një datë nga një kalendar tjetër, shkruani datën, shtypni një hapësirë dhe pastaj shkruani variantin gregorian të asaj date.
      • Kur shkruani datat, është e mundur që të shfaqen 2 mundësi (për shembull, 5 nën 1911 ose 5 nëntor 1911). Zgjidhni datën me një ikonë kalendarike pranë saj (zakonisht këtë të fundit, 5 nëntor 1911). Data e duhur do të parandalojë gabimet e të dhënave që lidhen me formatin e datës.
    • Këshilla për vendet:
      • Baza e të dhënave të vendeve standarde nuk është ende e plotë. Vendet standarde do të përmirësohen me kalimin e kohës.
      • Nëse është e mundur, shkruajeni emrin e vendit siç ekzistonte kur ndodhi ngjarja.
      • Ju keni mundësinë t’i shkruani vendet në gjuhën tuaj amtare ose gjuhën amtare të atij vendi.
      • Nëse standardi i saktë nuk është në dispozicion, shtypeni vendin ashtu siç dëshironi që ai të regjistrohet, shtypni një hapësirë dhe më pas shtypni një variant të emrit të vendit që mund të standardizohet. Ky emër vendi mund të jetë emri i sotëm i vendit ose emri i qarkut, shtetit, krahinës ose vendit ku ndodhet aktualisht. 
  2. Ndërkohë që shtypni, sistemi shfaq standardet që janë në dispozicion. Klikoni te standardi i saktë.
    • Për të mos zgjedhur asnjë standard, klikoni me kursor në një vend tjetër në ekran. 
    • Për ta ruajtur atë që keni shtypur, klikoni te zëri i parë në listën e standardeve. Pema Familjare përzgjedh një standard nëse mundet.
  3. Për ta ndryshuar standardin, thjesht klikoni në fushë dhe zgjidhni atë që dëshironi. Nëse standardi i saktë nuk është në dispozicion, shtypeni sërish datën ose vendin.
  4. Sistemi ka të ngjarë t’ju nxitë që ta përditësoni arsyen se përse informacioni është i saktë. Bëjeni këtë dhe më pas klikoni te Ruaj.  

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në një fushë të datës ose vendit te programi për telefonat celular Pema Familjare, filloni të shkruani datën ose vendin.
    • Këshilla për datat:
      • 29 shkurti standardizohet vetëm për vitet e brishta.
      • Përdorni pr.K. ose p.e.r. për “para Krishtit” ose “para erës së re”. Standardi shfaqet si pr.K.
      • Pema Familjare e bën standardizimin duke përdorur kalendarin gregorian. Për të shkruar një datë nga një kalendar tjetër, shkruani datën, shtypni një hapësirë dhe pastaj shkruani variantin gregorian të asaj date.
      • Kur shkruani datat, është e mundur që të shfaqen 2 mundësi (për shembull, 5 nën 1911 ose 5 nëntor 1911). Zgjidhni datën me një ikonë kalendarike pranë saj (zakonisht këtë të fundit, 5 nëntor 1911). Kjo do të parandalojë gabimet e të dhënave që lidhen me formatin e datës.
    • Këshilla për vendet:
      • Baza e të dhënave të vendeve standarde nuk është ende e plotë. Vendet standarde do të përmirësohen me kalimin e kohës.
      • Nëse është e mundur, shkruajeni emrin e një vendi siç ekzistonte kur ndodhi ngjarja.
      • Ju keni mundësinë t’i shkruani vendet në gjuhën tuaj amtare ose në gjuhën amtare të vendit.
      • Nëse standardi i saktë nuk është në dispozicion, shkruajeni vendin ashtu siç dëshironi që ai të regjistrohet, shtoni një hapësirë dhe pastaj shkruani një variant të emrit të vendit që mund të standardizohet. Ky mund të jetë emri i sotëm i vendit ose emri i qarkut, shtetit, krahinës ose shtetit ku ndodhet aktualisht. 
  2. Ndërsa shkruani emrin ose datën, sistemi shfaq standardet që janë në dispozicion.
    • Prekni me gisht standardin e saktë. Ju mund të duhet të kaloni nëpër një listë të standardeve të vendeve për të gjetur të duhurin.
    • ​​​Nëse asnjë standard i zbatueshëm nuk është në dispozicion, shkoni në fund të listës së standardeve dhe prekni me gisht te Asnjë nga të mësipërmet.
    • Për ta ruajtur atë që keni shkruar dhe që sistemi të përzgjedhë një standard të zbatueshëm, prekni me gisht larg listës së standardeve.
  3. Për ta ndryshuar standardin, ju nevojitet ta rishkruani datën ose vendin. Programi në telefonat celularë, në dallim nga faqja e internetit, nuk ju lejon ta ndryshoni një standard pa e rishkruar gjithashtu informacionin. 

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar i standardizon automatikisht datat dhe vendet teksa i shtoni ose i redaktoni ato. Ju nuk mund të zgjidhni një standard. 

Artikuj të ngjashëm

Unë nuk e di datën e saktë për ta shkruar te Pema Familjare
Si t’i rregulloj problemet me të dhënat te Pema Familjare?
Mënyra të shkurtra për hedhjen e datave te Pema Familjare

moduleTitle