Nëse shtuat një person të gjallë në Pemën Familjare që ka vdekur që nga ai moment, mund ta gjeni personin dhe të plotësoni informacionin për vdekjen në mënyrë që përdoruesit e tjerë të Pemës Familjare të mund ta shohin dokumentin.
Këshillë: Nëse nuk mund ta gjeni personin e gjallë që shtuat duke lundruar në Pemën Familjare, mund ta gjeni në listën tuaj të personave me profil privat.
- Në Pemën Familjare, gjejeni personin duke bërë një prej sa vijon:
- Lundroni për te personi në pemën familjare.
- Hapni listën e Personave me Profil Privat. Klikoni te Kontributet e Mia dhe më pas klikoni te Persona me Profil Privat. Shkruani emrin e personit te fusha Kërko.
- Klikoni tek emri i personit.
- Klikoni te Personi.
- Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, në të djathtë të pjesës I/E Gjallë, klikoni te Redakto.
- Klikoni te rrethi pranë veçorisë i/e vdekur.
- Shkruani datën dhe vendin e vdekjes dhe arsyen përse informacioni është i saktë.
- Klikoni te Ruaj.
- Në Pemën Familjare, gjejeni personin duke bërë një prej sa vijon:
- Lundroni për te personi në pemën familjare.
- Hapni listën e Personave me Profil Privat. Prekni me gisht te
. Më pas, prekni me gisht te Kontributet e Mia dhe më pas prekni me gisht te Personat me Profil Privat. Rrëshqitni pak poshtë dhe plotësoni emrin e personit te fusha Kërko. Mundësia me tre vija gjendet në një vend tjetër në variantet Apple iOS dhe Android të programit.
- Apple iOS: Në cepin e poshtëm djathtas.
- Android: Në cepin e sipërm majtas.
- Prekni me gisht emrin e personit.
- Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, prekni me gisht te Vdekja.
- Apple iOS: Prekni me gisht drejtkëndëshin e emërtuar i/e vdekur.
- Android: Prekni me gisht rrethin pranë veçorisë i/e vdekur
- Shkruani datën dhe vendin e vdekjes dhe arsyen përse informacioni është i saktë.
- Prekni me gisht te Ruaj.
- Te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar (lite.fs.org), lundroni te faqja “Personi” në Pemën Familjare.
- Te pjesa Të Dhënat mbi Jetën, nën veçorinë Vdekja, klikoni te Shto.
- Klikoni te rrethi pranë veçorisë i/e vdekur.
- Shkruani datën dhe vendin e vdekjes dhe arsyen përse informacioni është i saktë.
- Klikoni te Ruaj.
- Personi i vdekur ka 1 dokument në Pemën Familjare.
- Përveç kujtimeve që i shënjoni si Private, të gjitha kujtimet dhe burimet rreth personit janë të dukshme.
- Dokumenti i personit bëhet publik. Tani mund të përdorni veçorinë ‘gjej’ për ta gjetur dokumentin.
- Ju mund ta bashkoni dokumentin me dokumente të tjera rreth këtij personi në Pemën Familjare.
Si t’i shkruaj datat dhe vendet në Pemën Familjare?
Unë nuk e di datën e saktë për ta shkruar në Pemën Familjare
Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme te Pema Familjare?