Si ta shtoj një person të palidhur te Pema Familjare?

Ju mund të shtoni individë që nuk janë të lidhur me linjën tuaj familjare.
 
Mund të shtoni një person të palidhur që ka një lidhje të mundshme familjare të cilën nuk mund ta verifikoni. Për shembull, mund të shtoni njerëz që kanë mbiemra të njëjtë dhe që banojnë në të njëjtat zona të vogla gjeografike si paraardhësit e njohur.

Këshillë: Kur shtoni një person të palidhur, është e dobishme ta regjistroni numrin e identifikimit të dokumentit të ri ose ta ndiqni atë person për referencë të ardhshme.
Këshillë: Për të gjetur kontributet që keni dhënë në këndin e internetit, klikoni te Kontributet e Mia, pastaj te Ndryshimet e Mia. Klikoni te Njerëz me Profil Privat për të gjetur njerëz të gjallë që nuk janë të lidhur, të shtuar nga ju.

Hapat (faqe interneti)

  1. Ndërsa nënshkruani hyrjen te faqja FamilySearch.org, klikoni te Pema Familjare dhe përzgjidhni çfarëdo mundësie te menuja me shpalosje.
  2. Klikoni te Personat më të Fundit në shiritin e menusë që shfaqet në krye të faqes.
  3. Në fund të listës me personat më të fundit, klikoni te Shto Personin e Palidhur.
  4. Shkruani informacionin rreth personit dhe klikoni tek Tjetër.
  5. Shqyrtojini rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni personin e duhur, klikoni te Shiko Personin.
  6. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, klikoni te Krijo Personin.

Hapat (programi për telefonat celularë)

  1. Në programin për telefonat celularë Pema Familjare, hapeni listën tuaj të njerëzve që janë parë kohët e fundit:
    • Android: Në cepin e sipërm djathtas, prekeni me gisht ikonën që duket si 2 persona.
    • Apple iOS: Te shiriti i poshtëm i mjeteve, prekni me gisht te Personat më të Fundit.
  2. Rrëshqitni në fund të listës. Nëse lista juaj është e gjatë, prisni që zërat e listës të ngarkohen dhe vazhdoni të zbritni më poshtë.
  3. Prekni me gisht te Shto Personin e Palidhur.
  4. Shkruajeni informacionin rreth personit dhe prekni me gisht tek Tjetër.
  5. Shqyrtojini rezultatet e kërkimit. Nëse e gjeni personin e duhur, prekni me gisht te Shto Personin.
  6. Nëse nuk e shihni personin te rezultatet e kërkimit, prekni me gisht te Krijo të Ri.

Hapat (Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar)

Aktualisht, veçoria Shto Personin e Palidhur nuk është në dispozicion te Pema Familjare Varianti i Thjeshtuar.

Artikuj të ngjashëm

Si ta shtoj një pjesëtar të familjes në trungun familjar te Pema Familjare?
Si ta rivendos një dokument të fshirë të një personi te Pema Familjare?
Si ta fshij një person nga Pema Familjare?
Si t’i bashkoj dokumentet me përsëritje të mundshme në Pemën Familjare?

moduleTitle