Shtimi i brezave të gjallë ju lidh me paraardhësit tuaj të vdekur. Për shembull, shtimi i prindërve tuaj të gjallë ju lejon të lidheni më tej me gjyshërit/et tuaj/a të vdekur/a.
Përpara se të filloni
Teksa futni informacion për të afërmit e gjallë, ju lutemi të ndiqni këto udhëzime:
- Mos futni asnjë informacion rreth individëve të gjallë pa lejen e tyre.
- Mos përfshini asnjë informacion që mund të konsiderohet me informacion të ndjeshëm. Për t’ju ndihmuar me këtë përpjekje, ne gjithashtu i kemi çaktivizuar disa fusha që potencialisht mund të konsiderohen me informacion të ndjeshëm. Këto janë: diskutimet, identifikimi kombëtar, raca, emri i kastës, emri i klanit, fisi, bar mitzvah‑u [riti hebre për djemtë], bat mitzvah‑u [riti hebre për vajzat] dhe përkatësia fetare.
Për më shumë informacion ju lutemi gjithashtu të shqyrtoni marrëveshjen për dorëzimin të programit FamilySearch.
Ku të shtohen të afërmit e gjallë
Ne rekomandojmë sa vijon:
- Pemën private (Pemën në Programin FamilySearch). Nëse keni një pemë private, shtoni mjaft nga të afërmit tuaj të gjallë që të mund të lidheni me paraardhësit tuaj të vdekur. Vetëm ju mund t’i shihni të afërmit e gjallë në pemën tuaj private.
- Pemën e grupit familjar. Nëse doni të shtoni informacion rreth më shumë prej pjesëtarëve të gjallë të familjes suaj, ne rekomandojmë që ta bëni në një pemë të grupit familjar. Atje mund të krijoni një grup familjar për ta shpërndarë informacionin dhe për të nxitur bashkëpunim e lidhje ndërmjet pjesëtarëve të familjes suaj.
Informacioni që kërkohet
Që të shtoni një person të ri, ju duhet të vendosni të paktën emrin ose mbiemrin, të tregoni gjininë e personit dhe të përzgjidhni i/e vdekur ose i/e gjallë.
Hapat (këndi i internetit)
- Ndërkohë që keni nënshkruar hyrjen në faqen FamilySearch.org, klikoni te Pema Familjare dhe më pas klikoni te Pema.
- Nëse nevojitet, përdorni ndërruesin me shpalosje në pjesën e sipërme djathtas për të përzgjedhur pamjen e pemës që doni ta përdorni. Më pas, vazhdoni më poshtë me hapat në pjesën që i korrespondon pamjes suaj të pemës.
- Pemët e grupit familjar nuk mund të paraqiten aktualisht duke përdorur pamjen Paraardhësi i Parë, pamjen Sipas Pasardhësve ose pamjen në Formë Erashke.
Pamjet për së Gjeri, në Formë Erashke dhe Sipas Pasardhësve
- Klikoni tek emri i një pjesëtari të afërt të familjes.
- Në hollësitë që shfaqen, klikoni përsëri tek emri i personit.
- Klikoni te nënndarja Hollësitë.
- Rrëshqitni te pjesa Pjesëtarët e Familjes.
- Klikoni te hallka lidhëse e duhur (Shto Bashkëshort/e, Shto Fëmijën ose Shto Prindin).
- Përdorni nënndarjen e duhur për të shtuar personin:
- Sipas Emrit. Shkruani hollësitë, klikoni tek I/E Gjallë, më pas klikoni te Tjetër. Verifikoni informacionin dhe klikoni te Krijo personin.
- Nga Pema në programin FamilySearch. Klikoni te kjo nënndarje që të kopjoni dikë nga pema juaj private te pema e një grupi familjar. Më pas klikoni tek emri i personit. (Kjo mundësi është në dispozicion kur shtoni dikë në një pemë të grupit familjar.)
- Sipas Numrit të Identifikimit. Në qoftë se e dini numrin e identifikimit të personit dhe nëse personi është në pemën tuaj private ose në një pemë të një grupi familjar në të cilën jeni pjesë, klikoni te kjo nënndarje, futni numrin e identifikimit dhe klikoni Tjetër.
Pamja Për së Gjati
- Përdorni shigjetat për ta zgjeruar pemën që të tregojë personin, pjesëtarin e familjes së të cilit doni të shtoni.
- Hapni mundësinë e duhur për të shtuar:
- Prindërit. Klikoni ikonën ^ mbi kuadratin e personit. Më pas klikoni te Shto Babanë ose Shto Nënën.
- Fëmijë, bashkëshort/e, ose vëlla/motër. Klikoni tek ikona + që është mbi fotografinë e personit dhe përzgjidhni mundësinë e duhur. (Që të shtoni një vëlla/motër, personi duhet të jetë i lidhur me një prind së pari.)
- Klikoni te nënndarja e duhur për të shtuar personin:
- Sipas Emrit. Shkruani hollësitë, klikoni tek I/E Gjallë, më pas klikoni te Tjetër. Verifikoni informacionin dhe klikoni te Krijo personin.
- Nga Pema në programin FamilySearch. Klikoni te kjo nënndarje që të kopjoni dikë nga pema juaj private te pema e një grupi familjar. Më pas klikoni tek emri i personit. (Kjo mundësi është në dispozicion kur shtoni dikë në një pemë të grupit familjar.)
- Sipas Numrit të Identifikimit. Në qoftë se e dini numrin e identifikimit të personit dhe nëse personi është në pemën tuaj private ose në një pemë të një grupi familjar në të cilën jeni pjesë, klikoni te kjo nënndarje, futni numrin e identifikimit dhe klikoni Tjetër.
Pamja Paraardhësi i Parë
- Gjeni personin me pjesëtarë të gjallë të familjes që doni ta shtoni.
- Mbi fotografinë e personit, klikoni tek ikona +:
- Për të shtuar një fëmijë, klikoni te Shto Fëmijën.
- Për të shtuar një bashkëshort/e, klikoni te Shto Bashkëshort/e.
- Për të shtuar një prind, klikoni te Shto Prindin.
- Klikoni te nënndarja e duhur për të shtuar personin:
- Sipas Emrit. Shkruani hollësitë, klikoni tek I/E Gjallë, më pas klikoni te Tjetër. Verifikoni informacionin dhe klikoni te Krijo personin.
- Sipas Numrit të Identifikimit. Në qoftë se e dini numrin e identifikimit të personit dhe nëse personi është në pemën tuaj private ose në një pemë të një grupi familjar në të cilën jeni pjesë, klikoni te kjo nënndarje, futni numrin e identifikimit dhe klikoni Tjetër.
Hapat (programi për telefonat celularë)
- Hapeni në programin për telefonat celularë Pema Familjare.
- Nëse nevojitet, kaloni te pema në të cilën doni ta shtoni personin.
- Lundroni te faqja Personi e një pjesëtari të familjes të individit të gjallë.
- Prekni me gisht nënndarjen e duhur (Bashkëshortët/et për bashkëshortët/et dhe fëmijët, ose Prindërit për prindërit dhe vëllezërit e motrat).
- Prekni me gisht hallkën e duhur lidhëse (Shto Fëmijën, Shto Bashkëshort/e, Shto Prindin ose Shto Vëllanë/Motrën).
- Vendoseni informacionin për individin dhe më pas prekni me gisht Vazhdo.
- Tregoni që personi është I/E Gjallë.
- Vendosni ndonjë informacion lindjeje dhe pastaj prekni me gisht Vazhdo.
- Prekni me gisht Shto ose Shto Këtë Person.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
- Në programin Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, lundroni te faqja Personi e një pjesëtari të familjes të individit të gjallë.
- Klikoni te Shiko Familjen.
- Klikoni te hallka e duhur lidhëse (Shto Bashkëshort/e, Shto Fëmijën, Shto Prindin ose Shto Vëllanë/Motrën).
- Shkruani informacionin për individin. Tregoni që ai ose ajo është i/e gjallë.
- Klikoni te Tjetër.
Artikuj të ngjashëm
Njoftim mbi Privatësinë në FamilySearch
A mund të shtoj në Pemën Familjare kujtime rreth të afërmve të mi të gjallë?
Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
Kush mund t’i shohë të afërmit e mi të gjallë në Pemën Familjare?
Si ta ndryshoj gjendjen nga i/e vdekur në i/e gjallë te Pema Familjare?
Si t’i bashkoj përsëritjet e mundshme te Pema Familjare?