Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së Programit FamilySearch (QPFS)

Tabela e Përmbajtjes

1: Qëllimi i një Qendre të Programit FamilySearch
2: Dhënia e Shërbesës në Qendrën e Programit FamilySearch
3: Shpërndarja e Ungjillit në Qendrën e Programit FamilySearch
4: Rolet në Qendrën e Programit FamilySearch
5: Administrimi i Qendrës
6: Paraqitja dhe Atmosfera e Qendrës
7: Komunikimet
8: Administrimi Financiar
9: Mikrofilmi dhe Mikrofisha
10: Direktoria e Organizatave dhe Udhëheqësve të Kishës (CDOL) [DOUK]
11: Kompjuterat, Printerat dhe Programet Kompjuterike
12: Sillni Mjetin Tuaj Vetjak
13: Qendrat e Lëvizshme të Programit FamilySearch
Shtojca A: Proceset e Hollësishme të Qendrave të Lëvizshme të Programit FamilySearch
Shtojca B: Burime Shtesë
Shtojca C: Udhëzime Specifike për Afrikën
Shtojca D: Udhëzime Specifike për Azinë e Paqësorin
Shtojca E: Udhëzime Specifike për Europën
Shtojca F: Udhëzime Specifike për Amerikën Latine
Shtojca G: Udhëzime Specifike për Amerikën Veriore
Shtojca H: Udhëzuesi i Standardeve të Qendrës së Programit FamilySearch për Udhëheqësit


nullShënim: Ky udhëzues ka për qëllim që të trajtojë rregulloret dhe procedurat e përgjithshme globale që kanë lidhje me veprimet e qendrave të programit FamilySearch. Për informacion më specifik sipas zonave lidhur me rregulloret dhe procedurat, ju lutemi, referojuni zërave specifikë për zonat në shtojcat e këtij udhëzuesi. (Shënim: Shtojcat janë të dukshme vetëm për ata që kyçen me një llogari Anëtari.)

1: Qëllimi i një Qendre të Programit FamilySearch

Deklarata e qëllimit të Sektorit të Historisë Familjare thotë: “Ne bëjmë të mundura rrugëtime frymëzuese që u sjellin gëzim të gjithë njerëzve teksa ata zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjet e tyre – të kaluara, të tashme dhe të ardhshme”. Së bashku me deklaratën e qëllimit, Sektori i Historisë Familjare përfshin standardet e cilësisë në çdo ndërveprim. Standardet e cilësisë janë frymëzimi, mirëbesimi, mirësia, efektshmëria dhe thjeshtësia.

Ngaqë çdo njeri është i ftuar dhe i mirëpritur që të përdorë një qendër të programit FamilySearch, ne ju nxitim që të përdorni deklaratën e qëllimit dhe standardet e cilësisë për të udhërrëfyer të gjitha ndërveprimet tuaja me vizitorët. Merreni parasysh se si të jepni më së miri ndihmë individuale, me qëllim që secili vizitor të ndiejë se përkujdeseni për të dhe se është unik. Udhëheqësit e qendrës së programit FamilySearch mund ta shohin të dobishme që të takohen rregullisht me punonjësit e qendrës për të përcaktuar mënyrat se si qendra juaj mund t’i plotësojë nevojat e vizitorëve të saj. Qendra e programit FamilySearch mund të jetë një burim i shkëlqyer për t’u afruar me komunitetin tuaj vendor.

Frymëzimi

Ne ndjekim frymëzimin gjatë secilit ndërveprim me një vizitor. Frymëzimi vjen nëpërmjet të qenit të përulur dhe pasjes së kurajës për të vepruar në interesin më të mirë të qendrës dhe të vizitorit.

Mirëbesimi

Ne duam të krijojmë mirëbesim në gjithçka që bëjmë. Gjithashtu kërkojmë mënyra për ta rritur mirëbesimin që të tjerët kanë tek ne.

Mirësia

Ne shfaqim mirësi duke i trajtuar individët dhe paraardhësit e tyre me dashuri, dinjitet e respekt. Mirësia tregohet kur e kuptojmë se çdo njeri është unik dhe me vlera.

Efektshmëria

Ne tregojmë efektshmëri duke i kryer rolet tona në një mënyrë të tillë që vizitorët të kenë një përvojë personalisht domethënëse. Përveç kësaj, të qenit të efektshëm do të thotë se i përdorim kohën dhe burimet tona me urtësi.

Thjeshtësia

Ne dëshirojmë ta bëjmë të thjeshtë historinë familjare. Ne dëshirojmë të sigurojmë përvoja të thjeshta dhe të përqendrohemi te përvojat që e kënaqin vizitorin pavarësisht nga mosha, vendi i origjinës, apo se ku jeton.

2: Dhënia e Shërbesës në Qendrën e Programit FamilySearch

Dhënia e shërbesës në një qendër të programit FamilySearch siguron mundësi që vizitorët të zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjet e tyre në mënyra që janë të dobishme dhe kuptimplota.

Zbuloni

Vizitorët mund ta zbulojnë familjen e tyre nëpërmjet përvojave të zbulimit që përfshijnë një shkallë të gjerë veprimtarish ku vizitorët mund të mësojnë rreth paraardhësve të tyre dhe t’i kuptojnë më mirë ata paraardhës. Një përvojë zbulimi mund të jetë aq e thjeshtë sa leximi i një historie rreth një paraardhësi, pjesëmarrja në një përvojë zbulimi në internet ose ruajtja e një fotografie në programin FamilySearch. Përvojat e zbulimit mund të sigurohen për individët ose për grupet. Cilido qoftë mjedisi, përvoja e zbulimit duhet t’i nxitë pjesëmarrësit që të vazhdojnë në shtegun e zbulimit.

Ju gjithashtu mund të gjeni ide për përvoja zbulimi këtu.

Mblidhni

Ne i ndihmojmë vizitorët t’i mbledhin familjet e tyre nëpërmjet historisë së personalizuar familjare dhe, për anëtarët e Kishës, nëpërmjet përvojave në tempull. Këto përvoja duhet të përgatiten dhe të jepen mësim duke pasur individin në mendje. Atje ku është e përshtatshme, ju duhet t’i nxitni njerëzit që t’i mbledhin emrat në Pemën Familjare, përfshirë çfarëdo kujtimesh që mund të kenë për ata individë. Ju mund ta gjeni informacionin që ju nevojitet për t’i ndihmuar vizitorët, në dokumentet historike, librat ose katalogët në programin FamilySearch apo në faqe për abonime të palës së tretë, ose vizitori që po ndihmoni, mund të jetë në gjendje ta kujtojë informacionin nga kujtesa. Pjesa me rëndësi nuk është se si mblidhet informacioni, por që ai të mblidhet dhe të ruhet.

Lidhuni

Përvoja e lidhjes me pjesëtarë të familjes është në dispozicion për të gjithë individët që marrin pjesë në kërkimin e familjes së tyre. Ju mund t’i ndihmoni vizitorët që të gjejnë lidhje afatgjata që i dëshiron zemra njerëzore, dhe mund ta bëni këtë gjë në mënyra që do ta bekojnë jetën e tyre. Ka mënyra të panumërta se si një vizitor mund të ndihet i lidhur dhe i bashkuar me familjen e vet. Sigurimi i këtyre llojeve të përvojave jo vetëm që do të sjellë gëzim e shërim, por ato do ta largojnë vetminë dhe do të ndërtojnë lidhje familjare.

3: Shpërndarja e Ungjillit në Qendrën e Programit FamilySearch

Mundësitë për ta shpërndarë ungjillin në mënyra të natyrshme janë me bollëk në qendrat e programit FamilySearch. Vizitorët vijnë te një qendër për të zbuluar e kuptuar më shumë rreth familjes së tyre, shpesh duke shpresuar që të ndiejnë forcën dhe gëzimin që vjen nga një ndjesi përkatësie. Ata që punojnë dhe shërbejnë në një qendër të programit FamilySearch, mund t’i ndihmojnë vizitorët që ta ndiejnë atë gëzim dhe mund të japin kontekst të rëndësishëm rreth asaj se nga vijnë ato ndjenja.

Bëni Plane për Publikun e Gjerë

Shumë vizitorë te një qendër tipike e programit FamilySearch, nuk janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Në disa qendra, përqindja e vizitorëve nga publiku i gjerë e kalon 80%. Pak a shumë si vizitorët në një qendër vizitorësh, ata që vijnë në qendrën tuaj, do të kenë nivele të ndryshme kuptueshmërie dhe interesi për Kishën. Vizitorët tuaj mund të përfshijnë:

  • Anëtarë aktivë të Kishës
  • Anëtarë të rinj ose që po kthehen në aktivitet në Kishë
  • Miq të Kishës, qoftë të shoqëruar nga misionarë kohëplotë ose jo
  • Njerëz që nuk janë anëtarë të Kishës, që nuk dinë asgjë për Kishën, por që shpresojnë të marrin ndihmë për të gjetur paraardhësit.

Vizitorët kanë të përbashkët një interes të përgjithshëm për familjet e tyre dhe përvojat e zbulimit i nxitin të mësojnë më shumë rreth trashëgimisë së tyre familjare. Është përgjegjësia e ekipit të qendrës së programit FamilySearch që të ndihmojë për ta rritur interesin e vizitorëve teksa fillojnë të bëjnë zbulime familjare. Këshilluesit ose ndihmuesit mund të kenë mundësi për të shprehur ndjenjat e tyre rreth rëndësisë së familjeve.

Parimet Udhërrëfyese

Teksa kërkoni mënyra të natyrshme për të krijuar mundësi për lidhje me vizitorët dhe anëtarët e komunitetit në qendrën tuaj të programit FamilySearch, ju mund të merrni parasysh sa vijon:

  • Përderisa shumë qendra ndodhen brenda një ndërtese të Kishës, njerëzit që nuk janë anëtarë të Kishës, mund të mos habiten që shërbimet financohen nga një kishë. Gjithsesi, ata mund ta kenë të vështirë të kuptojnë përse Kisha do të investonte kohë dhe burime për të financuar qendra të programit FamilySearch.
  • Historia familjare është një bazë e përbashkët dhe e shkëlqyer për njerëz të besimeve të ndryshme fetare.
  • Bërja e kërkimeve për historinë familjare siguron mundësi për ndihmuesin dhe vizitorin që të shprehin mendimet dhe ndjenjat rreth rëndësisë së familjeve.
  • Ekipi i qendrave të programit FamilySearch mund të gjejë në mënyrë të natyrshme interesa të përbashkëta nëpërmjet të treguarit dhe gjurmuarit të historisë familjare.
  • Vizitorët që dëshirojnë të dinë më shumë, mund të referohen te misionarët kohëplotë.
  • Njerëz të besimeve të tjera fetare mund të ndihen në siklet ose nën trysni që të mësojnë rreth Kishës, veçanërisht kur erdhën në qendër për të bërë histori familjare. Dëgjoni për pyetje ose vëzhgoni për të dhëna kyç që tregojnë interesat e vizitorit.
  • Përgatitja për të plotësuar nevojat e njerëzve të besimeve të tjera fetare do të bekojë edhe ata vizitorë që janë anëtarë të Kishës.

Burimet në Dispozicion në Faqen FamilySearch.org

Shkoni te pjesa Burime për Ndihmuesin në programin FamilySearch për ide dhe burime specifike për të treguarit e përvojave të historisë familjare në një qendër të programit FamilySearch.

Burimet në Qendrat e Programit FamilySearch

  • Anëtarët e personelit të qendrës ofrojnë ndihmë vetjake falas për këdo që kërkon informacion për historinë familjare.
  • Qendrat ofrojnë dokumente me të drejtë përdorimi të kufizuar që nuk janë në dispozicion tjetërkund, duke përfshirë abonime falas në kënde interneti për historinë familjare.
  • Qendrat ofrojnë kompjutera, printera dhe qasje në internet.

4: Rolet në Qendrën e Programit FamilySearch

Në vijim është një listë e roleve kryesore dhe e përgjegjësive për ato role në një qendër të programit FamilySearch. Mund të ketë informacion shtesë ose specifik lidhur me rolet në qendrën tuaj të programit FamilySearch.   

Kërkesat për Rolin

Ju lutemi, sigurohuni që gjërat vijuese janë bërë në kohën e thirrjes suaj.

  • Sigurohuni që nëpunësi i lagjes ose i kunjit ju rendit si bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch në sistemin LCR (Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit). Kjo është shumë e rëndësishme për të siguruar që ju të keni të drejtë hyrjeje në sistemet që nevojiten për qendrën.
  • Krijoni një llogari të programit FamilySearch, nëse nuk e keni një tashmë.
  • Krijoni një llogari të Kishës, nëse nuk e keni një tashmë.

Shënim: 

  • Do t’ju nevojitet numri juaj i dokumentit në Kishë (që gjendet në programin Mjetet nga Kisha, në rekomandimin tuaj të tempullit ose merret nga nëpunësi i lagjes apo i degës për anëtarësinë).
  • Llogaritë e programit FamilySearch dhe llogaritë e Kishës nuk janë të njëjta. Mbani në mendje që nëse përdorni të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim, të 2 llogaritë nuk janë të lidhura.
  • Për të shmangur rreziqet e sigurisë, mbajeni të sigurt fjalëkalimin dhe emrin tuaj të përdoruesit.

Bashkërenduesi/ja i/e Qendrës së Programit FamilySearch

Bashkërenduesi/ja i/e qendrës së programit FamilySearch organizon veprimet e përditshme të qendrës së programit FamilySearch. Ai ose ajo shërben nën drejtimin e presidentit të kunjit ose një këshilltari të lartë të caktuar. Përgjegjësitë mund të përfshijnë sa vijojnë:

  • T’i ndihmojë anëtarët e Kishës për të përgatitur emra të familjes që të mund të kryejnë ordinanca në shtëpinë e Zotit.
  • Të bashkërendojë veprimtaritë e qendrës për t’i ndihmuar anëtarët e Kishës dhe vizitorët nga komuniteti që të zbulojnë paraardhësit e tyre.
  • Të punojë me 1) këshilltarin e lartë që përkrah punën për tempullin dhe historinë familjare, dhe 2) specialistin e kunjit për teknologjinë që të plotësojë nevojat operative të qendrës dhe t’i mirëmbajë burimet e saj.

Përditësimi i Informacionit të Udhëheqjes së Qendrës së Programit FamilySearch

Kur ka një ndryshim në udhëheqjen e qendrës së programit FamilySearch, informacioni i jepet nëpunësit të kunjit i cili e hedh atë në sistemin LCR (Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit). Informacioni i kontaktit për udhëheqësit e rinj nevojitet të hidhet në sistemin CDOL [DOUK]. Megjithatë, informacioni për udhëheqësin e ri nuk kalohet në CDOL [DOUK] nga sistemi LCR, as nuk mund të hidhet në CDOL [DOUK] nga nëpunësi i kunjit.

Udhëheqja e re e qendrës së programit FamilySearch duhet të vihet në kontakt me skuadrën e programit FamilySearch për të përditësuar informacionin në CDOL [DOUK] duke bërë sa vijon:

  • Dërgon mesazh me postë elektronike tek oiservices@churchofjesuschrist.org.
  • Jep emrin e qendrës së programit FamilySearch ose numrin e njësisë.
  • Jep titullin e detyrës si bashkërendues/e i/e qendrës së programit FamilySearch.
  • Jep emrin e plotë të udhëheqësit të ri.
  • Jep numrin e anëtarësisë në Kishë të udhëheqësit të ri.
  • Jep adresën e postës elektronike dhe numrin e parapëlqyer të telefonit të udhëheqësit të ri.

Rolet dhe Përgjegjësitë Administrative

Informacioni vijues jep hollësi për disa nga rolet dhe përgjegjësitë brenda një qendre të programit FamilySearch dhe jep informacion rreth mënyrës se si bashkërenduesi/ja i/e qendrës së programit FamilySearch ndërvepron me këta individë.

Udhëheqësi i Lagjes për Tempullin dhe Historinë Familjare ose Këshilltari i Presidencës së Kuorumit të Pleqve:

  • Punon nën drejtimin e peshkopit dhe me një anëtar të presidencës së kuorumit të pleqve që të caktojë këshillues për tempullin dhe historinë familjare që të shërbejnë në qendrën e programit FamilySearch, sipas nevojës.
  • Drejton punën e këshilluesve për tempullin dhe historinë familjare në lagje.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch, i/e cili/a mbikëqyr dhe trajnon këshilluesit e caktuar lidhur me detyrat e tyre në qendër.

Këshilluesi/ja për Tempullin dhe Historinë Familjare:

  • U siguron ndihmë vetëm për vetëm individëve për historinë familjare.
  • I ndihmon anëtarët që të përcaktojnë paraardhësit dhe të përgatitin emra për ordinancat e tempullit.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch, i/e cili/a mbikëqyr dhe trajnon këshilluesit e caktuar lidhur me detyrat e tyre në qendër.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch, kur i kërkohet nga këshilltari i lartë që përkrah tempullin dhe historinë familjare, i/e cili/a i ndihmon këshilluesit për t’u mësuar anëtarëve se si t’i përdorin burimet e qendrës.

Vullnetari:

  • U siguron ndihmë vetëm për vetëm individëve për historinë familjare.
  • I ndihmon vizitorët që të përcaktojnë paraardhësit që janë për t’u shtuar në Pemën Familjare.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch, i/e cili/a mbikëqyr dhe trajnon vullnetarët lidhur me detyrat e tyre dhe burimet në qendër.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch, i/e cili/a i ndihmon vullnetarët që t’u mësojnë vizitorëve se si t’i përdorin burimet e qendrës.

Këshilltari i Lartë që Përkrah Tempullin dhe Historinë Familjare:

Trajnon udhëheqësin e lagjes për tempullin dhe historinë familjare dhe anëtarët e presidencës së kuorumit të pleqve dhe anëtaret e presidencës së Shoqatës së Ndihmës.

  • Bashkërendon përpjekjet e kunjit për indeksimin në programin FamilySearch dhe në qendrat e programit FamilySearch, sipas nevojës. (Ata mund të ndihmohen nga një bashkërendues/e i/e qendrës së programit FamilySearch.)
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch duke u takuar rregullisht për të rishikuar veprimet për qendrën dhe për të vlerësuar se sa mirë po plotësohen synimet e njësisë vendore të kunjit.

Drejtori i Kunjit për Komunikimet:

  • Ndihmon në rritjen e vetëdijes pozitive për Kishën dhe ndërton ura miqësie dhe mirëkuptimi në komunitet.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch për ta njoftuar Drejtorin e Kunjit për Komunikimet lidhur me orët mësimore, seminaret praktike ose shtëpitë e hapura që duhet t’i njoftohen komunitetit.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch për ta njoftuar Drejtorin e Kunjit për Komunikimet nëse kontaktohet nga mediat. 

Specialisti i Kunjit për Teknologjinë:

  • Siguron që gjithë teknologjia në qendër po funksionon siç duhet, përfshirë pajisjet kompjuterike, programet kompjuterike dhe qasja në internet. 
  • Ndërvepron me këshilluesin e kunjit për tempullin dhe historinë familjare për të zgjidhur nevojat teknologjike për qendrën. 

Këshilltari i Lartë ose Individi që Shërben si Përfaqësues i Kunjit për Ndërtesat:

  • Punon me përgjegjësin e godinave për të bashkërenduar të gjitha çështjet e lidhura me godinën fizike për qendrën, të tilla si hapësirat e caktuara, pajisjet dhe porositjen e furnizimeve.
  • Ndërvepron me bashkërenduesin/en e qendrës së programit FamilySearch për të kërkuar mirëmbajtjen dhe riparimin e nevojshëm të godinës, mobilieve dhe pajisjeve.
    Shënim: Pajisjet në një qendër nuk përfshijnë kompjuterat dhe printerat. Skuadra e programit FamilySearch përcakton se kur nevojitet të zëvendësohen kompjuterat dhe printerat.

Sektori i Historisë Familjare:

  • Përkrah udhëheqësit vendorë me gjithçka që lidhet me historinë familjare në lagjet dhe kunjet.
  • Nxit bashkërenduesit e qendrave të programit FamilySearch që të shkojnë për ndihmë tek udhëheqësit e tyre. Për ndihmë shtesë, të vihen në kontakt me Sektorin e Historisë Familjare.

Punoni Ngushtësisht me Këshilltarin e Lartë që Përkrah Punën për Tempullin dhe Historinë Familjare

Udhëheqësit e autorizuar të priftërisë mbajnë çelësat për të bërë punën për tempullin dhe historinë familjare si pjesë e veprës së shpëtimit. Këshilltari i lartë që përkrah punën për tempullin dhe historinë familjare, nën drejtimin e presidencës së kunjit, mbikëqyr qendrat e programit FamilySearch në kunj. Për qendrat që përkrahin shumë kunje, udhëheqësit e kunjeve pjesëmarrëse organizohen që të ofrojnë drejtim nga priftëria.

Këshillohuni me udhëheqësit e duhur të priftërisë rreth mënyrave se si qendra mund të ndihmojë lidhur me përpjekjet dhe synimet e priftërisë. Për të kuptuar synimet e kunjit dhe për të përkrahur përpjekjet e priftërisë, takohuni dhe këshillohuni periodikisht me këshilltarin e lartë që përkrah tempullin dhe historinë familjare për të diskutuar sa vijon:

  • Si të përkrahen më së miri përpjekjet e priftërisë, si të kuptohen synimet vjetore dhe si të përmirësohet aftësia e qendrës për t’i përkrahur ato synime.
  • Si të përkrahen synimet dhe planet e kunjeve dhe të lagjeve, veçanërisht lidhur me punën për tempullin dhe historinë familjare.
  • Si mund të organizohet e përgatitet më së miri qendra për të përkrahur synimet dhe planet e kunjeve dhe të lagjeve.
  • Si të përkrahen, sipas udhëzimeve, këshilluesit për tempullin dhe historinë familjare, peshkopatat, presidencat e kuorumeve të pleqve, presidencat e Shoqatave të Ndihmës, presidencat e Të Rinjve dhe Të Rejave, grupet e rinisë, anëtarët e rinj dhe që po kthehen në aktivitet, si dhe misionarët vendorë.

5: Administrimi i Qendrës

Standardet e Veshjes

Ju duhet të siguroni që personeli të jetë veshur siç duhet dhe të ketë paraqitje të hijshme ndërkohë që shërben në qendër. Etiketat e emrave mund të blihen duke përdorur fondet e buxhetit të qendrës ose të kunjit. Nuk mund të përdorni logot e Kishës ose të programit FamilySearch në etiketat e emrave të prodhuara në vend.

Përdorimi i Logove

Logoja e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe logoja e programit FamilySearch kanë kufizime të së drejtës së autorit dhe nuk duhet të përdoren në materiale të prodhuara në vend, pa leje nga Zyra e Identitetit Pamor të Kishës. Ju mund të kërkoni leje për t’i përdorur logot.

Kërkesë për të Krijuar, Zhvendosur ose Mbyllur një Qendër të Programit FamilySearch

Për të kërkuar një qendër të re të programit FamilySearch, për të zhvendosur një qendër ekzistuese ose për të mbyllur një qendër, dorëzojini një formular kërkese të plotësuar Sektorit të Përkrahjes së Programit FamilySearch të zonës suaj. Formulari nevojitet të nënshkruhet nga presidenti i kunjit, përgjegjësi vendor për godinat dhe këshilluesi/ja zonal/e për tempullin dhe historinë familjare.

Qendrave të autorizuara iu jepet një numër i njësisë së Kishës i veçantë nga numri i njësisë së kunjit, si dhe një Certifikatë Lejeje. Sektori i Historisë Familjare specifikon llojin dhe sasinë e mobilieve dhe pajisjeve për qendrat e autorizuara.

Oraret e Funksionimit

Hapja të dielave – për të ndihmuar që të përkrahet veprimtaria për historinë familjare në Shabat, qendra mund të jetë e hapur të dielën. Nëse qendra e programit FamilySearch është e hapur të dielën, oraret nuk duhet ta pengojnë personelin ose anëtarët e kishës që të ndjekin shërbesat e tyre të rregullta të adhurimit.

Mbrëmjet e të hënave – qendrat mund të jenë të hapura në mbrëmjen e të hënave me një theksim te grupet e mbrëmjeve të shtëpisë për Të Rinjtë në Moshë Madhore Beqarë (TRMMB), familjet ose misionarët kohëplotë që shërbejnë në atë zonë.

Teksa këshilloheni me udhëheqjen vendore se në cilat orë do të jetë e hapur qendra juaj, jini të vëmendshëm ndaj të gjithë njerëzve të cilëve u shërbeni, përfshirë ata që nuk mund ta vizitojnë në ditët e javës, ata që nuk mund ta vizitojnë gjatë ditës dhe ata që mund të kenë nevoja unike. Shmangiuni zgjedhjes së orareve të qendrës suaj vetëm mbi bazën e orareve që anëtarët e personelit dëshirojnë të punojnë.

Për të bërë përditësime në informacionin e qendrës, shihni te Pjesa 10: Direktoria e Organizatave dhe Udhëheqësve të Kishës (CDOL) [DOUK].

Siguria dhe Ruajtja

Duke punuar me udhëheqësit vendorë të priftërisë dhe këshilltarin e lartë ose individin që shërben si përfaqësuesi i kunjit për ndërtesat, krijojini e komunikojini rregulloret dhe procedurat e sigurisë dhe të ruajtjes për qendrën. Të gjithë ata që shërbejnë në një qendër, duhet t’i njohin rregulloret dhe procedurat vijuese të Kishës:

  • Këshilltari i lartë ose individi që shërben si përfaqësuesi i kunjit për ndërtesat, nën drejtimin e presidentit të kunjit, përcakton se kush do të ketë çelësa për qendrën.
  • Të paktën dy anëtarë të personelit duhet të jenë të pranishëm kur qendra është e hapur për publikun dhe kur është e vetmja veprimtari që po zhvillohet në ndërtesë. Nëse në ndërtesë po zhvillohen veprimtari ose mbledhje të tjera, një anëtar i personelit mjafton.
  • Çdo qendër duhet të ketë qasje të kollajtë ndaj një mjeti komunikimi. Nëse nuk është e mundshme vendosja e një telefoni fiks në qendër, një telefon celular duhet të jetë gjithmonë në dispozicion.
  • Kontaktoni policinë vendore dhe ekipin vendor mjekësor të urgjencave kur përballeni me incidente të sigurisë dhe urgjenca në godinat e kishës.
  • Pasi të jetë vënë nën kontroll një incident i rëndë sigurie, raportojeni atë menjëherë tek udhëheqësit e priftërisë dhe te Qendra Operative 24-orëshe e kishës për Sigurinë Botërore në numrin 1-844-537-7000. Qendra për Sigurinë Botërore do t’ju lidhë me përgjegjësin për sigurinë për zonën tuaj vendore.
  • Mësoni se ku ndodhen kutitë e ndihmës së shpejtë dhe pajisjet për fikjen e zjarrit.
  • Për sa u përket vizitorëve që vizitojnë ose përdorin qendrën, të cilët mund të jenë ekspozuar ndaj një sëmundjeje ngjitëse, mund t’ju nevojitet që të viheni në kontakt me zonën tuaj vendore për të përcaktuar dhe për t’iu bindur udhëzimeve specifike. Për shembull, ju nevojitet të dini rekomandimet lidhur me mbajtjen e maskave, distancimin shoqëror dhe karantinën.
  • Gjatë kohëve kur qendra nuk është në funksionim, kyçeni dhomën ose zonën ku janë sistemuar kompjuterat e qendrës.
  • Sigurojeni mirë hyrjen në qendër. Nëse nevojitet, dera e jashtme mund të kyçet dhe një sistem mund të shtohet për të njoftuar personelin e qendrës kur dikush ka nevojë të hyjë. Flisni me një anëtar të këshillit të lartë që jep përkrahje lidhur me godinat fizike, i cili mund të flasë me përgjegjësin vendor për godinat për ta shtuar këtë sistem.
  • Mbani një inventar digjital ose në letër të pajisjeve, materialeve kërkimore dhe lejeve të qendrës. Inventari duhet të ruhet jashtë qendrës në rast humbjeje për shkak të fatkeqësisë natyrore, vjedhjes ose vandalizmit. Si masë paraprake shtesë, mund t’i jepni një kopje edhe nëpunësit të kunjit.

Marrëveshja e Përdorimit të Përkohshëm

Shoqëritë Gjenealogjike që përdorin godinat e qendrave të programit FamilySearch, nevojitet të nënshkruajnë një marrëveshje të përdorimit të përkohshëm. Formulari i nënshkruar duhet të merret nga Përgjegjësi vendor për Godinat dhe t’i kthehet atij. Ka ndërlikime ligjore dhe tatimore për Kishën kur grupet përdorin godinat e Kishës. Shtëpitë e mbledhjeve mund të përdoren nga grupet pasi të jetë nënshkruar dhe kthyer marrëveshja e përdorimit të përkohshëm. Nëse një Bashkërendues/e i/e Qendrës së Programit FamilySearch ose një Këshillues Zonal ka dijeni për grupe që po i përdorin shtëpitë e mbledhjeve, marrëveshja e përdorimit të përkohshëm duhet të nënshkruhet dhe kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Materialet e Dhuruara

Qendrat mund të pranojnë dhurime të materialeve kërkimore. Programet e dhuruara kompjuterike duhet të përfshijnë dokumentacionin e lejes së vlefshme. Dhurimet bëhen pronësi e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe do të përdoren vetëm me vendimin e Kishës për ta çuar më tej misionin e saj të përgjithshëm.

Mos pranoni mobilie, kompjutera ose printera. Qendrat mund të pranojnë dhurime të VHS‑ve [kasetofonëve] dhe pajisjeve të konvertimit të materialeve digjitale, të tilla si skanera fotografish dhe regjistrues zanorë.

Për udhëzime mbi dhurimet dhe një listë të plotë se cilat dhurime janë të pranueshme, shihni te faqja Library Donations [Dhurime për Bibliotekën].

Vizitorët duhet t’i dërgojnë mesazh me postë elektronike skuadrës së programit FamilySearch te books@FamilySearch.org për informacion rreth dhurimit të materialeve.

Mësoni më shumë rreth dhuratave dhe dhurimeve për historinë familjare këtu.

Fonde të Dhuruara

Dhurimet monetare mund të bëhen në internet te https://donate.churchofjesuschrist.org/contribute/familysearch. Nën fushat e adresës, klikoni që të shenjoni kutinë pranë fushës Komentet. Në kutinë e tekstit, shënoni që dhurimi është për qendrën e programit FamilySearch. Nëse nuk vihet shënimi për qendrën e programit FamilySearch, dhurimi do t’i shkojë Fondit të Përgjithshëm të Kishës.

Dhurimet nga vizitorët nuk duhet të përdoren për të blerë kompjutera, printera, pajisje të tjera për qendrën ose mobilie për qendrën.

Përdorimi nga Grupet e Komunitetit

Nëse grupe të komunitetit janë të interesuara që të përdorin qendrën për mbledhje, ndiqni udhëzimet për shtëpitë e mbledhjeve siç përvijohen te Manuali i Kishës.

Materialet Kërkimore

Ju mund të blini disa materiale kërkimore që përdoren shpesh nga vizitorët tuaj, të tilla si libra me referenca, harta, formularë etj. Këta artikuj blihen me buxhetet për funksionimin e qendrës ose kunjit. Mbani një inventar të materialeve kërkimore. Ngaqë hapësira është e kufizuar, mos mbani koleksione të mëdha materialesh. Mos ruani materiale që janë në pronësi të një shoqate apo grupi tjetër.

  • Hiqini rregullisht botimet, njoftimet, shënimet kujtuese dhe udhëzimet e vjetra.
  • Konsultohuni me skuadrën e Bibliotekës së programit FamilySearch duke dërguar një mesazh me postë elektronike te books@familysearch.org përpara se të hidhni libra ose botimet periodike që të shihni nëse biblioteka mund ta përdorte ose do të donte ta digjitalizonte kopjen. Mbani libra që përdoren nga vizitorët dhe kanë rëndësi për popullatën vendase. Nëse biblioteka nuk ka nevojë për librin ose materialin e botimit periodik, ai mund të dhurohet ose hidhet.

Fotokopje të Bëra nga Vizitorët

Vizitorët mirëpriten për të bërë fotokopje që janë në pajtim me ligjin vendor të së drejtës së autorit. Vendosni një kopje të afishes së rregullores mbi shtypjen në letër të materialeve me të drejta autori të Kishës. Bëni më të mirën për të fituar mirëbesimin e zotëruesve të së drejtës së autorit dhe të vizitorëve.

  • Vendoseni afishen e rregullores mbi shtypjen në letër të materialeve me të drejta autori pranë printerave të kompjuterave ose makinerisë së fotokopjimit. Referojuni artikullit të njohurisë, të titulluar Si ta di nëse diçka ka të drejta autori?
  • Në një mënyrë dashamirëse, shpjegojuani rregulloren të gjithë atyre që mund ta shkelin atë, dhe përpiquni t’u siguroni mënyra për të qenë të suksesshëm ndërkohë që akoma veprohet në pajtim me rregulloren.

Vizitorët janë gjithmonë të mirëpritur që:

  • Të kopjojnë materiale për historinë familjare që janë prodhuar nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për përdorim vetjak ose në grup. Për përdorim profesional, ata duhet të vihen në kontakt me Sektorin e Historisë Familjare për leje, duke shkuar te faqja permissions.churchofjesuschrist.org.
  • Të bëjnë fotografi të mikrofilmit ose mikrofishës.

Marrja e Personelit dhe Trajnimi

Qendrat e programit FamilySearch kanë si personel një bashkërendues/e të qendrës së programit FamilySearch, këshillues të kunjit/eve dhe të lagjeve për tempullin dhe historinë familjare dhe vullnetarë nga komuniteti.

Ju mund të gjeni trajnime dhe burime për thirrjen e këshilluesit për tempullin dhe historinë familjare te këndi i internetit i Kishës.

Përcaktimi i nevojave individuale të Qendrës së Programit FamilySearch

Për më shumë informacion, klikoni këtu.

Lojërat në Qendrat e Programit FamilySearch

Për qendrat e lëvizshme, mjetet e siguruara lejojnë vetëm hyrje te faqet gjenealogjike për të parandaluar përdorimin e tepërt të pikave të internetit ku matet përdorimi i tij.

Në qendrat e përhershme që përdorin mjete me sistemin operativ ChromeOS, nuk bëhet zakonisht bllokimi i të drejtës së hyrjes te këndet e internetit. Nëse shihen ose raportohen faqe fyese ose të dyshimta, skuadra e programit FamilySearch mund dhe do t’i bllokojë faqet në të gjitha mjetet. Shumë qendra kanë prindër që i frekuentojnë për të bërë kërkime gjenealogjike. Prindërit mund t’i sjellin fëmijët e tyre në qendër për aq kohë sa fëmijët janë nën mbikëqyrje. Fëmijët mund të luajnë lojëra në kompjuterat e qendrës ndërkohë që janë në qendër; gjithsesi, qasja ndaj lojërave në kompjuterat e qendrës nuk duhet të jetë një zëvendësues i prindërve që kujdesen për fëmijët e tyre. Disa qendra kanë ruajtur si hallka të parapëlqyera në kompjuter një listë të lojërave që lidhen me historinë familjare që fëmijët t’i luajnë ndërkohë që janë në qendër. Veprimtari të tilla i lejojnë prindin ose prindërit që të punojnë me historinë e tyre familjare ndërkohë që kujdesen për fëmijët e tyre në vend që t’i argëtojnë ata.

Fëmijët nuk duhet të jenë kurrë në një qendër ose te një kompjuter i qendrës pa mbikëqyrjen prindërore.

6: Paraqitja dhe Atmosfera e Qendrës

Ambienti

Duhet të bëhet çdo përpjekje për të krijuar një ambient të përshtatshëm në qendër. Drejtojuni skuadrës suaj të Administrimit të Godinave për hollësi mbi Udhëzuesin e Standardeve për pamjen që duhet të ketë një qendër: skicat, ngjyrat e mureve, mobiliet, ndriçimi etj. Nëse qendra juaj rimodelohet, projekti i qendrës do të ndjekë udhëzimet tek Udhëzuesi i Standardeve.

  • Qendrat duhet të jenë të pastra dhe të rregullta.
  • Fshirja e pluhurave, fshirja me fshesë me korrent dhe pastrimi i përgjithshëm duhet të bëhen rregullisht.
  • Veprat e artit dhe paraqitjet për ekspozim duhet të miratohen nga grupi i administrimit të godinave si të përshtatshme për një godinë kishtare.
  • Ruajini pajisjet e zyrës në një vend që nuk është i dukshëm për vizitorët e qendrës.
  • Mbajini pajisjet dhe vendet e vizitorëve të pastra.

Mobiliet dhe Pajisjet

Mobiliet standarde renditen te Family History Department Purchasing Reference Guide [Udhëzuesi i Referimit për Blerjet nga Sektori i Historisë Familjare], që është në dispozicion të skuadrës së administrimit të godinave. Këshillohuni me këshilltarin e lartë që jep përkrahje lidhur me godinat fizike, i cili mund të vihet në kontakt me përgjegjësin vendor për godinat.

Mirëmbajtja e Mobilieve dhe Pajisjeve të Dhomës

Punoni me këshilltarin e lartë që jep përkrahje lidhur me godinat fizike, për t’i ruajtur mobiliet dhe pajisjet e dhomës me të njëjtat standarde si shtëpia e mbledhjeve. Në fillim të vitit, takohuni me një anëtar të këshillit të lartë që jep përkrahje lidhur me godinat fizike, për të diskutuar ndonjë nevojë. Përgjegjësi për godinat, më pas, mund të përfshijë kërkesa si pjesë e planit vjetor të buxhetit të shtëpive të mbledhjeve ose të qendrës së programit FamilySearch.

Zëvendësojini dhe hidhini mobiliet ose pajisjet e prishura që nuk mund të riparohen. Hiqini mobiliet ose pajisjet e tepërta që nuk nevojiten më. Përgjegjësi vendor për godinat duhet t’i hedhë artikujt e dëmtuar ose të panevojshëm.

Sinjalistika

Siç u njoftua në një letër nga Këshilli Ekzekutiv për Tempullin dhe Historinë Familjare të datës 10 janar 2023, për ta përafruar më mirë identitetin e qendrave të historisë familjare me FamilySearch.org, të gjitha qendrat janë riemërtuar Qendra të Programit FamilySearch. Për më shumë informacion rreth ndryshimeve në sinjalistikë, shihni njoftimin nga Sektori i Godinave të Shtëpive të Mbledhjeve.

Vendosni vetëm sinjalistikë të miratuar. Për një listë të shenjave të miratuara simbolike, vihuni në kontakt me këshilltarin e lartë që jep përkrahje për godinat fizike, i cili mund të vihet në kontakt me përgjegjësin për godinat.

7: Komunikimet

FamilyHistoryMail

Sektori i Historisë Familjare ka krijuar një llogari të postës elektronike FamilyHistoryMail [PostaeHistorisëFamiljare] për secilën qendër të programit FamilySearch. Kjo është adresa zyrtare e postës elektronike për komunikimet e qendrës. Përdoreni këtë llogari për të parë komunikimet nga sektori, si dhe për të dërguar mesazhe me postë elektronike për veprimet e qendrës dhe për të kërkuar ndryshime mbi informacionin e qendrës. Ju do të merrni përditësime dhe lajme nga skuadra e programit FamilySearch. Kontrollojeni këtë postë elektronike të paktën një herë në javë.

Për informacionin e kyçjes dhe fjalëkalimin, vihuni në kontakt me bashkërenduesin/en e caktuar më parë të qendrës së programit FamilySearch përgjegjës për qendrat e programit FamilySearch. Nëse ai ose ajo nuk është në dispozicion, vihuni në kontakt me skuadrën e programit FamilySearch për ta ndryshuar fjalëkalimin.

Ndryshimi i Fjalëkalimit për FamilyHistoryMail

Një bashkërendues/e i/e qendrës së programit FamilySearch mund të vendosë për ta ndryshuar fjalëkalimin për një llogari FamilyHistoryMail të qendrës. Më së shpeshti, ky ndryshim është për arsye sigurie ose për shkak të një ndryshimi në udhëheqje.

Për ta kërkuar ndryshimin, ju lutemi t’i telefononi Sektorit të Shërbimit Botëror në numrin 1-855-537-4357. Kërkoni Ekipin e Administrimit të Llogarisë dhe shpjegoni nevojën për një fjalëkalim të ri të llogarisë FamilyHistoryMail për një qendër të programit FamilySearch. I njëjti informacion mund të gjendet te KA 6275: Changing a FamilyHistoryMail password [Artikulli i Njohurisë Nr. 6275: Ndryshimi i fjalëkalimit të një llogarie PostaeHistorisëFamiljare].

My Calling Newsletters [Buletinet Informative “Thirrja Ime”]

Kisha do t’ju dërgojë periodikisht një My Calling Newsletter [Buletin Informativ “Thirrja Ime”] nëpërmjet postës elektronike për të gjithë këshilluesit për tempullin dhe historinë familjare, i cili përmban informacione thelbësore lidhur me thirrjen tuaj. Për ta marrë këtë komunikim me postë elektronike, do t’ju nevojitet që te llogaria juaj në faqen ChurchofJesusChrist.org, të zgjidhni mundësinë për marrjen e My Calling Newsletter [Buletinit Informativ “Thirrja Ime”].

Për të zgjedhur mundësinë që ta merrni buletinin informativ, ndiqni këta hapa:

  1. Në një shfletues interneti, shkoni tek faqja churchofjesuschrist.org.
  2. Përzgjidhni Llogaria dhe Lagjja Ime.
  3. Nënshkruani hyrjen.
  4. Përzgjidhni Veçoritë e Llogarisë.
  5. Përzgjidhni Abonime të Postës Elektronike.
  6. Shenjojeni kutinë Thirrja Ime.

Nëse keni zgjedhur ta merrni My Calling Newsletter [Buletinin Informativ “Thirrja Ime”] dhe nuk e merrni atë, në varësi të thirrjes suaj, ju duhet të shikoni me nëpunësin e kunjit ose lagjes suaj për t’u siguruar që thirrja juaj është hedhur siç duhet në sistem.

Ditari në Internet [Blogu] i Programit FamilySearch

Ditari në internet [blogu] i programit FamilySearch ka artikuj rreth historisë familjare që mund t’ju duken të dobishme për t’ju ndihmuar të përmbushni thirrjen tuaj.

Harta e Gjetësit të Qendrave të Programit FamilySearch dhe e Bibliotekave të Lidhura me Këtë Program

Më përpara, qendrat e programit FamilySearch mirëmbanin faqet e tyre vetjake të Wiki‑t. Më 1 korrik 2024, u nxor Harta e Gjetësit. Me pak përjashtime, faqet Wiki te Wiki në anglisht nuk nevojiten më. Për më shumë informacion, shihni te Ndihmë: Faqet Wiki të Qendrave të Programit FamilySearch dhe Harta e Gjetësit.

8: Administrimi Financiar

Dokumentet Financiare

Punoni me nëpunësin financiar të kunjit ose nëpunësin e kunjit veprues për të përcaktuar cilët formularë ose dokumente financiare të përdorni. Kontrollorët financiarë të kunjeve normalisht i shqyrtojnë dokumentet dhe procedurat financiare dy herë në vit.

Marrja me Paratë

Ju lutemi, ndiqni udhëzimet specifike të zonës suaj për marrjen me paratë. 

9: Mikrofilmi dhe Mikrofisha

Bashkërenduesit e qendrave të programit FamilySearch duhet të këshillohen me udhëheqësit e priftërisë për të vendosur nëse do t’i ruajnë apo jo koleksionet e mikrofilmave ose mikrofishave. Qendrat dhe bibliotekat e lidhura me programin FamilySearch mund ta rikthejnë mikrofilmin që është në dispozicion në internet ose që përndryshe nuk nevojitet. Rikthejani artikujt e panevojshëm skuadrës së programit FamilySearch. Ndërkohë që më shumë figura vihen në dispozicion në internet, rivlerësojeni periodikisht nëse do t’i mbani apo jo grupet e mikrofilmave.

Mikrofilmat ose mikrofishat në qendrën tuaj apo në bibliotekën e lidhur me programin FamilySearch, janë të marra hua dhe janë në pronësi të organizatës FamilySearch. Edhe huat afatgjata i përkasin organizatës FamilySearch. Mos i zhvendosni, ia dhuroni, falni apo shitni mikrofilmat ose mikrofishat një godine, individi ose organizate tjetër pa leje nga skuadra e programit FamilySearch. Nëse dëshironi t’i zhvendosni mikrofilmat ose mikrofishat te një qendër tjetër e programit FamilySearch, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së Programit FamilySearch për leje dhe udhëzime.

Rikthimi i Mikrofilmit dhe Mikrofishës

Kur viheni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së Programit FamilySearch për udhëzime lidhur me kthimin e mikrofilmit dhe mikrofishës, mbani parasysh se skuadra e programit FamilySearch mund të ketë nevojë që ju të jepni Numrin e Njësisë së Qendrës së Programit FamilySearch, numrin e kutive që do të kthehen, dhe përmasat e secilës kuti. Numrat dhe përmasat e secilës kuti janë të nevojshme që të përcaktohen peshat dhe kostot e dërgimit. Sektori i Përkrahjes i Programit FamilySearch do t’ia japë informacionin agjentit të kontraktuar për t’i shkatërruar filmat. Qendra që rikthen mikrofilmin ose mikrofishën, duhet të vihet në kontakt vetëm me Sektorin e Përkrahjes së Programit FamilySearch dhe nuk duhet të vihet në kontakt me kompaninë ose individin e kontraktuar për të shkatërruar mikrofilmin ose mikrofishën.

10: Direktoria e Organizatave dhe Udhëheqësve të Kishës (CDOL) [DOUK]

Si bashkërendues/e i/e qendrës së programit FamilySearch, mbani informacionin tuaj vetjak më të fundit të kontaktit në llogarinë tuaj të Kishës. Mbajtja e përditësuar e orareve të qendrës është përgjegjësia juaj dhe është e rëndësishme për suksesin e qendrës.

Kur ka një ndryshim në udhëheqjen e qendrës së programit FamilySearch, informacioni i jepet nëpunësit të kunjit i cili e hedh atë në sistemin LCR (Burimet e Udhëheqësit dhe Nëpunësit). Informacioni i kontaktit për udhëheqësit e rinj nevojitet të hidhet në sistemin CDOL [DOUK]. Megjithatë, informacioni për udhëheqësin e ri nuk kalohet në CDOL [DOUK] nga sistemi LCR, as nuk mund të hidhet në CDOL [DOUK] nga nëpunësi i kunjit.

Udhëheqja e re e qendrës së programit FamilySearch duhet të vihet në kontakt me skuadrën e programit FamilySearch për të përditësuar informacionin në CDOL [DOUK] duke bërë sa vijon:

  • Dërgon mesazh me postë elektronike tek oiservices@churchofjesuschrist.org.
  • Jep emrin e qendrës së programit FamilySearch ose numrin e njësisë.
  • Jep titullin e detyrës si bashkërendues/e i/e qendrës së programit FamilySearch.
  • Jep emrin e plotë të udhëheqësit të ri.
  • Jep numrin e anëtarësisë në Kishë të udhëheqësit të ri.
  • Jep adresën e postës elektronike dhe numrin e parapëlqyer të telefonit të udhëheqësit të ri.

Për më tepër informacion mbi përditësimin e informacionit në CDOL [DOUK], shihni artikullin e njohurisë 6289 të titulluar How do we update FamilySearch center information in the CDOL? [Si e përditësojmë informacionin e një qendre të programit FamilySearch në CDOL [DOUK]?]

Mjetet e Qendrave

Mundësia Mjetet e Qendrave është në dispozicion për të gjitha qendrat për të përditësuar dhe mirëmbajtur oraret e qendrave, informacionin e kontaktit, shërbimet që jepen, dhe informacione të tjera që lidhen me qendrën.

Nëse një qendër kërkon një ndryshim të emrit ose adresës së qendrës, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes për zonën tuaj dhe jepni informacionin që nevojitet të ndryshohet në CDOL [DOUK]. Ndryshimet e bëra në CDOL [DOUK] shfaqen çdo të diel në Mjetet e Qendrave dhe mjetin publik të gjetësit.

11: Kompjuterat, Printerat dhe Programet Kompjuterike

Lidhja e Internetit

Të gjithë kompjuterat në një qendër të programit FamilySearch duhet të lidhen me internetin nëpërmjet murit mbrojtës të rrjetit të miratuar nga Kisha si pjesë e lidhjes së ndërtesës me internetin. Kompjuterat mund të lidhen nëpërmjet lidhjes kabllore ose me valë në rrjet. Kur është e mundur, parapëlqehet një lidhje me valë.

Vizitorët mund t’i lidhin kompjuterat e tyre vetjakë, mjetet që mbahen në dorë, ose pajisje të tjera te lidhja me valë e internetit në kishë.

Shënim: Kompjuterat që përdorin sistemin operativ Windows 7 nuk do të jenë në gjendje të lidhen me lidhjen e internetit të kishës.

Nëse keni probleme për lidhjen me internetin, punoni me specialistin e kunjit për teknologjinë ose këshilltarin e lartë që jep përkrahje lidhur me godinat fizike për të verifikuar lidhjen e internetit. Për informacion më specifik për sa u përket proceseve të zonës suaj, shihni tek Tabela e Përmbajtjes për shtojcën e përshtatshme për zonën tuaj. Nëse kompjuteri në qendër ende nuk mund të lidhet me internetin, vihuni në kontakt me skuadrën e programit FamilySearch.

12: Sillni Mjetin Tuaj Vetjak

Një shtesë e shfletuesit të internetit është në dispozicion për përdoruesit që zgjedhin të sjellin mjetet e tyre vetjake në një qendër të programit FamilySearch. Shtesa e shfletuesit funksionon vetëm nëpërmjet portalit të qendrës së programit FamilySearch ndërkohë që ndodhen te një qendër e programit FamilySearch në një qendër të rregullt ose në vendndodhjen e shtëpisë së mbledhjeve. Shtesa e shfletuesit u lejon përdoruesve të drejtën që të hyjnë te këndet e internetit me pagesë/anëtarësim, përfshirë të drejtë përdorimi falas të shumë faqeve gjenealogjike me abonim të palëve të treta. Mundësia për të sjellë mjetin tuaj vetjak në një qendër për të përdorur shtesën e shfletuesit nuk është njësoj për një qendër të lëvizshme të programit FamilySearch.

Për më tepër informacion mbi të drejtën e përdorimit të shtesës së shfletuesit të internetit dhe sjelljen e mjetit tuaj vetjak në një qendër të programit FamilySearch, klikoni këtu.

13: Qendrat e Lëvizshme të Programit FamilySearch

Shënim: Qendrat e Lëvizshme të Programit FamilySearch synohen për vendndodhje ndërkombëtare jashtë Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Për informacion më specifik sipas zonave rreth Qendrave të Lëvizshme të Programit FamilySearch, referojuni pjesës së duhur të shtojcave të këtij udhëzuesi të veprimeve.
Shtojca C: Udhëzime Specifike për Afrikën
Shtojca D: Udhëzime Specifike për Azinë e Paqësorin
Shtojca E: Udhëzime Specifike për Europën
Shtojca F: Udhëzime Specifike për Amerikën Latine
Shtojca G: Udhëzime Specifike për Amerikën Veriore

Qëllimi i Qendrave të Lëvizshme të Programit FamilySearch

Qëllimi i qendrave të lëvizshme të programit FamilySearch (QPFS) është t’u sigurojnë vizitorëve të programit FamilySearch aftësinë që të zbulojnë, mbledhin dhe lidhin familjet e tyre duke përdorur produktet Chromebook për të siguruar qasje të lehtë dhe të sigurt te faqja FamilySearch.org. Përgjegjësit zonalë dhe përgjegjësit për veprimet në zona të shumta mund ta përdorin këtë informacion për të filluar një QPFS të lëvizshme në zonën e tyre.

Çfarë Është një Qendër e Lëvizshme e Programit FamilySearch?

Një QPFS e lëvizshme është një grup i produkteve Chromebook të blera dhe të caktuara për një kunj ose distrikt. Produktet Chromebook mund të kenë të drejtë hyrjeje te rrjeti i internetit wi‑fi të Kishës dhe të sigurojnë të drejtë hyrjeje në këndet e parakonfiguruara të internetit.

Secila zonë duhet të punojë me skuadrën e programit FamilySearch që të porositë produktet Chromebook për QPFS‑të e lëvizshme. Kur miratohet një QPFS e lëvizshme, dërgohet një porosi për të marrë artikujt vijues si pjesë e QPFS‑së së lëvizshme:

  • Produktin Chromebook
  • Programin Kompjuterik të Administrimit Google Chrome (rreth 30 dollarë amerikanë)
  • Etiketën e pronësisë (të siguruar nëpërmjet ICS‑së [Sektorit të Shërbimeve të Informacionit dhe Komunikimeve] suaj vendore ose kontaktit me zyrat qendrore)

Adresa e postës elektronike që shoqërohet me secilin produkt Chromebook, nuk është unike për një qendër të programit FamilySearch.

Çfarë Vjen me Kompletin e Lëvizshëm të Programit FamilySearch?

QPFS‑të e lëvizshme marrin 1 komplet për kunj apo distrikt. Çdo komplet vjen me sa vijojnë:

  • 6 produkte Chromebook
  • 1 zgjatues me shumë porta (voltazhi dhe llojet e prizave varen nga vendndodhja)
  • 1 valixhe të fortë
  • 6 miushë me portë USB (me dëshirë)
  • Çantë kompjuteri të lëvizshëm (me dëshirë)
  • Kyçës biçiklete (me dëshirë)

Shënim: Praktika më e mirë është të përdoret vetëm një valixhe e fortë. Arsyeja për këtë është që të mbrohen produktet Chromebook ndërkohë që udhëtohet. Nëse nuk është e mundur që të sigurohet një valixhe e fortë, ju lutemi t’i drejtoheni blerësit në zyrën tuaj zonale për mundësi të tjera. Blerësi në zyrën zonale do të ketë njohuri për kontratat me furnitorët për zonat tuaja të shumta.

Përveç kësaj, produktet Chromebook janë të parakonfiguruar që të përmbajnë sa vijon:

  • Mundësinë për ta rivendosur në gjendjen fillestare produktin Chromebook
  • Mundësinë për t’u lidhur me rrjete shtesë interneti wi‑fi
  • Një mesazh paralajmërues që produkti Chromebook po vëzhgohet nga sektori
  • Listën e bardhë globale (lista e këndeve të internetit që mund t’i përdorë Chromebook‑u)

Për qëllime inventari, jepjani informacionin vijues për secilin produkt Chromebook ekipit të Teknologjisë së Veprimeve:

  • Numrin e Identifikimit të Etiketës së Pronësisë
  • Numrin Serial të Chrome‑it
  • Vendndodhjen
    • Zonat e Shumta
    • Zonën Kishtare
    • Vendin
    • Shtetin ose Qarkun
    • Emrin e Kunjit ose Distriktit
    • Numri e Njësisë së Kunjit ose Distriktit

Ndizeni dhe Fikeni Produktin Chromebook për Vizitorët

Secili produkt Chromebook lidhet me një llogari të vetme dhe llogaria do të shfaqet si një llogari vizitori. Llogaria konfirmohet duke përdorur adresën e regjistruar të postës elektronike që lidhet me lejen e Administrimit të Chrome‑it për atë produkt Chromebook. Nuk kërkohet fjalëkalim për të hyrë te produkti Chromebook.

Për informacion më të hollësishëm, shihni te Shtojca A.

Rrjeti i Internetit Wi‑Fi Liahona

Produktet Chromebook janë parakonfiguruar me rrjetin e internetit wi‑fi Liahona të Kishës. Kunji ose distrikti mund të përdorë rrjete shtesë interneti Wi‑Fi në bazë të vendndodhjes së tyre. Përveç kësaj, vetëm kënde të caktuara interneti (të njohura si një listë e bardhë) janë shtuar si mundësi.

Përcaktoni Pikat e Internetit Wi‑Fi

Rrjeti i internetit Liahona i Kishës duhet të jetë konfiguruar tashmë në secilin produkt Chromebook. Kunji ose distrikti mund të shtojë rrjete interneti shtesë wi‑fi, sipas nevojës, nëse vendndodhja e tyre i bën të domosdoshme rrjetet shtesë të internetit wi‑fi.

Për informacion më të hollësishëm, shihni te Shtojca A.

Lista e Bardhë

Një listë e bardhë është një listë e këndeve të internetit të miratuara paraprakisht të cilave u është dhënë miratimi për përdorim me produktet Chromebook, me faqen FamilySearch.org dhe janë përcaktuar si të sigurta për t’u përdorur nga publiku i gjerë. Lista e bardhë mund të ndryshohet ose përditësohet në varësi të nevojave të veçanta dhe aftësive të zonës për të drejtë përdorimi, ose kur përcaktohet se një kënd interneti nuk i plotëson udhëzimet e programit FamilySearch ose të Kishës.

Vizitorëve që e frekuentojnë dhe përdorin QLPFS‑në [Qendrën e Lëvizshme të Programit FamilySearch], do t’iu nevojitet të dinë se vetëm kënde të caktuara interneti do të jenë të përdorshme në produktet Chromebook. Mund t’ju nevojitet t’u përgjigjeni pyetjeve ose të shpjegoni arsyet për këtë gjë. Arsyeja kryesore për mirëmbajtjen e një liste të bardhë është që të mbahen të sigurt të gjithë vizitorët e QLPFS‑së ndërkohë që e përdorin internetin në një produkt Chromebook për të hyrë tek informacioni i historisë familjare.

Rivendoseni në Gjendjen Fillestare Produktin Chromebook

Për informacion më të hollësishëm rreth mënyrës se si ta rivendosni në gjendjen fillestare produktin Chromebook, shihni te Shtojca A.

Rimerreni Produktin Chromebook

Rimarrja e një produkti Chromebook përgjithësisht ruhet për t’u përdorur në qoftë se sistemi operativ i produktit Chromebook nuk po funksionon siç duhet. Rimarrja do të thotë që ju do ta hiqni dhe do ta instaloni sërish sistemin operativ.

Shënim: Kjo mundësi duhet të përdoret vetëm siç udhëzohet nga një mbikëqyrës ose përgjegjës dhe pasi të jenë bërë të gjitha përpjekjet e tjera për t’i zgjidhur problemet me produktin Chromebook.

Disa arsye pse mund të jetë e nevojshme rimarrja e një produkti Chromebook, përfshijnë:

Për informacion më të hollësishëm, shihni te Shtojca A.

Ku të Gjeni Ndihmë për Qendrat e Lëvizshme të Programit FamilySearch

Përgjegjësi për veprimet në zona të shumta do t’i sigurojë përkrahje kunjit ose distriktit. Në qoftë se përgjegjësi për veprimet në zona të shumta nuk mund të japë përkrahje, ai person mund t’i drejtohet për ndihmë ekipit të Teknologjisë së Veprimeve. Për udhëzime specifike sipas zonave lidhur me Qendrat e Lëvizshme të Programit FamilySearch, shihni tek Tabela e Përmbajtjes për shtojcën që lidhet me proceset e zonës suaj.

Përdorni dhe Nxitni një Qendër të Lëvizshme të Programit FamilySearch

Informacion për KZTHF dhe KSHTHF

Kjo pjesë përmban informacione dhe ide për këshilltarët zonalë për tempullin dhe historinë familjare (KZTHF) dhe këshilluesit shumëkunjësh për tempullin dhe historinë familjare (KSHTHF).

Sa vijojnë janë sugjerime për nxitjen dhe përdorimin e qendrave të lëvizshme të programit FamilySearch (QLPFS):

  • Krijoni një kalendar të lëvizjes. Për shembull, kur do të jetë QLPFS‑ja në një vendndodhje dhe për sa kohë?
  • Paraqitni afishe ose njoftime në një shtëpi mbledhjesh duke renditur datat kur QLPFS‑ja do të jetë në shtëpinë e mbledhjeve atë vit.
  • Lidheni kalendarin e QLPFS‑së me udhëtimet për në tempull të një njësie për të siguruar që QLPFS‑ja do të jetë në dispozicion, ndoshta shumë herë, përpara udhëtimit për në tempull.
  • Trajnojini këshilluesit vendorë për të përdorur programin e ri Instant Family Tree [Pema e Menjëhershme Familjare] dhe ushtrohuni që t’u mësoni të tjerëve se si ta përdorin atë me produktet Chromebook.
  • Mbani një “ditë të regjistrimit të kujtimeve të gjalla” ku njerëzit mund të vizitojnë QLPFS‑në për të përdorur programin Instant Family Tree [Pema e Menjëhershme Familjare] dhe produktet Chromebook që të shkruajnë çfarë të mundin për 4 brezat e tyre ose më shumë. Për shembull, ju mund të keni 6 takime në të njëjtën kohë në një të diel. Sigurohuni që t’i vini vizitorët ta përdorin programin Instant Family Tree [Pema e Menjëhershme Familjare] në celularin e tyre inteligjent për ta bërë më të frytshme kohën e tyre në QLPFS.
  • Ftojini këshilluesit vendorë për të punuar me këshillat e udhëheqjes për të përcaktuar se si njësitë e tyre do të donin ta përdornin QLPFS‑në.
  • Mësojuni këshilluesve vendorë se si të planifikojnë që QLPFS‑ja të vijë në njësinë e tyre për ngjarje ose veprimtari të nxitura nga njësia.

Rishikuar më 11.12.2024