Te Pema Familjare, si ta zgjidh problemin me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?

Për ta zgjidhur problemin me të dhënat “Problem me Gjuhën e Emrit”, ju duhet ta redaktoni emrin e personit. Pastaj sigurohuni që modeli i gjuhës përkon me llojet e shkrimeve të përdorura, që çdo lloj i shkrimit është në fushën e saktë dhe që çdo lloj i shkrimit është në një fushë të veçantë.

Ky problem me të dhënat nuk mund të shpërfillet.

Hapat (këndi i internetit)

  1. Nënshkruajeni hyrjen në programin FamilySearch, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
  2. Gjejeni personin që dëshironi ta redaktoni. Hapeni faqen e personit.
  3. Klikoni tek ikona e lapsit, tek ajo që është pranë emrit të personit.
  4. Përzgjidheni modelin e saktë të gjuhës për emrin. Fusha Modeli i Gjuhës është sipër fushës Titulli.
  5. Përdorni veçorinë e prerjes dhe ngjitjes të kompjuterit tuaj për ta lëvizur secilën pjesë të emrit te fusha e saktë për atë komplet karakteresh. Mesazhi paralajmërues zhduket kur karakteret e sakta janë në fushat e sakta.
  6. Rrëshqiteni poshtë kursorin te fusha Arsyeja pse Ky Informacion Është i Saktë. Shkruani një shpjegim për ndryshimet tuaja.
  7. Klikoni te Ruaj.

Këshillë: Automatikisht Pema Familjare shfaq emra nga gjuhë me germa jo romake, të tilla si kinezishtja, japonishtja dhe koreanishtja në llojet e tyre amtare të shkrimeve. Te veçoritë e llogarisë suaj, ju mund të zgjidhni që t’i shfaqni të gjithë emrat me një lloj shkrimi romak (latin).

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programi për telefonat celularë Pema Familjare nuk i shfaq ikonat e problemit me të dhënat siç i shfaq këndi i internetit. Sidoqoftë, këtë problem të veçantë me të dhënat, ju ende mund ta shihni dhe rregulloni duke redaktuar emrin e personit. Nëse shumë prej paraardhësve tuaj e kanë këtë problem me të dhënat, mund t’ju duket më e lehtë t’i gjeni dhe korrigjoni ato në këndin e internetit të programit FamilySearch.

  1. Nënshkruajeni hyrjen në programin për telefonat celularë Pema Familjare.
  2. Gjejeni personin që dëshironi ta redaktoni. Hapeni faqen e personit.
  3. Prekeni me gisht emrin e personit.
  4. Prekni me gisht te Redakto. Nëse ekziston ky problem me të dhënat, do të shihni paralajmërime në ekran.
  5. Përzgjidheni modelin e saktë të gjuhës për emrin. Emri i gjuhës shfaqet sipër fushës Titulli. Aty është ose emri i gjuhës ose fjala “Tjetër”.
  6. Përdorni veçorinë e prerjes dhe ngjitjes të pajisjes suaj për ta lëvizur secilën pjesë të emrit te fusha e saktë për atë komplet karakteresh. Mesazhi paralajmërues zhduket kur karakteret e sakta janë në fushat e sakta.
  7. Prekni me gisht te Vazhdo.
  8. Shkruani një shpjegim për ndryshimet tuaja.
  9. Prekni me gisht te Ruaj.

Artikuj të ngjashëm

Te Pema Familjare, cili është problemi me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?
Si ta shkruaj një emër nga një gjuhë e ndryshme te Pema Familjare?
Modelet e gjuhës për emrat te Pema Familjare
Si t’i shkruaj emrat kinezë te Pema Familjare?
Si t’i rregulloj problemet me të dhënat te Pema Familjare?
Cilat janë të gjitha problemet e mundshme me të dhënat te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?