Si ta shtoj një pjesëtar të familjes në trungun familjar te Pema Familjare?

Pema Familjare ju lejon ta ndërtoni dhe mbushni pemën tuaj familjare në një larmi mënyrash të ndryshme me të cilat do të njiheni më mirë ndërsa punoni për të plotësuar informacionin rreth familjes suaj. Ndërkohë, filloni me kë njihni, si bashkëshortin/en, prindërit ose gjyshërit. Në varësi të rrethanave individuale, mund të jetë e dobishme të viheni në kontakt me familjarë të afërt për çdo hollësi që mungon, të cilën mund ta hasni.

Sa më shumë breza të shtoni, aq më e lehtë do të jetë që Pema Familjare t’ju lidhë me paraardhësit që përkojnë, të cilët mund të ekzistojnë tashmë në sistem ose t’ju sigurojë të dhëna për dokumentin për ata që ende duhet të shtohen.

Meqenëse FamilySearch është një faqe interneti publike, që bashkëpunon me shumë faqe gjenealogjike, dijeni se të dhënat për njerëzit e gjallë ruhen në hapësirën tuaj private dhe se jo i gjithë informacioni i tyre do të jetë i kërkueshëm ose i shikueshëm nga përdorues të tjerë.

Këtu janë disa tregues bazë që ju të filloni. Për më shumë udhëzime të hollësishme se si t’i shtoni njerëzit në pemën tuaj, ose për më shumë informacion në lidhje me rregulloren tonë të privatësisë, shihni artikujt e lidhur më poshtë.

Hapat (faqe interneti)

Ju mund ta shihni Pemën Familjare në disa mënyra të ndryshme, që do të thotë se ka disa mënyra të ndryshme për t’i shtuar pjesëtarët e familjes.

Pamja Horizontale

  1. Përdorni shigjetat për ta zgjeruar pemën deri në fund të një linje.
  2. Klikoni te hallka e duhur lidhëse për personin që dëshironi të shtoni:
    • Për të shtuar një prind ose bashkëshort/e, klikoni te Shto Prindin ose Shto Bashkëshortin/en.
    • Për të shtuar një fëmijë, klikoni te Fëmijët poshtë kutisë së një çifti dhe më pas klikoni te Shto Fëmijën.

Pamja Vertikale

  1. Përdorni shigjetat për të gjetur fundin e një linje.
  2. Klikoni te Shto Prindin për të shtuar një prind.
  3. Për të shtuar një fëmijë, përdorni pamjet horizontale ose të pasardhësve. Pamja vertikale nuk i tregon fëmijët e çiftit në trungun familjar.

Hapat (programi për telefonat celularë)

Programi për telefonat celularë Pema Familjare hapet automatikisht te trungu familjar. Kjo është aktualisht e vetmja pamje e mundshme e Pemës Familjare nga programi për telefonat celularë.

  1. Përdorni shigjetat për ta zgjeruar pemën deri në fund të një linje.
  2. Për të shtuar një prind ose bashkëshort/e, prekni me gisht përkatësisht te Shto Prindin ose Shto Bashkëshortin/en.
  3. Për të shtuar një fëmijë, prekni me gisht te nënndarja Bashkëshortët/et dhe prekni me gisht te Shto Fëmijën.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar, ju mund të shtoni direkt nga një ekran 4 breza të paraardhësve tuaj me prejardhje të drejtpërdrejtë. Ju gjithashtu mund të shtoni më shumë prej paraardhësve dhe familjes suaj sesa ajo që shfaq ky ekran. Për shembull, ju mund të shtoni katragjyshërit/et tuaj/a e më tej; bashkëshortin/en, fëmijët dhe nipërit e mbesat e paraardhësve tuaj me prejardhje të drejtpërdrejtë; ose prindërit dhe vëllezërit/motrat e bashkëshortit/es apo të fëmijëve tuaj.

  1. Në nënndarjen Unë, gjeni vendin ku duhet të shfaqet personi. Ose, nëse ekrani nuk e përmban vendin ku duhet të shtoni emrin, gjeni familjarë të tjerë të afërt dhe pastaj ndiqni këta hapa:
    1. Prekni me gisht emrin e familjarit më të afërt të atij personi. Për shembull, për të shtuar prindërit për bashkëshortin/en tuaj, prekni me gisht emrin e bashkëshortit/es tuaj/suaj. Për të shtuar katragjyshërit/et tuaj/a, prekni me gisht emrin e stërgjyshit prindërit e të cilit dëshironi t’i shtoni.
    2. Prekni me gisht te Shiko Familjen. Ju mund ta gjeni këtë hallkë lidhëse në shiritin që tregon emrin e personit në krye të faqes.
  2. Prekni me gisht hallkën e duhur lidhëse për të shtuar një bashkëshort/e, fëmijë ose prind për personin.
  3. Shkruani informacionin për emrin, gjininë dhe lindjen e vdekjen. Sigurohuni që të tregoni nëse personi është i gjallë ose i vdekur.
  4. Prekni me gisht te Tjetër.
  5. Në qoftë se shënuat që personi është i gjallë, të dhënat që shkruat shtohen në sistem. Ose, në qoftë se shënuat se personi është i vdekur, sistemi kërkon për të parë nëse ai person është tashmë në Pemën Familjare.
    • Nëse Pema Familjare gjeti përkime të mundshme, shqyrtojeni listën. Nëse një nga njerëzit e renditur është i duhuri, prekni me gisht te Shto Personin mbi emrin.
    • Nëse Pema Familjare nuk gjeti përkime të mundshme ose nëse asnjëra nga përkimet e mundshme nuk është personi i duhur, prekni me gisht te Krijo Personin në krye të listave.

Artikuj të ngjashëm

Çfarë është hapësira private te Pema Familjare?
Si t’ia shtoj familjarët e gjallë një personi te Pema Familjare?
Si ta shtoj një person që nuk ka lidhje te Pema Familjare?
Si ta shtoj në trungun tim familjar një paraardhës që është tashmë te Pema Familjare?

moduleTitle