Burime në internet për qendrat e programit FamilySearch

Këto kënde interneti sigurojnë ndihmë me vlerë ndërsa shërbeni në një qendër të programit FamilySearch.

  • FamilySearch.org është këndi i internetit i Kishës për historinë familjare. Gjuha që shihni varet nga veçoria e gjuhës në kompjuter ose shfletuesi. Mund të zgjidhni një gjuhë tjetër në fund të faqes.
  • Burimet e Ndihmuesit janë pjesë e këndit të internetit FamilySearch. Përdorini ato për të përgatitur përvoja të personalizuara me historinë familjare për vizitorët. Përdorini burimet këtu ndërsa mësoni rreth mënyrës se si të jeni një këshillues i efektshëm. Eksplorojini burimet dhe mjetet e të mësuarit.
  • Galeria e Zgjidhjeve e programit FamilySearch rendit produkte të palëve të treta që punojnë me programin FamilySearch. Disa produkte janë falas. Të tjerat përfshijnë një tarifë. Mund të lexoni hollësitë e secilit produkt për të parë se si funksionon me programin FamilySearch.
  • Veçoria Kërkimi në Wiki e programit FamilySearch është një udhëzues falas në internet për gjenealogjinë dhe historinë familjare. Wiki siguron strategji kërkimi dhe sugjeron dokumente dhe burime nga mbarë bota. Wiki është një burim që ju ndihmon të gjeni burimet në dispozicion ndërsa i ndihmoni vizitorët të bëjnë kërkime për familjet e tyre.
  • Portali i Qendrës së Programit FamilySearch siguron të drejtë hyrjeje te burime për historinë familjare, përfshirë kënde interneti me pagesë. Vizitorët mund ta përdorin portalin vetëm në kompjuterat e qendrës. Kjo faqe interneti është vetëm në anglisht.
  • Për të shkarkuar mjetin administrimi i aseteve dhe programe të tjera kompjuterike për një kompjuter të qendrës, shkoni te Mjete për Përkrahjen e programit FamilySearch. Në pjesën e sipërme në të djathtë të ekranit, klikoni te FSC Tools [Mjetet e QFS‑së].
  • Kompania BYU Print and Mail ju lejon të porositni materiale të miratuara për programin FamilySearch dhe historinë familjare për qendrën. Përdorini materialet për qëllime ndihmuese. Artikujt në dispozicion përfshijnë fletushka, karta kontakti dhe karta informacioni rreth qendrës.
  • Dyqani në Internet i Kishës ka broshura Familja Ime dhe burime të tjera për historinë familjare.
  • Faqja Burimet e Qendrës së Programit FamilySearch ofron burime që ju ndihmojnë të vini në funksionim një qendër të programit FamilySearch.
  • Qendra e Ndihmës e programit FamilySearch është vendi për të kërkuar ndihmë ndërsa përdorni këndin e internetit të programit FamilySearch.

Artikuj të ngjashëm

Si të mësoj të jem një ndihmues ose të marr informacion rreth thirrjes sime si këshillues për tempullin dhe historinë familjare?
Si të gjej produkte nga organizata partnere?
Çfarë është kërkimi në Wiki për programin FamilySearch?
Përdorimi i Portalit të Qendrës së Programit FamilySearch
Nis një sesion kontrolli në largësi me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch
Afishe për qendrat e programit FamilySearch
Burime për qendrën e programit FamilySearch në dispozicion nga Shërbimet e Shpërndarjes
Faqja e burimeve të qendrës së programit FamilySearch në churchofjesuschrist.org
Udhëzuesi i Veprimeve të Qendrës së programit FamilySearch

A ishte kjo e dobishme?