Kush mund t’i shohë profilet e njerëzve me informacion konfidencial në Pemën Familjare?

Share

Në Pemën Familjare, profilet e njerëzve me informacion konfidencial kanë dukshmëri të kufizuar. Përdoruesit duhet të marrin parasysh ta vendosin dukshmërinë e kujtimit si private ose me qasje të kufizuar.

Informacioni i Pemës Familjare

Nëse profili i personit është në pemën tuaj të programit FamilySearch (pemën tuaj private), atëherë vetëm ju mund ta shihni informacionin e profilit në trungun familjar dhe faqen e personit.

Nëse profili është në një pemë të grupit familjar, të gjithë anëtarët e grupit mund ta shohin atë.

Nëse nuk e dini se te cila pemë jeni, shihni në skajin e majtë të menusë Pema Familjare.

Kujtimet

Të gjitha kujtimet – edhe ato që u janë bashkëlidhur njerëzve me informacion konfidencial – mund të shihen publikisht siç është paracaktuar nga sistemi dhe ka mundësi që të gjenden:

  • Ato mund të shpërndahen nëpërmjet veçorisë së hallkës lidhëse, mediave shoqërore dhe postës elektronike.
  • Ato mund të gjenden nëpërmjet kërkimit të një etikete teme te programi Kujtimet në FamilySearch.
  • Ato mund të gjenden duke përdorur programin Google dhe motorë të tjerë kërkimi.

Nëse kjo është e pranueshme, mund ta lini si publike veçorinë e dukshmërisë së kujtimit. Në të kundërt, ju rekomandojmë që ta hapni kujtimin dhe ta ndryshoni veçorinë e dukshmërisë nga publike në private (vetëm për ju) ose nga publike në qasje të kufizuar (vetëm për anëtarët e një grupi familjar).
Ju lutemi, shihni Marrëveshjen tonë për Dorëzimin përpara se të shtoni kujtime në programin FamilySearch.

Historiku i ndryshimeve

Ndonjëherë, një person me informacion konfidencial është i lidhur me një person të vdekur që e shohin të gjithë përdoruesit e programit FamilySearch.

Nëse një përdorues tjetër, e bashkon ose e fshin personin e vdekur që është i dukshëm publikisht, programi FamilySearch e përditëson historikun e ndryshimeve për personin e gjallë ose personin me informacion konfidencial që të tregojë që është bërë një ndryshim në lidhjen familjare ndërmjet personit me informacion konfidencial dhe personit të vdekur.

Ky përditësim mund të shfaqë Numrin e Identifikimit të kontaktit të përdoruesit që e kreu bashkimin apo fshirjen. Ky përdorues nuk e sheh personin me informacion konfidencial.

Artikuj të ngjashëm

Si shenjohen profilet te Pema Familjare si profile me informacion konfidencial?
A mund t’i bashkoj përsëritjet e njerëzve të gjallë dhe njerëzve me informacion konfidencial te Pema Familjare?
A mund të jap të drejtë hyrjeje për te njerëzit e gjallë dhe njerëzit me informacion konfidencial te Pema Familjare?

A ishte kjo e dobishme?