Si t’i shkruaj emrat te Pema Familjare?

Këtu janë udhëzimet për t’ju ndihmuar që t’i shkruani me saktësi emrat te Pema Familjare.

Përzgjidhni gjuhën e duhur

Kur shtoni ose redaktoni një emër te Pema Familjare, ju mund ta ndryshoni veçorinë e gjuhës. Veçoria e gjuhës ju lejon ta shkruani emrin në rendin e duhur me kompletin e saktë të karaktereve.

Shkruajeni variantin e saktë të emrit te pjesa Të Dhënat mbi Jetën

Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, shkruani emrin e lindjes ose emrin e plotë ligjor.

  • Germat e Mëdha – Përdorini germat e mëdha si zakonisht.
  • Mbiemri i vajzërisë dhe i martesës – Nëse një grua e ndryshoi mbiemrin e saj pas martesës, përdorni mbiemrin e saj të vajzërisë. 
  • Ndryshimet ligjore të emrit – Nëse një person e ndryshoi emrin e tij ose të saj ligjërisht, përveç martesës, shkruani emrin më të ri ligjor.
  • Emri më i përdorur zakonisht – Nëse personi nuk e përdori në jetë emrin e tij ose të saj ligjor, shkruajeni emrin e përdorur zakonisht te pjesa Të Dhënat mbi Jetën. Shkruajeni emrin ligjor te pjesa Informacion Tjetër.

Vendoseni çdo pjesë të emrit në fushën e duhur

  • Titulli – Përdoreni fushën Titulli për fjalë të tilla si “Kont” ose “Zoti”. Mund ta lini bosh fushën e titullit. 
  • Emrat – Shkruani emrin dhe emrin e mesit. Vendosini nofkat te pjesa “Informacion Tjetër”.
  • Mbiemrat – Shkruani emrin e familjes ose mbiemrin. Nëse një grua e ndryshoi mbiemrin e saj pas martesës, shkruani mbiemrin e saj të vajzërisë. Nëse personi nuk ka mbiemër, lëreni bosh fushën Mbiemri.
  • Prapashtesa – Shkruani fjalë të tilla si “i Riu” apo “Plaku”, ose një numër romak. Për shembull: Xhon Smith III.  Mund ta lini bosh fushën. 

Vendosini nofkat dhe variantet e tjera te pjesa Informacion Tjetër

Shtojini emrat e tjerë që përdori një person te pjesa “Informacion Tjetër”. Ja tek janë disa shembuj:

  • Nofkat
  • Emrat e përdorur përpara ose pas shpërnguljes në një vend të ri
  • Emrat e përdorur për të shmangur identifikimin
  • Ndryshimet e emrit nga birësimi, shkurorëzimi ose disa veprime të tjera ligjore
  • Variante të emrave të bazuara te zakonet e vënies së emrit, të tillë si emrat në frëngjisht “dit” [në shqip “i quajtur”]
  • Mbiemrat e martesës të grave
  • Variante të germëzimit

Shmangini fjalët dhe karakteret e pavlefshme

Ju nuk mund ta ruani një emër me një karakter të pavlefshëm në asnjë nga fushat e emrave. Një mesazh paralajmërues e përshkruan problemin. Nëse mesazhi shfaqet në ngjyrë të kuqe, duhet t’i hiqni karakteret e pavlefshme.

  • Këto karaktere nuk lejohen: \ @ # $ % ^ & * _ + = | ~ ? < > [ ] { } ( ) ; : 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9.
  • Shmangini hapësirat shtesë.
  • Mund t’i përdorni vizat dhe apostrofët që janë pjesë e emrit.
  • Shmangini emrat me vetëm shkronjat e para [të emrit].
  • Shmangini fjalët që nuk janë emra. Shembuj përfshijnë: nuk i është vënë emër, pa emër, Zoti, Bashkëshortja, binjaku/ja ose biri. 
  • Shkruajini numrat e brezave, të tillë si III, në fushën prapashtesa.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i ndryshoj informacionet me të dhënat mbi jetën te Pema Familjare?
Si të shtoj nofka te Pema Familjare?
Si ta shkruaj një emër nga një gjuhë e ndryshme te Pema Familjare?
Përse emri i një personi ka pikëpyetje te Pema Familjare?
Si t’i shkruaj emrat skandinavë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?