Si ta korrigjoj gjininë e renditur në dokumentin e një personi te Pema Familjare?

Pema Familjare ju lejon ta redaktoni gjininë e një personi. 

Shënim: Nëse një person lidhet me një person tjetër si bashkëshort/e ose prind, gjinia e tij ose e saj duhet të renditet si mashkull apo femër. Nuk mund të jetë e panjohur.

Hapat (faqe interneti)

  1. Lundroni te faqja Personi e individit të cilit doni t’i korrigjoni gjininë. 
  2. Klikoni te Hollësitë
  3. Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, për gjininë, klikoni te Redakto
  4. Klikoni te gjinia e saktë. 
  5. Shkruani një deklarim të arsyes që të shpjegojë përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni vetë komentet tuaja. 
  6. Klikoni te Ruaj.  

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Lundroni te faqja Personi e individit të cilit doni t’i korrigjoni gjininë. 
  2. Prekni me gisht te Hollësitë
  3. Në pjesën Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht emrin e individit. 
  4. Në krah të gjinisë së renditur, prekni me gisht te Redakto
  5. Prekni me gisht gjininë e saktë. 
  6. Shkruani një deklarim të arsyes që të shpjegojë përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni vetë komentet tuaja. 
  7. Prekni me gisht te Ruaj

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

  1. Lundroni te faqja Personi e individit të cilit doni t’i korrigjoni gjininë. 
  2. Klikoni te gjinia e tanishme dhe klikoni te Redakto
  3. Klikoni te gjinia e saktë. 
  4. Shkruani një deklarim të arsyes që të shpjegojë përse informacioni është i saktë. Nëse arsyetimi ekzistues është i zbatueshëm, lëreni shpjegimin ekzistues dhe shtoni vetë komentet tuaja. 
  5. Klikoni te Ruaj.  

Artikuj të ngjashëm

Si t’i korrigjoj lidhjet familjare të fëmijës te Pema Familjare?
Si ta shoh faqen e personit te Pema Familjare?
Një person te Pema Familjare ka bashkëshortin/en e gabuar
Si t’i ndërroj pozicionet e prindit apo bashkëshortit/es për të ndryshuar shfaqjen e linjave familjare te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?