Si t’i rregulloj problemet me të dhënat te Pema Familjare?

Kur programi Pema Familjare dallon të dhëna të pamundura ose që nuk ka gjasa të ndodhin për një person, ai shfaq një ikonë të problemit të të dhënave, që është një katror i kuq me një pikëçuditje të bardhë.

Për shembull, kjo ikonë do të shfaqej nëse informacioni i hollësishëm tregon se një fëmijë lindi përpara një prindi ose nëse hollësitë tregojnë se një person jetoi mbi 120 vjet.

Ku i shfaq Pema Familjare problemet me të dhënat

Ikonat e problemeve me të dhënat shfaqen te Pema Familjare në faqen në internet FamilySearch.org në vendet vijuese:

  • Në pamjet horizontale, vertikale apo të pasardhjes. Ju mund të zgjidhni nëse shfaqen këto ikona. Klikoni te menuja Mundësitë dhe klikoni te Probleme me të Dhënat për t’i fshehur ose shfaqur ato.
  • Në pamjen në formë erashke, ju mund të shfaqni dokumentet me ndihma për të kërkuar. Njerëzit dokumentet e të cilëve kanë probleme me të dhënat, theksohen me të kuqe.
  • Në kutinë Ndihmë për Kërkimin në faqen Personi.

As programi për telefonat celularë Pema Familjare as Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk i shfaqin problemet me të dhënat.

Hapat për të zgjidhur problemet me të dhënat


  1. Hetojeni problemin me të dhënat dhe përcaktoni nëse dokumenti përmban një gabim. (Këshillë: Lidhjet familjare prind-fëmijë mund të shkaktojnë disa probleme me të dhënat. Nëse problemi me të dhënat, për shembull, thotë që fëmija lindi pas vdekjes së nënës, sistemi përdori datën e vdekjes së nënës biologjike.)
  2. Nëse dokumenti përmban një gabim, korrigjojeni atë. Pema Familjare e heq ikonën e problemit me të dhënat kur problemi nuk ekziston më. Nëse dokumenti nuk përmban një gabim, ju mund të jeni në gjendje ta largoni problemin me të dhënat.

Artikuj të ngjashëm

Cilat janë të gjitha problemet e mundshme me të dhënat te Pema Familjare?
Si ta heq një problem me të dhënat nga një person te Pema Familjare?
Si ta ndryshoj informacionin me të dhënat mbi jetën te Pema Familjare?
Si ta zgjidh një lidhje gabimisht me veten te trungu familjar në Pemën Familjare?
Si ta zgjidh një problem me të dhënat “lindur i/e vdekur” te Pema Familjare?

moduleTitle