Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?

Për të mbrojtur privatësinë, Pema Familjare i kufizon ata që mund t’i shohin dokumentet për njerëzit e gjallë. Vetëm përdoruesi që ka shkruar informacionin rreth një personi të gjallë te Pema Familjare, mund ta shohë ose ta ndryshojë atë.

Jini të kujdesshëm ndërsa bashkëlidhni kujtime te njerëzit e gjallë. Në disa rrethana, artikujt e kujtimeve mund të shihen nga të tjerët. Ne rekomandojmë që t’i vendosni si private kujtimet për njerëzit e gjallë.

Nga ta di nëse një person që mund ta shoh në Pemën Familjare është gjallë?

Në Pemën Familjare, dokumentet e njerëzve të gjallë përmbajnë një shirit të verdhë në krye të faqes së Personit. Përveç këtyre, shfaqet fjala “Gjallë” në vend të një date vdekjeje ose të fjalës “Vdekur”.

Si ta shtoj një person të gjallë te Pema Familjare?

  • E shtoni një person te Pema Familjare dhe përzgjidhni mundësinë Gjallë.
  • E transferoni një dokument të një personi të gjallë nga një bazë të dhënash që ju e administroni, në një program të palëve të treta.

Ndonjëherë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme mund të shohin njerëz të gjallë informacioni i të cilëve erdhi nga dokumenti i tyre i anëtarësisë në Kishë.

Si bëhen publike dokumentet e njerëzve të gjallë?

Dokumenti i një personi bëhet publik pasi ju t’i shtoni një datë vdekjeje. Pema Familjare nuk e llogarit faktin nëse një person dokumenti i të cilit është shënuar si i gjallë, mund të ketë vdekur. Sistemi nuk e ndryshon gjendjen në të vdekur bazuar në vitin e lindjes.

A munden kontribues të shumtë të hedhin në sistem të njëjtin person të gjallë në Pemën Familjare?

Përdorues të shumtë mund të hedhin në sistem një profil për të njëjtin person të gjallë në Pemën Familjare. Çdo dokument ka një numër të ndryshëm identifikimi. Nëse bëni ndryshime në profilin e një personi të gjallë që mund të shihni, ndryshimi juaj nuk ndikon te profilet e tjera për të njëjtin person.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i ndryshoj veçoritë e privatësisë sime në FamilySearch?
Si ta bëj privat një kujtim?
Si ta ndryshoj një gjendje nga i/e gjallë në i/e vdekur në Pemën Familjare?
Si t’i shoh kontributet e mia te Pema Familjare?
Si t’i bashkoj dokumentet e përsëritura të njerëzve të gjallë ose njerëzve me informacion të fshehur që shtova në Pemën Familjare?
A mund të shtoj kujtime rreth të afërmve të mi të gjallë në Pemën Familjare?
Si mund t’iu jap të drejtë hyrjeje njerëzve të gjallë dhe njerëzve me informacion të fshehur që shtova në Pemën Familjare?

moduleTitle