A mund të shtoj në Pemën Familjare kujtime rreth të afërmve të mi të gjallë?

Programi Pema Familjare ju lejon të shtoni kujtime rreth të afërmve të gjallë.

Mbrojeni privatësinë e njerëzve të gjallë duke i bërë kujtimet e tyre private

Ju lutemi, mos dorëzoni pa miratimin e tyre fotografi të njerëzve të gjallë përveçse fëmijëve tuaj të vegjël. Ju lutemi, shihni Marrëveshja për Dorëzim për më shumë informacion.

Nëse dorëzoni fotografi të njerëzve të gjallë, ne rekomandojmë që ju t’i bëni ato private.

Në qoftë se nuk e bëni privat kujtimin, ai mund të shpërndahet nëpërmjet krijimit të hallkave lidhëse, mediave shoqërore dhe postës elektronike. Kujtimi juaj mundet të gjendet gjithashtu duke përdorur Google. Kujtimi mund të gjendet nëpërmjet një etiketimi të një teme dhe mund të gjendet në shumë mënyra në të ardhmen. Bëjeni kujtimin tuaj privat për të parandaluar që të ndodhë ndërhyrja.

Çfarë mund të bëni nëse gjeni një kujtim të një personi të gjallë?

Nëse gjeni një kujtim për veten tuaj ose një person tjetër të gjallë që nuk duhet të jetë në FamilySearch, ju mund të kërkoni që ai të hiqet. Keni dy mënyra se si ta bëni këtë:

  • Klikoni tek emri i kontribuesit dhe dërgojini atij ose asaj një mesazh që kërkon heqjen.
  • Hapeni kujtimin dhe klikoni te Raporto për Keqpërdorim. Plotësojeni informacionin e nevojshëm dhe klikoni te Dorëzo.

Artikuj të ngjashëm

Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
Kush mund t’i shohë artikujt që u ngarkuan te kujtimet për njerëzit e gjallë?
Si ta raportoj keqpërdorimin, mesazhet e padëshiruara, kujtimet e papërshtatshme ose ndonjë përmbajtje tjetër?
Çfarë janë kujtimet private?

A ishte kjo e dobishme?