Si ta krijoj një llogari falas për një fëmijë?

Çdokush 13 vjeç e lart mund të regjistrohet për një llogari në FamilySearch pa lejen e prindërve.

Fëmijët e moshave 8–12 vjeç mund të regjistrohen për një llogari në FamilySearch me lejen e prindërve. Kjo llogari mund të krijohet ose në faqen churchofjesuschrist.org ose në FamilySearch.org.

Fëmijët që tashmë kanë një llogari për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mund të nënshkruajnë hyrjen në FamilySearch.org duke përdorur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e asaj llogarie, duke përzgjedhur butonin Nënshkruaj Hyrjen me Llogarinë e Kishës në faqen e internetit.

Dhënia e lejes në churchofjesuschrist.org

Prindërit dhe kujdestarët ligjorë që janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mund të krijojnë llogari dhe të japin leje në faqen churchofjesuschrist.org. Prindërit gjithashtu mund t’i ndryshojnë fjalëkalimet e fëmijëve të tyre dhe t’i fshijnë llogaritë e fëmijëve të tyre.

Për udhëzime, nënshkruani hyrjen te llogaria juaj në churchofjesuschrist.org, hapni veçoritë e llogarisë suaj dhe klikoni te Ndihmë.

Dhënia e lejes nëpërmjet faqes FamilySearch.org

Prindërit dhe fëmijët mund të krijojnë gjithashtu llogari në faqen FamilySearch.org. Nuk kërkohet anëtarësia në Kishë.

Gjatë këtij procesi, prindi apo kujdestari ligjor mund të zgjedhë 1 nga 3 metodat për ta autorizuar ligjërisht një fëmijë që të regjistrohet për programin FamilySearch.

  • Numri i Dokumentit në Kishë (parapëlqehet, për shenjtorët e ditëve të mëvonshme)
  • Adresa e postës elektronike
  • Numri i telefonit celular për sms

Në procesin e krijimit të llogarisë, dërgohet një kod i miratimit nga prindi në adresën e postës elektronike ose numrin e telefonit për sms të prindit apo kujdestarit (nëse llogaria nuk krijohet me numrin e dokumentit në Kishë). Ju do të specifikoni gjithashtu një metodë për rimarrje të llogarisë në rast se fëmija juaj harron informacionin e tij apo të saj për nënshkrimin e hyrjes. Për llogaritë e krijuara me numrin e dokumentit në Kishë, përdoret po ai numër për rimarrjen.

Pjesa tjetër e këtij artikulli përshkruan mënyrën se si të krijoni llogarinë nga programi FamilySearch.

Hapat (FamilySearch.org)

Për të krijuar një llogari për një fëmijë midis moshave 8 dhe 12 vjeç, ndiqni këta hapa.

  1. Shkoni te një produkt i programit FamilySearch dhe përdorni 1 nga këto mundësi:
    • Shkoni te faqja FamilySearch.org në një shfletues dhe klikoni te Krijo Llogarinë.
    • Hapni programin për telefonat celularë Pema Familjare ose Kujtimet dhe prekni me gisht te Krijo Llogarinë Falas.
  2. Shkruani informacionin e fëmijës në formularin Krijimi i Llogarisë dhe klikoni te Vazhdo.
  3. Shfaqet kutia e dialogut Nevojitet Leje nga Prindi apo Kujdestari. Ju mund të zgjidhni që të jepni leje nëpërmjet:
    • Numrit të Dokumentit në Kishë (shih hapin 4)
    • Mesazhit me sms (shih hapin 5)
    • Postës elektronike (shih hapin 6)
  4. Për të dhënë miratimin nga prindi duke shkruar numrin e dokumentit në Kishë, ndiqni këta hapa.
    1. Përzgjidhni Përdor Numrin e Dokumentit në Kishë të Prindit (parapëlqehet).
    2. Shkruani numrin tuaj të dokumentit në Kishë (të prindit apo kujdestarit ligjor). Më pas, klikoni te Vazhdo.
    3. Më pas, shkruani numrin e dokumentit në Kishë të fëmijës suaj dhe klikoni te Vazhdo.
    4. Plotësoni fushat e mbetura të formularit dhe klikoni te Krijo Llogarinë.
    5. Nënshkruani hyrjen te llogaria FamilySearch për ta përfunduar regjistrimin. Nëse fëmija juaj harron informacionin e tij ose të saj për nënshkrimin e hyrjes, kërkohet numri i dokumentit në Kishë për ta rimarrë atë.
  5. Për të dhënë miratimin nga prindi nëpërmjet mesazhit me sms, ndiqni këta hapa.
    1. Duke përdorur numrin e telefonit për mesazhin me sms nga menuja me shpalosje, përzgjidhni Pyet prindin dhe shkruani numrin e telefonit. Klikoni te Vazhdo.
    2. Plotësoni fushat e mbetura të formularit dhe klikoni te Krijo Llogarinë. Një kod i miratimit nga prindi dërgohet me sms te numri i telefonit të prindit.
    3. Pamja tjetër kërkon kodin e miratimit nga prindi që u dërgua te telefoni i prindit apo kujdestarit nëpërmjet mesazhit me sms. Shkruajeni kodin dhe klikoni te Dërgo.
    4. Pastaj, shkruani një numër telefoni për mesazhin me sms ose adresën e postës elektronike për rimarrjen e llogarisë, në rast se fëmija juaj harron informacionin e vet për nënshkrimin e hyrjes.
    5. Nëse përzgjodhët që ta rimerrni me mesazh sms, shkruajeni kodin që u dërgua te telefoni, dhe klikoni te Dërgo.
    6. Nëse përzgjodhët postën elektronike, hapeni atë dhe klikoni te Përfundo Regjistrimin.
    7. Nënshkruani hyrjen te llogaria FamilySearch për ta përfunduar regjistrimin.
  6. Për të dhënë miratimin nga prindi nëpërmjet postës elektronike, ndiqni këta hapa.
    1. Duke përdorur një mesazh poste elektronike nga menuja me shpalosje, përzgjidhni Pyet prindin dhe shkruani adresën e postës elektronike. Klikoni te Vazhdo.
    2. Krijimi i llogarisë vazhdon. Plotësoni fushat e mbetura të formularit dhe klikoni te Krijo Llogarinë. Një mesazh me një hallkë lidhëse për miratimin nga prindi dërgohet te posta elektronike e prindit.
    3. Pamja tjetër kërkon kodin e miratimit nga prindi që u dërgua tek adresa e postës elektronike të prindit ose kujdestarit. Shkruajeni kodin dhe klikoni te Dërgo.
    4. Shkruani një numër telefoni për mesazhin me sms ose adresën e postës elektronike për rimarrjen e llogarisë, në rast se fëmija juaj harron informacionin e vet për nënshkrimin e hyrjes.
    5. Nëse përzgjodhët që ta rimerrni me mesazh sms, shkruajeni kodin që u dërgua te telefoni, dhe klikoni te Dërgo.
    6. Nëse përzgjodhët postën elektronike, hapeni atë dhe klikoni te Përfundo Regjistrimin.
    7. Nënshkruani hyrjen te llogaria FamilySearch për ta përfunduar regjistrimin.

Nuk vjen mesazhi i postës elektronike ose me sms i verifikimit

Nëse mesazhi i postës elektronike ose me sms për lejen ose verifikimin nuk vjen menjëherë, ecuria në llogarinë tuaj ruhet për 48 orë. Gjatë asaj kohe, ju mund të bëni një nga sa vijon për të dhënë leje:

  • Nënshkruani hyrjen në llogarinë tuaj në churchofjesuschrist.org dhe jepni miratimin nga veçoritë e llogarisë suaj (për shenjtorët e ditëve të mëvonshme).
  • Kontrollojini brenda ditës mesazhet me sms ose ato me postë elektronike. Nëse nuk vjen gjë, rikthehuni te faqja FamilySearch.org dhe klikoni te Nënshkruaj Hyrjen. Shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj dhe programi FamilySearch do t’ju ndihmojë ta përfundoni krijimin e llogarisë suaj.

Fëmija e ka tashmë një llogari

Nëse merrni një nga mesazhet ‘gabim’ më poshtë, fëmija ndoshta e ka tashmë një llogari:

  • “Ne besojmë se kjo llogari ekziston tashmë”.
  • “Numri i telefonit për mesazhet me sms që shkruat, tashmë përdoret në një llogari.”
  • “Ky numër i dokumentit në kishë tashmë përdoret në një llogari.”

Në këtë rast, klikoni te Nënshkruaj hyrjen. Më pas, nëse fëmija e ka harruar emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin e vet, bëni njërën apo të dyja nga sa vijon:

  • Për ta rimarrë emrin e përdoruesit, klikoni te Harrova Emrin e Përdoruesit.
  • Për ta rivendosur fjalëkalimin, klikoni te Harrova Fjalëkalimin.
  • Nëse keni probleme, nganjëherë është e dobishme të kaloni te një shfletues tjetër i internetit, i tillë si Chrome, Edge, Firefox ose Safari.

Artikuj të ngjashëm

Si të kërkoj që skuadra e programit FamilySearch të ridërgojë një mesazh poste elektronike verifikimi për Llogarinë time?
Si të kërkoj të më ridërgojnë një kod verifikimi për të aktivizuar llogarinë time në programin FamilySearch?
Si të krijoj një llogari të Kishës duke përdorur churchofjesuschrist.org?

A ishte kjo e dobishme?