Një llogari falas në FamilySearch ofron qasje më të gjerë te burimet në këndin e internetit të programit FamilySearch.
Përpara se të filloni
- Të gjithë personat mbi 13 vjeç mund të krijojnë një llogari.
- Me lejen e prindërve, fëmijët e moshave 8–12 vjeç mund të krijojnë llogari.
- Ne rekomandojmë që çdo person të përdorë një adresë më vete të postës elektronike ose një numër më vete të telefonit celular. Duke e bërë këtë, bëhet më të lehtë rimarrja e emrit të përdoruesit ose rivendosja e fjalëkalimit.
Shënim: Mundësia për të përdorur një numër telefoni celular për rimarrjen e llogarisë mund të mos jetë në dispozicion në zonën tuaj. - Teksa krijoni një llogari, emri i përdoruesit që zgjidhni, mund të jetë tashmë në përdorim. Nëse ndodh kjo, sistemi ofron disa variante nga të cilat mund të zgjidhni. Ose mund të shkruani një emër të ndryshëm përdoruesi.
- Ju rekomandojmë të përdorni diçka të ndryshme nga adresa juaj e postës elektronike si emër përdoruesi.
- Nëse e përdorni adresën tuaj të postës elektronike si emër përdoruesi, ju lutemi, përfshini edhe një numër celulari për lehtësi rimarrjeje të llogarisë.
- Në këndin e internetit, herën e parë që shihni trungun tuaj familjar, ju do të shihni ekranin Fillojeni Pemën Tuaj Familjare që përmban hapa të thjeshtë për t’u ndjekur, për t’ju ndihmuar të shkruani informacionin rreth vetes në Pemën Familjare.
Hapat (këndi i internetit)
- Shkoni te faqja FamilySearch.org dhe klikoni te Krijo një llogari.
- Shkruani informacionin që kërkohet, përfshirë një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim.
- Përzgjidhni një mundësi rimarrjeje. Nëse vendi juaj nuk është në listën e vendndodhjeve për mundësinë e rimarrjes së llogarisë me mesazh në celular, ju duhet të përdorni një adresë të postës elektronike për rimarrjen.
- Pranojini Kushtet e Përdorimit dhe Njoftimin mbi Privatësinë duke shenjuar kutinë përzgjedhëse që gjen zbatim. Klikoni tek I Përfunduar.
- Aktivizojeni llogarinë tuaj. Kërkoni për një mesazh në adresën tuaj të postës elektronike ose një mesazh në telefonin tuaj celular.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Hapni programin Pema Familjare ose Kujtimet në FamilySearch në aparatin tuaj celular.
- Prekni me gisht te Nënshkruaj Hyrjen.
- Përdorni udhëzimet për këndin e internetit teksa krijoni llogarinë tuaj.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
- Shkoni te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.
- Klikoni te Krijoni një Llogari Falas.
- Përdorni udhëzimet për këndin e internetit teksa krijoni llogarinë tuaj.
Hapat pasues që rekomandohen
Rishikojeni informacionin tuaj të kontaktit dhe parapëlqimet tuaja për njoftimet te veçoritë tuaja në programin FamilySearch.
Marrja e ndihmës
Nëse hasni probleme, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch.
Zgjidhje për problemet e zakonshme
Ja mesazhet që nënkuptojnë se ndoshta e keni tashmë një llogari:
- “Ne besojmë se kjo llogari ekziston tashmë.”
- “Numri i telefonit celular që shkruat, po përdoret tashmë në një llogari.”
- “Ky numër i dokumentit në Kishë tashmë përdoret në një llogari.”
Shënime për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
- Ju ndoshta keni një llogari Kishe për këndin e internetit të Kishës ose programet elektronike të Kishës, të tilla si Mjetet. Nuk keni nevojë për një llogari të veçantë për faqen FamilySearch.org ose për programet për telefonat celularë të faqes FamilySearch. Në faqen ku nënshkruani hyrjen, klikoni te Vazhdoni me Llogarinë e Kishës.
- Nëse zgjidhni që të krijoni një llogari FamilySearch, përdorni hapat e këndit të internetit.
- Në ekranin e parë, klikoni te kutia për të treguar se jeni një anëtar/e i/e Kishës.
- Shkruani numrin tuaj të dokumentit në Kishë. Nëse nuk mund ta gjeni, klikoni te kutia dhe më pas klikoni te Vazhdo.
- Për ta shtuar numrin tuaj të dokumentit në Kishë në një llogari ekzistuese, shkoni te Veçoritë e Llogarisë suaj. Në fund të faqes, klikoni te Shto Numrin e Dokumentit në Kishë.
Artikuj të ngjashëm
Si të krijoj një llogari falas në FamilySearch duke përdorur Google?
Si të krijoj një llogari falas në FamilySearch duke përdorur Facebook?
Si të krijoj një llogari falas në FamilySearch duke përdorur nënshkrimin në Apple ose si të lidh llogaritë ekzistuese?
Si të nënshkruaj hyrjen në FamilySearch?
Si të bëj kërkesë që skuadra e programit FamilySearch të ridërgojë një mesazh verifikimi me postë elektronike për Llogarinë time?
Si të kërkoj të më ridërgojnë një kod verifikimi për të aktivizuar llogarinë time në programin FamilySearch?
Si ta krijoj një llogari falas për një fëmijë?
Cilat janë rregullat për fjalëkalimin dhe emrin tim të përdoruesit?
A mund të krijoj llogari me një adresë të përbashkët të postës elektronike?
Si ta ndihmoj një person tjetër që të krijojë një llogari?