Si ta raportoni keqpërdorimin ose përmbajtjen e papërshtatshme që hasni në programin FamilySearch, me anë të veçorisë Raporto Keqpërdorimin.
Nëse dikush ju dërgon mesazhe të padëshiruara, mund të aktivizoni funksionin “pa zë” ndaj atij personi. Pas kësaj, mesazhet e tij ose të saj nuk do të jenë më të dukshme për ju. Për hollësi, shihni informacionin te rubrika Artikuj të Ngjashëm.
Çfarë konsiderohet keqpërdorim?
Në këtë rast, keqpërdorimi përkufizohet si çfarëdolloj materiali i ruajtur në programin FamilySearch që konsiderohet fyes ose i papërshtatshëm, si më poshtë:
- Gjuhë ose përmbajtje fyese
- Informacione që mund t’i dëmtojnë ose vënë në siklet të afërmit e gjallë
- Hallka lidhëse për te faqe interneti të jashtme me përmbajtje të papërshtatshme
- Oferta për biznese ose shërbime kërkimore
- Ngacmim
- Deklaratë politike
- Shkelje e të drejtës së autorit
Keqpërdorimi i programit FamilySearch përfshin edhe publikimin e bekimeve patriarkale ose dokumenteve zyrtare të tempullit në secilën prej këtyre rubrikave:
- Diskutimet
- Shënimet
- Kujtimet
- Historia e Shkurtër e Jetës
Çfarë nuk konsiderohet keqpërdorim?
Gabimet ose ndryshimet në dokumente nuk konsiderohen keqpërdorim. Nëse keni pyetje në lidhje me gabimet e paqëllimshme ose gabimet që ka mundësi të jenë me keqdashje në dokumente, të cilat nuk jeni në gjendje t’i zgjidhni, ju lutemi, vihuni në kontakt me Sektorin e Përkrahjes së programit FamilySearch.
Rregullorja jonë përkufizohet tek Informacioni mbi të Drejtat dhe Përdorimin e Programit FamilySearch, që gjendet në fund të shumicës së faqeve në programin FamilySearch.
Hapat (faqe interneti)
- Shkoni në një vend në programin FamilySearch ku mund ta raportoni keqpërdorimin:
- Mjetet: Te faqja Personi e një individi, kërkoni nën Mjetet për hallkën lidhëse Raporto Keqpërdorimin.
- - Te faqja Personi, përzgjidhni nënndarjen Hollësitë.
- - Te kolona e djathtë, rrëshqitni poshtë te pjesa Mjetet.
- - Te pjesa Mjetet, klikoni te Raporto Keqpërdorimin.
- Shikuesi i kujtimeve: Te shikuesi i materialit të kujtimit, në cepin e sipërm djathtas, klikoni tek 3 pikat dhe pastaj klikoni te Raporto Keqpërdorimin.
- Bashkëbisedimi në internet: Klikoni tek emri i personit pranë një bashkëbisedimi në internet dhe klikoni te Raporto Keqpërdorimin.
- Mjetet: Te faqja Personi e një individi, kërkoni nën Mjetet për hallkën lidhëse Raporto Keqpërdorimin.
- Plotësojeni informacionin e kërkuar dhe klikoni te Dorëzo. Të gjitha raportimet mbeten konfidenciale.
Hapat (programi për telefonat celularë)
Ju mund të raportoni një mesazh fyes që merrni te veçoria Bashkëbisedimi në Internet në FamilySearch.
- Hapeni programin Pema Familjare në telefonin tuaj celular.
- Prekni me gisht ikonën e menusë.
- Në një pajisje me sistemin Apple iOS, prekni me gisht 3 vijat paralele në cepin e poshtëm djathtas.
- Në një pajisje me sistemin Android, prekni me gisht 3 vijat paralele në cepin e sipërm majtas.
- Prekni me gisht te Bashkëbisedimi në Internet.
- Prekeni me gisht bashkëbisedimin në internet që doni të raportoni.
- Në cepin e sipërm djathtas të dritares së bashkëbisedimit në internet që hapet, prekni me gisht 3 pikat vertikale dhe pastaj prekni me gisht te Raporto Keqpërdorimin.
- Përzgjidhni llojin e keqpërdorimit.
- Te pjesa “Raporto”, ju lutemi, shpjegoni shqetësimin tuaj.
- Vendosni adresën tuaj të postës elektronike ose numrin tuaj të telefonit. Duhet të plotësohet njëra nga këto dy mundësi që ta dorëzoni raportimin.
- Prekni me gisht te Dorëzo.
Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)
Programi Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar nuk i ka butonat Raporto Keqpërdorimin. Megjithatë, ju mund të rrëshqitni për te fundi i cilësdo faqe dhe klikoni te Përshtypje dhe Përkrahje, më pas, na dërgoni një mesazh për keqpërdorimin.
Artikuj të ngjashëm
Si ta aktivizoj funksionin “pa zë” ndaj dikujt apo ta fsheh ose bllokoj dikë që të mos bashkëbisedojë në internet me mua?
Cilat janë rregullat për diskutimet dhe bashkëbisedimet në internet?