Hyrje
Mirë se vini në rolin tuaj të ri si bashkërenduesi/ja i/e qendrës së programit FamilySearch. Përgjegjësia juaj parësore është t’i ndihmoni të tjerët që të kenë përvoja të personalizuara me tempullin dhe historinë familjare. Roli juaj dytësor është të administroni qendrën e programit FamilySearch. Informacioni vijues është i dobishëm për thirrjen tuaj të re.
Në fund të këtij artikulli ka hallka lidhëse për informacion shtesë të dobishëm nga pjesa Qendra e Ndihmës dhe e të Mësuarit te FamilySearch.org.
Regjistrohuni si një bashkërendues/e i/e ri/e i/e qendrës së programit FamilySearch.
- Nëse nuk keni një llogari të Kishës, krijoni një në https://account.churchofjesuschrist.org/register.
- Vihuni në Kontakt me Skuadrën e Programit FamilySearch dhe regjistrojeni thirrjen tuaj të re.
Marrja e Personelit dhe Trajnimi
Konsultohuni me këshilltarin e lartë të kunjit tuaj për historinë familjare. Ai mund t’ju ndihmojë ta kuptoni thirrjen tuaj dhe t’ju ndihmojë me sa vijon:
- Të japë këshilla dhe udhëzime.
- Të vendosni një orar të rregullt që të takoheni për të diskutuar veprimet e qendrës.
- Të diskutoni për hollësi të tilla si oraret e qendrës, personelin, nevojat për trajnim dhe përdorimin prej anëtarëve.
- Të shkruani emrin dhe thirrjen tuaj standarde si bashkërendues i qendrës së programit FamilySearch për kunjin në pjesën Administro Thirrjet te sistemi Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit. Kjo do të sigurojë që këshilluesi juaj zonal për tempullin dhe historinë familjare të jetë në dijeni për thirrjen tuaj.
Të takoheni me bashkërenduesin e mëparshëm të qendrës së programit FamilySearch, nëse është e mundur. Bashkërenduesi i mëparshëm mund të ndihmojë në këto mënyra:
- Të japë informacion në lidhje me qendrën, siç janë orari aktual dhe personeli.
- T’ju informojë për çdo shqetësim lidhur me personelin ose çështje të tjera.
- T’ju japë çelësat e qendrës.
- T’ju japë fjalëkalimin e administratorit për kompjuterët.
- Të diskutoni për përgjegjësitë themelore.
- Të japë informacionin e kontaktit për përgjegjësin e godinave dhe specialistin e kunjit për teknologjinë.
Shkoni te Komuniteti i programit FamilySearch. Bashkohuni me grupet vijuese:
- Këshilluesit për Tempullin dhe Historinë Familjare [Temple & Family History Consultants]
- Skuadrën e Përkrahjes së Qendrave të Programit FamilySearch për Bashkërenduesit dhe Personelin [FamilySearch Center Support for Coordinators and Staff]
Përdorini grupet e forumit Komuniteti për të bërë pyetje, për të dhënë ide dhe për të marrë ndihmë. Hyni në Komunitetin e Programit FamilySearch nga këtu.
Për t’u Bashkuar me Grupet e Komunitetit:
- Nënshkruajeni hyrjen me llogarinë tuaj të anëtarit (të Kishës ose programit FamilySearch) që lidhet me Numrin tuaj të Dokumentit në Kishë.
- Përzgjidhni nënndarjen Grupet.
- Në fushën që thotë Kërko Grupet shkruani: Këshilluesit për Tempullin dhe Historinë Familjare dhe shtypni tastin Enter [Hyr].
- Te rezultatet, klikoni te grupi Këshilluesit për Tempullin dhe Historinë Familjare.
- Klikoni te Bashkohu.
- Në krye të ekranit, ku thotë: FAQJA KRYESORE > GRUPET > KËSHILLUESIT PËR TEMPULLIN DHE HISTORINË FAMILJARE, përzgjidhni GRUPET për t’u kthyer te faqja Grupet.
- Në fushën që thotë Kërko Grupet shkruani: Skuadra e Përkrahjes së Qendrave të Programit FamilySearch për Bashkërenduesit dhe Personelin dhe shtypni tastin Enter [Hyr].
- Te rezultatet, klikoni te grupi Skuadra e Përkrahjes së Qendrave të Programit FamilySearch për Bashkërenduesit dhe Personelin.
Klikoni te Bashkohu.
Që të riktheheni te grupet tuaja në të ardhmen, pasi të keni nënshkruar hyrjen në faqen Komuniteti, në krye të ekranit përzgjidhni nënndarjen Grupet, më pas përzgjidhni mundësinë Grupet e Mia për të parë listën e grupeve me të cilat jeni bashkuar.
Nëse askush në kunjin tuaj nuk mund t’ju sigurojë trajnim, këshillohuni me një anëtar të presidencës së kunjit tuaj. Ai mund të sigurojë informacionin e kontaktit të këshilltarit tuaj zonal për tempullin dhe historinë familjare. Nëse pjesëtarët tuaj aktualë të personelit nuk dinë si të sigurojnë përvoja individuale për frekuentuesit tuaj, ju lutemi, trajnojini ata. Nëse mendoni se nuk dini aq sa të trajnoni personelin tuaj, këshillohuni me udhëheqësit tuaj të priftërisë.
Burimet dhe materialet e trajnimit janë në faqen Burimet e Qendrës së Programit FamilySearch.
Nevojat Shtesë për Personel
Nëse ju nevojiten më shumë pjesëtarë personeli, takohuni me udhëheqësit tuaj të priftërisë dhe diskutoni për nevojat tuaja. Personeli mund të përfshijë këshillues të lagjeve për tempullin dhe historinë familjare si dhe vullnetarë nga forumi Komuniteti dhe anëtarë vullnetarë. Ndihmë shtesë mund të gjendet këtu ose nëpërmjet Komunitetit të Programit FamilySearch.
Raportet Mujore
Raportet mujore të veprimtarive të qendrave për zonat në vijim mund të gjenden këtu:
Shënim: Në Europën Qendrore, raportimi i këtyre shifrave nuk kërkohet aktualisht.
- Europa
- Europa Lindore
- Amerika Latine
Plotësojeni raportin duke bërë sa vijon:
- Përzgjidhni një gjuhë nga menuja me shpalosje.
- Shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj.
- Klikoni te butoni Hyr.
- Plotësojeni raportin.
- Klikoni te Dorëzo.
Për zonat në vijim, raportet mujore mund të gjenden këtu:
- Amerika Veriore
- Afrika
- Zona e Paqësorit
- Filipinet
Plotësojeni raportin duke bërë sa vijon:
- Futni numrin e njësisë së qendrës suaj të programit FamilySearch.
- Klikoni te Vazhdo.
- Plotësojeni raportin.
- Klikoni te Dorëzo.
Raporti mujor përfshin numrin e orëve që qendra është e hapur, numrin e vizitave nga anëtarët dhe vizitorë të tjerë dhe zëra të tjerë. Raportet mujore ndikojnë drejtpërdrejt te fakti a merret qendra juaj në konsideratë për pajisje zëvendësuese. Rekomandohet shenjimi si hallkë e parapëlqyer i faqes së zonës suaj.
Pasi të dorëzoni një raport mujor, një mesazh me postë elektronike dërgohet në llogarinë tuaj në FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare] me informacionin që dorëzuat. Mund t’ua përcillni raportin udhëheqësve tuaj të priftërisë.
Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së Programit FamilySearch
Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së Programit FamilySearch është manuali bazë për administrimin e qendrave të programit FamilySearch. Informacioni rreth temave në vijim gjendet në udhëzuesin e veprimeve:
Direktoria e Organizatave dhe e Udhëheqësve të Kishës (CDOL) [DOUK]
Harta e Gjetësit të Qendrave të Programit FamilySearch dhe e Bibliotekave të Lidhura me këtë Program
FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare]
Kompjutera, Printera dhe Programe Kompjuterike
Mikrofilmi dhe Mikrofisha
Mjetet e Qendrave
Administrimi i Godinave
Nëse nuk jeni të sigurt nëse diçka në udhëzuesin e veprimeve është aktuale, ju lutemi, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së Programit FamilySearch për ndihmë.
Portali i Qendrës së Programit FamilySearch
Portali i Qendrës së Programit FamilySearch është pika fillestare për këndet e internetit të programit FamilySearch dhe shërbime të tjera në dispozicion të frekuentuesve të qendrës së programit FamilySearch. Bëjeni portalin faqen kryesore në secilin shfletues të kompjuterave në qendër. Hyrja në Portalin e Shërbimeve të Qendrës së Programit FamilySearch gjendet në faqen https://www.familysearch.org/centers/portal. Për më tepër informacion mbi shtesën e kërkuar të shfletuesit, shihni artikullin e titulluar: Si të përdoret shtesa [extension] e Përmbajtjeve të Tjera me Vlerë nga Qendra e Programit FamilySearch.
Qendra e Ndihmës dhe e të Mësuarit e Programit FamilySearch
Qendra e Ndihmës dhe e të Mësuarit e programit FamilySearch ka artikuj dhe burime të tjera që ju ndihmojnë për thirrjen tuaj. Për të hyrë në Qendrën e Ndihmës dhe të të Mësuarit, nënshkruani hyrjen në faqen FamilySearch.org. Klikoni te pikëpyetja (?) në cepin e sipërm në të djathtë të ekranit. Futni kriteret e kërkimit në fushën e kërkimit të menusë Ndihmë, ose klikoni te hallka hiper-lidhëse e Qendrës së Ndihmës dhe të të Mësuarit.
Planifikuesi
Planifikuesi ju lejon t’u vini në ndihmë të tjerëve. Mund të shtoni anëtarë te planifikuesi që të shihni informacionet e tyre te pema dhe të planifikoni përvoja të personalizuara të historisë familjare për ta. Për të hyrë te Planifikuesi, klikoni tek ikona e pikëpyetjes dhe më pas te Burime për Ndihmuesin.
Artikuj të Ngjashëm
Hedhja e pajisjeve të vjetra kompjuterike në qendrat e programit FamilySearch
Përdorimi i Portalit të Shërbimeve të Qendrës së Programit FamilySearch
Shtesa e Shfletuesit e Përmbajtjeve të Tjera me Vlerë nga Qendra e Programit FamilySearch
Bërja e Portalit të Shërbimeve të Qendrës së Programit FamilySearch faqe kryesore
Ndryshimi i fjalëkalimit në FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare]
Llogaria në FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare] është e kyçur
Problemet me nënshkrimin e hyrjes dhe fjalëkalimin në Llogarinë në FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare]
Përditësimi i informacionit të qendrës së programit FamilySearch në CDOL [DOUK]
E drejta e hyrjes së qendrës së programit FamilySearch në CDOL [DOUK]
Mikrofilm ose mikrofishë e panevojshme në një qendër të programit FamilySearch
Si ta përgatit një mësim te veçoria Planifikuesi?
Burime në internet për qendrat e programit FamilySearch
Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së Programit FamilySearch
Përditësoni informacionin për bashkërenduesin e qendrës së programit FamilySearch