Kush mund t’i shohë të afërmit e mi të gjallë në Pemën Familjare?

Pema Familjare e mbron privatësinë e njerëzve të gjallë duke i kufizuar personat që mund t’i shohin dokumentet e tyre. Vetëm nëse e krijuat ju dokumentin e një personi të gjallë, mund ta shihni atë. Sistemi i fsheh dokumentet që ju krijoni për njerëzit e gjallë nga kushdo tjetër, përfshirë vetë ata dhe pjesëtarë të tjerë të familjes.

Ndonëse dokumentet te Pema Familjare për njerëzit e gjallë janë personale, kujtimet që u bashkëlidhen atyre, me shumë mundësi mund të shihen nga të tjerët.

Përcaktimi i dokumenteve për njerëzit e gjallë në Pemën Familjare

Njerëzit e gjallë kanë një banderolë Person i Gjallë në krye të faqes së tyre Personi, nën emrin e secilit personit. Në vende ku data e vdekjes do të shfaqej për një person të vdekur, në vend të saj shfaqet fjala “I/E Gjallë”.

Nëse një person nuk është shënuar me dorë si person i gjallë, sistemi përdor rregulla për të përcaktuar nëse një person mund të jetë ende i gjallë. 

Dokumentet e anëtarësisë në Kishë

Ndonjëherë, anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i shohin të afërmit e gjallë. Informacioni erdhi nga dokumenti i anëtarësisë në Kishë.

Gjetja e njerëzve të gjallë në Pemën Familjare

Veçoria Gjej nuk shfaq një person të gjallë në një kërkim sipas emrit ose sipas numrit të identifikimit. Përjashtimi i vetëm është kur përdorni një numër identifikimi për të kërkuar dokumentin e një personi të gjallë të krijuar prej jush. Nëse nuk e dini numrin e identifikimit për një person të gjallë që shtuat te Pema Familjare, këtu keni mënyrat për ta gjetur dokumentin:

  • Nëse e dini se ku ta gjeni personin në pemë, lundroni te personi.
  • Kërkoni për një të afërm të vdekur në pemë. Më pas, lundroni te personi që dëshironi të gjeni.

Artikuj të ngjashëm

Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
Kush mund t’i shohë artikujt që u ngarkuan te kujtimet?
Si përcaktohet në Pemën Familjare nëse një person është i gjallë ose i vdekur?

moduleTitle