Cilat janë të gjitha problemet e mundshme me të dhënat te Pema Familjare?

Kur Pema Familjare dallon të dhëna të pamundura ose që nuk ka gjasa të ndodhin për një person, ajo shfaq një ikonë të problemit me të dhënat. Ikona është një katror i kuq me një pikëçuditëse të bardhë.

Tabela rendit të gjitha problemet me të dhënat, përshkruan se kur shfaqen ato dhe tregon nëse mund t’i hiqni ato.
 

    Problem me të DhënatPërshkrimiA mund të hiqet?
    Lindja pas Vdekjes së BabaitViti i lindjes së fëmijës është më i vonë sesa viti i vdekjes së babait.Jo
    Lindja pas Viteve me Mundësi Shtatzënie për NënënViti i lindjes së fëmijës është pasi nëna ka mbushur 52 vjeçe, gjë që normalisht është fundi i viteve me mundësi shtatzënie.Po
    Lindja pas Vdekjes së NënësViti i lindjes së fëmijës është më i vonë sesa viti i vdekjes së nënës.Jo
    Lindja përpara se Babai të Mund të Kishte FëmijëViti i lindjes së fëmijës është përpara se babai të ishte 12 vjeç.Jo
    Lindja përpara se Nëna të Mund të Kishte FëmijëViti i lindjes së fëmijës është përpara se nëna të ishte 12 vjeçe.Po
    Lindur pas MartesësViti i lindjes së personit është pas vitit të martesës. Jo
    Lindur pas Vdekjes së Bashkëshortit/esViti i lindjes së personit është pas vitit të vdekjes së bashkëshortit/es.Jo
    Fëmijë i Lindur përpara BabaitViti i lindjes së fëmijës është përpara vitit të lindjes së babait.Jo
    Fëmijë i Lindur përpara NënësViti i lindjes së fëmijës është përpara vitit të lindjes së nënës.Jo
    Fëmija i Pagëzuar [në Kishë Tjetër] përpara [Lindjes së] BabaitViti i pagëzimit të fëmijës në kishë tjetër është renditur përpara vitit të lindjes së babait.Jo
    Pagëzimi i Fëmijës në Kishë Tjetër përpara [Lindjes së] NënësViti i pagëzimit të fëmijës në kishë tjetër është renditur përpara vitit të lindjes së nënës.Jo
    Vdekja e Fëmijës përpara [Lindjes së] Babait Viti i vdekjes së fëmijës është përpara vitit të lindjes së babait. Jo
    Vdekja e Fëmijës përpara [Lindjes së] Nënës Viti i vdekjes së fëmijës është përpara vitit të lindjes së nënës. Jo
    Mospërputhje e Fëmijëve

    Personi ka fëmijë, por ka një fakt të renditur si “S’Ka Fëmijë”.

    Çifti ka fëmijë, por ka një fakt të renditur si “S’Kanë Fëmijë”.

    Jo
    Pagëzimi në Kishë Tjetër përpara se Babai të Mund të Kishte FëmijëViti i pagëzimit të fëmijës në kishë tjetër është renditur se ka ndodhur përpara se babai të ishte të paktën 12 vjeç.Jo
    Pagëzuar në Kishë Tjetër përpara se Nëna të Mund të Kishte FëmijëViti i pagëzimit të fëmijës në kishë tjetër është renditur se ka ndodhur përpara se nëna të ishte të paktën 12 vjeçe.Jo
    Vdekja përpara Vitit të LindjesViti i vdekjes së personit është përpara vitit të lindjes.Jo
    Vdekja përpara Datës së Pagëzimit në Kishë TjetërViti i pagëzimit të fëmijës në kishë tjetër është renditur përpara vitit të lindjes së babait.
    Vdekja përpara se të Lindte Bashkëshorti/jaViti i vdekjes së personit është përpara vitit të lindjes së bashkëshortit/es.Jo
    Viti i Vdekjes përpara MartesësViti i vdekjes së personit është përpara vitit të martesës.Jo
    Vdekur Tepër i Ri/e Re për t’u Martuar apo për të Pasur FëmijëPersoni ka informacione mbi martesën apo fëmijët, por personi vdiq në moshën 8‑vjeçare ose më i vogël.Po
    Karaktere të PavlefshmeEmri tek të Dhënat mbi Jetën përmban karaktere të pavlefshme.Po
    Karaktere të PavlefshmeEmri tek të Dhënat mbi Jetën përmban karaktere të pavlefshme që përsëriten.Po
    Kërkohet Gjinia Mashkull ose FemërSpecifikoni gjininë e këtij personi.Jo
    Trung Familjar me Persona që Lidhen Gabimisht me VetenPersoni ka një fëmijë që është renditur gjithashtu si një prind. Jo
    Mospërputhje e MartesësPersoni është martuar ose ka bashkëjetuar, por ka një fakt të renditur si “Nuk u Martua Kurrë”.Jo
    Martuar përpara Moshës 12 Vjeç/eBashkëshorti/ja ishte më pak se 12 vjeç/e në kohën e martesës.Po
    Mungon Data ose Vendi i Standardizuar i NgjarjesData ose vendi për një ngjarje, të tillë si lindja, martesa ose vdekja, nuk është standardizuar sipas bazës së të dhënave, duke e bërë të vështirë kërkimin për të.Jo
    Personi mbi 120 VjeçPersoni është tepër i moshuar që të jetë gjallë. Data e lindjes është mbi 120 vjet më parë.Jo
    Mundet të Ketë Përsëritje të FëmijësInformacioni për 2 ose më shumë fëmijë është i ngjashëm: Emri është i njëjtë. Viti i lindjes është i njëjtë ose mungon. Viti i vdekjes është i njëjtë ose mungon. Gjendja gjallë apo vdekur është e njëjtë.Po
    Mundet të Ketë Përsëritje të Bashkëshortit/esInformacioni për 2 ose më shumë bashkëshortë/e është i ngjashëm: Emri është i njëjtë. Viti i lindjes është i njëjtë ose mungon. Viti i vdekjes është i njëjtë ose mungon. Gjendja gjallë apo vdekur është e njëjtë.Jo
    Person që përsëritetPersoni shfaqet në më shumë se një vend në trungun familjar, por nuk lidhet gabimisht me veten e vet.Po
    Problem me [informacionin] Lindur i/e VdekurDokumenti i personit përmban një ngjarje si i/e lindur i/e vdekur, por datat tek të dhënat mbi jetën tregojnë se personi jetoi më gjatë se një vit.Jo

    Artikuj të ngjashëm

    Si t’i bashkoj dokumentet e përsëritura në Pemën Familjare kur kanë burime të përsëritura?
    Si ta zgjidh një problem me të dhënat “lindur i/e vdekur” te Pema Familjare?
    Si ta kërkoj një përditësim të bazës së të dhënave për vendet e standardizuara?
    Si ta zgjidh një lidhje gabimisht me veten te trungu familjar në Pemën Familjare?

    moduleTitle