Kush mund t’i shohë dhe t’i redaktojë njerëzit në një pemë të grupit familjar?

Share

Të gjithë pjesëmarrësit në një grup familjar munden që edhe ta shohin, edhe ta redaktojnë të gjithë informacionin te pema e grupit familjar. Kjo u lejon pjesëtarëve të tjerë të familjes që, për shembull, të shpërndajnë fotografi dhe kujtime rreth njëri‑tjetrit.

Anëtarët e grupit mundet gjithashtu ta përzgjedhin vetë personin e tyre të fillimit që ta përdorin kur shfaqin pemën e grupit familjar.

Të gjithë pjesëmarrësit e grupit duhet të kenë dijeni dhe të zbatojnë orientimet e privatësisë, kushtet e përdorimit të programit FamilySearch dhe kodin e sjelljes të grupit.

Kontribuuesit kanë përgjegjësinë të sigurohen që i kanë të drejtat dhe lejen për ta shpërndarë informacionin brenda grupit, përfshirë informacionin vetjak të individëve të tjerë të gjallë.

Njerëzit e gjallë

Të gjithë pjesëmarrësit në një grup familjar munden që edhe ta shohin, edhe ta redaktojnë të gjithë informacionin te pema e grupit familjar.

Nuk ka kurrfarë mënyre që një përdorues ta kyçë dokumentin e vet në pemën e grupit familjar për të parandaluar që anëtarët e tjerë të grupit ta ndryshojnë atë.

Paraardhësit e vdekur

Të gjithë pjesëmarrësit e grupit mund t’i shohin dhe redaktojnë paraardhësit e vdekur që kanë lidhje familjare me personat e gjallë në pemën e grupit familjar.

Ndryshimi kryesor ndërmjet njerëzve të gjallë dhe të vdekur në një pemë të grupit familjar është që paraardhësit e vdekur janë te pema publike, ku të gjithë përdoruesit e programit FamilySearch mund ta shohin dhe redaktojnë informacionin.

Nuk ka kurrfarë mënyrë për ta zhvendosur një paraardhës të vdekur nga pema publike në mënyrë që vetëm një grup familjar të mund ta shohë apo redaktojë atë.

Njerëzit me informacion konfidencial

Nëse keni njerëz me informacion konfidencial te lista juaj private, ju mund t’i kopjoni ata te një pemë e grupit familjar dhe t’u jepni të drejtë hyrjeje tek informacioni i pjesëmarrësve të grupit. Ky është i vetmi rast kur paraardhësit e vdekur janë të dukshëm vetëm për pjesëmarrësit e grupit.

Artikuj të ngjashëm

Si e ruan Pema Familjare privatësinë e njerëzve të gjallë?
Kush mund ta shohë informacionin rreth njerëzve të gjallë te Pema Familjare?
Kush mund t’i shohë profilet e njerëzve me informacion konfidencial te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?