Kur shtoni ose redaktoni një emër te Pema Familjare, ju mund ta ndryshoni veçorinë e gjuhës. Me gjuhën e duhur, mund ta shkruani emrin në rendin e duhur me kompletin e saktë të karaktereve.
Kur shkruani me karaktere jolatine, sistemi automatikisht i shton karakteret në formën latine në fusha të veçanta. Karakteret në formën latine e përmirësojnë saktësinë për kërkimet e ardhshme dhe na ndihmojnë të përcaktojmë përsëritjet.
Hapat (faqe interneti)
- Nënshkruajeni hyrjen në FamilySearch dhe klikoni te Pema Familjare. Më pas, klikoni te Pema.
- Gjeni personin emrin e të cilit dëshironi ta ndryshoni.
- Klikoni tek emri i personit. Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
- Klikoni te nënndarja Hollësitë.
- Në të djathtë të një emri te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, klikoni tek ikona Redakto
.
- Për ta shkruar një emër për herë të parë, rrëshqitni te Pjesëtarët e Familjes. Klikoni te Shto Bashkëshortin/en ose Shto Fëmijën.
- Mbi emrin aktual, klikoni te shigjeta poshtë në kutinë Modeli i Gjuhës. Kutia përmban ose emrin e një gjuhe ose fjalën “Tjetër”.
- Klikoni te gjuha që dëshironi.
- Shkruajeni emrin.
- Shkruani se nga e dini që emri është i saktë.
- Klikoni te Ruaj.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Te faqja e personit në programin Pema Familjare, prekni me gisht nënndarjen Hollësitë.
- Nën Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht emrin e personit. Më pas, prekni me gisht te Redakto.
- Për të shkruar një emër për herë të parë, prekni me gisht nënndarjen Bashkëshortët/et ose Prindërit. Pastaj, prekni me gisht te Shto Bashkëshortin/en, Shto Fëmijën, Shto Motrën/Vëllanë ose Shto Prindin.
- Menjëherë poshtë shiritit të errët, prekni me gisht gjuhën ose fjalën Tjetër.
- Prekni me gisht gjuhën që dëshironi, më pas prekni me gisht te Vazhdo.
- Shkruajeni emrin.
- Shkruani se nga e dini që emri është i saktë dhe prekni me gisht te Ruaj.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
- Nga faqja e personit te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, prekni me gisht emrin e personit tek Informacione me Të Dhënat mbi Jetën.
- Prekni me gisht ikonën Redakto
.
- Mbi fushat e emrit, shihni gjuhën aktuale të përzgjedhur ose fjalën Tjetër. Prekeni me gisht dhe pastaj prekni me gisht gjuhën që dëshironi.
- Shkruajeni emrin. Shkruani se nga e dini që emri është i saktë.
- Prekni me gisht te Ruaj.
Artikuj të ngjashëm
Veçoritë e gjuhës për emrat te Pema Familjare
Si duhet t’i shkruaj emrat te Pema Familjare?