Te Pema Familjare, cili është problemi me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?

Pema Familjare shfaq një problem me të dhënat të quajtur “Problem me Gjuhën e Emrit” kur lloji i shkrimit i përdorur për të shkruar emrin e një personi nuk përkon me modelin e përzgjedhur të gjuhës, nëse një fushë emri përmban llojin e gabuar të shkrimit ose një fushë emri përmban lloje të shumta shkrimesh.

Për ta zgjidhur këtë problem me të dhënat, redaktojeni emrin e personit. Kur e redaktoni emrin, bëjini këto ndryshime:

  1. Përzgjidhni modelin e gjuhës që përkon me llojet e shkrimeve të përdorura për të shkruar emrin. Do të shfaqen fusha për çdo lloj shkrimi të përdorur te gjuha.
  2. Lëvizeni çdo lloj shkrimi te fusha e tij e saktë. Përdorni veçorinë e prerjes dhe ngjitjes të pajisjes suaj për ta bërë këtë.
  3. Sigurohuni që çdo fushë përmban vetëm një lloj shkrimi.

Kur emri është shkruar saktë, mesazhet paralajmëruese zhduken. Kur i ruani ndryshimet tuaja, problemi me të dhënat do të zgjidhet.
Ky problem me të dhënat nuk mund të shpërfillet.

Artikuj të ngjashëm

Te Pema Familjare, si ta zgjidh problemin me të dhënat, “Problem me Gjuhën e Emrit”?
Si ta shkruaj një emër nga një gjuhë e ndryshme te Pema Familjare?
Modelet e gjuhës për emrat te Pema Familjare
Si t’i shkruaj emrat kinezë te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?