Si t’i korrigjoj lidhjet familjare prind‑fëmijë te Pema Familjare?

Korrigjimi i lidhjeve familjare fëmijë‑prind zakonisht kërkon disa analiza përpara se të filloni. Dy lloje problemesh themelore mund të ekzistojnë: dokumentet e përsëritura ose hallkat lidhëse të pasakta të lidhjeve familjare.

Zgjidhja e këtij lloj problemi mund të duket frikësuese. Nëse e hiqni ose zëvendësoni gabimisht një lidhje familjare, mund ta riktheni atë nëpërmjet veçorisë Ndryshimet më të Fundit. Gjeni një hallkë lidhëse që të çon te këto udhëzime në listën e Artikujve të Ngjashëm në fund të këtij artikulli.  

Kur e hiqni dokumentin e një fëmije nga dokumentet e një familjeje, dokumenti i fëmijës qëndron te Pema Familjare. Nëse fëmija është i lidhur me bashkëshortët dhe fëmijët, ai ose ajo mbetet i lidhur me ta. Në mënyrë të ngjashme, kur i hiqni prindërit nga një lidhje familjare me një fëmijë, dokumenti te Pema Familjare për secilin prind mbetet te Pema Familjare.

Përpara se të filloni

Gjeni pak kohë për të kuptuar se çfarë nuk shkon:

  • Nëse fëmija nuk është në atë familje, hiqeni ose zëvendësojeni lidhjen e fëmijës me prindërit. Përdorni udhëzimet në këtë artikull për ta bërë këtë.
  • Nëse fëmijët janë siç duhet, por njëri ose të dy prindërit janë gabim, ju duhet ta hiqni ose zëvendësoni prindin e pasaktë. Hiqeni ose zëvendësojeni bashkëshortin/en e prindit të saktë. Gjeni një hallkë lidhëse që të çon tek udhëzimet për heqjen ose zëvendësimin e bashkëshortëve në listën e Artikujve të Ngjashëm në fund të këtij artikulli. 
  • Nëse i shihni shumë herë prindërit dhe fëmijët, ose në familje të shumta, shihni numrat e identifikimit të përsëritjeve.
    • Nëse numrat e identifikimit janë të ndryshëm, bashkojini dokumentet e përsëritura. Gjeni një hallkë lidhëse që të çon tek këto udhëzime në listën e Artikujve të Ngjashëm në fund të këtij artikulli. 
    • Nëse numrat e identifikimit janë të njëjtë, fëmija është i lidhur me njërin nga prindërit më shumë se një herë. Përdorni udhëzimet në këtë artikull për të hequr lidhjen familjare shtesë.

Këshillë: Shkruajini emrat dhe numrat e identifikimit të personave, lidhjet familjare të të cilëve po i ndryshoni. Tani mund ta zhbëni një ndryshim.

Hapat (faqe interneti)

Këtu janë hapat për heqjen ose zëvendësimin e një fëmije në një familje duke përdorur Pemën Familjare në faqen FamilySearch.org:

  1. Nënshkruajeni hyrjen te FamilySearch.org.
  2. Klikoni te Pema Familjare dhe pastaj te Pema.
  3. Lundroni te faqja e personit të fëmijës me prindër të pasaktë.
  4. Nëse pjesa Hollësitë nuk hapet, klikoni te nënndarja Hollësitë.
  5. Rrëshqitni te pjesa Pjesëtarët e Familjes .
  6. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, gjeni emrin e fëmijës dhe klikoni tek ikona Redakto.
  7. Nëse vetëm njëri prind është i pasaktë, klikoni te Hiq ose Zëvendëso pranë prindit të pasaktë. Nëse të dy janë të pasaktë, klikoni te Hiq ose Zëvendëso pranë fëmijës.
  8. Shfaqet një kuti Hiq ose Zëvendëso. Verifikojini lidhjet familjare, burimet dhe shënimet, pastaj klikoni te kutia përzgjedhëse.
  9. Bëni një nga sa vijon:
    1. Për të hequr një prind ose prindërit, klikoni te butoni i duhur Hiq. Shpjegoni arsyen dhe më pas klikoni te Hiq.
    2. Për ta zëvendësuar një prind ose prindërit, klikoni te butoni i duhur Zëvendëso. Shfaqet ekrani Zëvendëso Personin.
      • Nëse e dini numrin e identifikimit të prindit, klikoni te Me Anë të Numrit të Identifikimit. Shkruani numrin e identifikimit dhe më pas klikoni te Tjetra. Klikoni te Shto Përkimin.
        • Nëse doni t’i shtoni të dy prindërit, klikoni te Përzgjidh Çiftin.
        • Për të shtuar një prind, klikoni te Përzgjidh Personin. Shpjegoni arsyen tuaj për ndryshimin dhe më pas klikoni te Zëvendëso.
      • Nëse nuk e dini numrin e identifikimit të njërit prind, plotësojini fushat e kërkimit dhe më pas klikoni te Tjetra.
        • Nëse personi ose çifti i saktë shfaqet në listë, klikoni te Shto Përkimin. Nëse doni t’i shtoni të dy prindërit, klikoni te Përzgjidh Çiftin. Për të shtuar një prind, klikoni te Përzgjidh Personin. Shpjegoni arsyen tuaj për ndryshimin dhe më pas klikoni te Zëvendëso.
        • Nëse nuk shihni përkim, klikoni te Krijo Personin për të krijuar dokumentin e një prindi.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Këtu janë hapat për heqjen ose zëvendësimin e një fëmije në një familje duke përdorur programin për telefonat celularë Pema Familjare:

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, lundroni te faqja Personi e fëmijës që ka prindër të pasaktë.
  2. Prekni me gisht nënndarjen Prindërit.
  3. Gjeni emrin e fëmijës dhe prekni me gisht ikonën redakto.
    1. Në qoftë se vetëm njëri prind është i pasaktë, prekni me gisht shigjetën me rrëshqitje poshtë për prindin dhe prekni me gisht ose Hiq apo Zëvendëso Babanë ose Hiq apo Zëvendëso Nënën.
    2. Në qoftë se të dy prindërit janë të pasaktë, prekni me gisht te Hiq Prindërit.
  4. Shfaqet një dritare e re. 
    1. Për të hequr një prind ose prindërit, shenjoni kutinë që thotë se i keni shqyrtuar lidhjet familjare, dhe prekni me gisht te Vazhdo. Shpjegoni arsyen dhe më pas prekni me gisht te Hiq.
    2. Për të zëvendësuar një prind, shenjoni kutinë që thotë se i keni shqyrtuar lidhjet familjare, dhe prekni me gisht te Zëvendëso. Shfaqet ekrani Zëvendëso Personin.
      • Nëse e dini numrin e identifikimit të një prindi, prekni me gisht te Shto me Anë të Numrit të Identifikimit. Shkruani numrin e identifikimit dhe më pas prekni me gisht te Vazhdo. Prekni me gisht te Përzgjidh. Shpjegoni arsyen se përse informacioni është i saktë dhe më pas prekni me gisht te Zëvendëso.
      • Nëse nuk e dini numrin e identifikimit të njërit prind, plotësojini fushat e kërkimit dhe më pas prekni me gisht te Vazhdo.
        • Nëse personi i saktë shfaqet në listë, prekni me gisht te Përzgjidh.  Shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe prekni me gisht te Zëvendëso.
        • Nëse prindi nuk shfaqet, prekni me gisht te Nuk Përkon. Shpjegoni arsyen për ndryshimin tuaj dhe prekni me gisht te Zëvendëso.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Këtu janë hapat për heqjen ose zëvendësimin e një fëmije në një familje duke përdorur programin Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar:

  1. Nënshkruajeni hyrjen te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar (lite.fs.org).
  2. Lundroni te faqja Personi e fëmijës me prindër të pasaktë.
  3. Nën emrin e individit, prekni me gisht te Shiko Familjen.
  4. Nën Prindërit dhe Vëllezërit/Motrat, gjeni emrin e fëmijës dhe prekni me gisht tek ikona Redakto.
  5. Nëse vetëm njëri prind është i pasaktë, prekni me gisht te Hiq ose Zëvendëso nën emrin e prindit të pasaktë. Nëse të dy janë të pasaktë, prekni me gisht te Hiq ose Zëvendëso nën emrin e fëmijës.
  6. Bëni një nga sa vijon:
    1. Për të hequr një prind ose prindërit, prekni me gisht te butoni i duhur Hiq. Shkruani një arsye dhe prekni me gisht te Hiq.
    2. Për ta zëvendësuar një prind ose prindërit, prekni me gisht te butoni i duhur Zëvendëso. Shfaqet ekrani Zëvendëso Personin.
      • Nëse e dini numrin e identifikimit të njërit prind, prekni me gisht te Gjej me Anë të Numrit të Identifikimit, shkruani numrin e identifikimit dhe më pas prekni me gisht te Tjetra. (FamilySearch Varianti i Thjeshtuar nuk i shton vizat ndarëse dhe nuk i bën shkronjat të mëdha të numrit të identifikimit. Shkruajini ato me dorë.) Prekni me gisht te Shto Personin ose Shto Çiftin.
      • Nëse nuk e dini numrin e identifikimit të njërit prind, plotësojini fushat e kërkimit dhe më pas prekni me gisht te Tjetra. Nëse personi ose çifti i saktë shfaqet në listë, prekni me gisht te Shto Personin ose Shto Çiftin. Në të kundërt, që të krijoni një dokument të prindit, prekni me gisht te Krijo Personin

Hapat pasues që rekomandohen

Heqja ose ndryshimi i lidhjes familjare prind‑fëmijë nuk e heq ose nuk e ndryshon lidhjen familjare në çift të prindërve. Nëse nëna ose babai është gabim, ju duhet të hiqni ose zëvendësoni njërin nga bashkëshortët.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i specifikoj lidhjet familjare biologjike, si thjeshtër, si i/e birësuar dhe në kujdestari të përkohshme te Pema Familjare?
Si ta shoh se çfarë ndryshimesh janë bërë rreth një personi te Pema Familjare?
Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme te Pema Familjare?
Një person te Pema Familjare ka bashkëshortin/en e gabuar
I njëjti fëmijë shfaqet më shumë sesa një herë në një familje te Pema Familjare

moduleTitle