Kush mund ta shohë informacionin rreth njerëzve të gjallë te Pema Familjare?

Share

Pema Familjare i shton njerëzit te lista juaj e personave nëse ata u lindën më pak se 110 vjet më parë nga dita kur ju e hidhni informacionin te Pema Familjare dhe nëse nuk e keni hedhur datën e vdekjes. Nëse Pema Familjare e identifikon një person si të gjallë, atëherë vetëm një numër i kufizuar përdoruesish mund ta shohë atë informacion.

Informacioni i Pemës Familjare

Nëse personi është te Pema juaj në programin FamilySearch (te pema juaj private), atëherë vetëm ju mund ta shihni informacionin te nënndarjet Hollësitë, Burimet, Bashkëpunoni dhe Boshti Kohor. Vetëm ju mund ta shihni trungun familjar në të cilin bën pjesë personi.

Nëse personi është në një pemë të grupit familjar, ai informacion është i dukshëm për të gjithë anëtarët e grupit.

Për të konfirmuar se në cilën pemë jeni, shihni në skajin e majtë të menusë së Pemës Familjare.

Kujtimet

Të gjitha kujtimet – edhe ato që u janë bashkëlidhur njerëzve të gjallë – mund të shihen publikisht siç është paracaktuar nga sistemi dhe ka mundësi që të gjenden:

  • Ato mund të shpërndahen nëpërmjet veçorisë së hallkës lidhëse, mediave shoqërore dhe postës elektronike.
  • Ato mund të gjenden nëpërmjet kërkimit të një etikete teme te programi Kujtimet në FamilySearch.
  • Ato mund të gjenden duke përdorur programin Google dhe motorë të tjerë kërkimi.

Nëse është e pranueshme, mund ta lini si publike veçorinë e dukshmërisë së kujtimit. Në të kundërt, ju rekomandojmë që ta hapni kujtimin dhe ta ndryshoni veçorinë e dukshmërisë nga publike në private (vetëm për ju) ose në qasje të kufizuar (vetëm për anëtarët e një grupi familjar).
Ju lutemi, shihni Marrëveshjen tonë për Dorëzimin përpara se të shtoni kujtime në programin FamilySearch.

Historiku i ndryshimeve

Ndonjëherë, një person i gjallë është i lidhur me një person të vdekur që e shohin të gjithë përdoruesit e programit FamilySearch.

Nëse një përdorues tjetër e bashkon ose e fshin personin e vdekur që është i dukshëm publikisht, programi FamilySearch e përditëson historikun e ndryshimeve për personin e gjallë që të tregojë që është bërë një ndryshim në lidhjen familjare ndërmjet personit të gjallë dhe personit të vdekur.

Ky përditësim mund të shfaqë Numrin e Identifikimit të kontaktit të përdoruesit që e kreu bashkimin apo fshirjen. Ky përdorues nuk e shikoi informacionin e personit të gjallë.

Artikuj të ngjashëm

Kush mund t’i shohë të afërmit e mi të gjallë në Pemën Familjare?
Si e përcakton Pema Familjare nëse një person është i gjallë ose i vdekur?
Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
A bëhen ndonjëherë publikë njerëzit me informacion konfidencial në Pemën Familjare?
Si ta shoh listën e njerëzve me profil privat dhe njerëzve me informacion konfidencial që kam shtuar te Pema Familjare?
Si ta bëj privat një kujtim?

A ishte kjo e dobishme?