Si të bëj kërkesë që skuadra e programit FamilySearch të ridërgojë një mesazh verifikimi me postë elektronike për Llogarinë time?

Share

Zakonisht mesazhi i verifikimit mbërrin brenda disa minutave. Me raste, merr 1–2 orë. Nëse nuk mbërrin shpejt, këtu keni disa gjëra bazë që mund t’i kontrolloni:

  • Mesazhi i postës elektronike vjen nga dërguesi www.familysearch.org/register/ dhe ka te rreshti i lëndës mesazhin Përfundoni Regjistrimin e Llogarisë suaj në programin FamilySearch ….
  • Kontrolloni dosjen tuaj të mesazheve reklamuese [junk] apo të të padëshiruarave [spam]. Ju lutemi, kërkoni termat Llogaria në programin FamilySearch, Përfundojeni regjistrimin tuaj ose të dyja. Nëse e gjeni mesazhin e postës elektronike në dosjen e mesazheve reklamuese [junk] apo të të padëshiruarave [spam], kalojeni te dosja juaj kryesore ose te kutia juaj e mesazheve hyrëse. Tani mund ta hapni dhe të klikoni te hallka lidhëse e aktivizimit. Hallkat lidhëse të aktivizimit nuk funksionojnë në dosjen e mesazheve reklamuese [junk] apo të të padëshiruarave [spam].
  • Kontrolloni çdo llogari tjetër të postës elektronike që keni. 
  • Nëse bëtë ndonjë gabim kur shkruat adresën tuaj të postës elektronike, regjistrohuni sërish me adresën e saktë të postës elektronike.
  • Nëse e keni krijuar llogarinë tuaj më shumë se 48 orë më parë, hallka lidhëse në postën elektronike është e pavlefshme. Regjistrohuni përsëri.
  • Nëse dritarja e regjistrimit është ende e hapur (brenda 48 orëve), klikoni te butoni për ta ridërguar mesazhin e aktivizimit me postë elektronike. Mos harroni të përdorni mesazhin më të fundit të verifikimit me postë elektronike, meqenëse hallkat lidhëse në mesazhet më të vjetra të postës elektronike janë të pavlefshme.

Nëse jeni në gjendje të nënshkruani hyrjen në llogarinë tuaj të programit FamilySearch, ju lutemi, bëjeni. Më pas klikoni tek emri juaj në cepin e sipërm djathtas. Klikoni te Veçoritë dhe më pas te Llogaria. Verifikoni a është aktivizuar mundësia juaj e rimarrjes. (Nëse jo, shihni hallkën lidhëse: “Verifikoni këtë…” nën pjesën Posta Elektronike e Rimarrjes.)

Adresa e postës elektronike e rimarrjes:

  • Nëse adresa e postës elektronike nuk është verifikuar, do të shihni sa vijon Verifikoni këtë adresë. Klikoni te fjalët me hallka ndërlidhëse dhe lexojeni këtë mesazh: “Ju lutemi, Kontrollojeni Postën Tuaj Elektronike. Një mesazh verifikimi me postë elektronike u dërgua tek [adresa e postës elektronike këtu]. Pasi të jetë verifikuar, ne do ta përdorim adresën e postës elektronike për t’ju ndihmuar ta rimerrni informacionin e nënshkrimit të hyrjes nëse do t’ju nevojitet. Hallkës lidhëse verifikuese do t’i mbarojë vlefshmëria pas 48 orësh.”
  • Keni këto mundësi: Ridërgo mesazhin me postë elektronike ose Mbylle.
  • Nëse vazhdoni të keni probleme me krijimin dhe aktivizimin e llogarisë suaj në programin FamilySearch, ju lutemi, vihuni në kontakt me skuadrën e programit FamilySearch.

Artikuj të ngjashëm

Si ta krijoj një llogari falas në FamilySearch?
A mund të krijoj llogari me një adresë të përbashkët të postës elektronike?
Si ta krijoj një llogari falas për një fëmijë?

A ishte kjo e dobishme?