Si mund ta shmang që njerëz të tjerë të bëjnë ndryshime të pasakta te Pema Familjare?

Ndërsa zbuloni dhe lidheni me paraardhësit tuaj, ju shihni që të tjerët mund ta shtojnë informacionin që keni dhënë ose mund ta ndryshojnë atë.

Ne besojmë se tani që më shumë njerëz punojnë në Pemën Familjare, pema rritet. Me rritjen, shpresojmë që të bëhet më e saktë. Kemi krijuar disa mjete për të ndihmuar përdoruesit tanë të punojnë së bashku.

Kur përdoruesit e tjerë gjejnë burime dhe deklarime të arsyes, kanë më pak gjasa ta zëvendësojnë informacionin e mirë me një informacion më pak të saktë.

Mjetet e bashkëpunimit te Pema Familjare

  • Mund të ndiqni deri në 4 000 dokumente që ju interesojnë te pema. Për të ndjekur një paraardhës, lundroni te faqja “Personi”. Në të djathtë të shiritit të emrit, klikoni tek E ndjek. Për të parë listën tuaj dhe ndryshimet, klikoni te Pema Familjare dhe më pas tek E ndjek.
  • Ndryshimet më të Fundit tregojnë ndryshimet në dokumentin e pemës së një personi. Te faqja “Personi”, rrëshqitni poshtë derisa të shikoni panelin Ndryshimet më të Fundit në të djathtë. Klikoni te Shfaqi të Gjitha për të parë listën e plotë.
  • Burimet i ndihmojnë përdoruesit t’i besojnë informacionit që shohin. Për të parë burimet e bashkëlidhura për dokumentin e një peme, shkoni te faqja “Personi” e paraardhësit. Në krye të ekranit, klikoni te Burimet.
  • Një deklarim arsyeje shpjegon një ndryshim ose kontribut në dokumentin e një paraardhësi. Shtojini deklarimet e arsyes kudo që shtoni informacionin.
  • Skica e jetës jep një pasqyrë të shpejtë përmbledhëse të jetës së një paraardhësi. Skica e jetës mund t’i ndihmojë të tjerët të dinë nëse personi është paraardhësi i tyre. Gjeni skicën e jetës në fund fare te nënndarja Hollësitë në faqen “Personi”.
  • Nga faqja “Personi”, klikoni te Bashkëpuno për të përdorur mjetin e diskutimit ose mjetin e shënimit. Klikoni te + Shto Diskutimin për të filluar një bashkëbisedim rreth një paraardhësi të përbashkët me këdo tjetër që viziton faqen e paraardhësit. Ose klikoni te + Shto Shënimet për të mbajtur shënim idetë, përfundimet ose pyetjet që duket se nuk përshtaten askund tjetër.

Punoni së bashku për pemën

Përdoruesit e tjerë ndonjëherë na lejojnë ta bëjmë publike adresën e tyre të postës elektronike ose informacione të tjera të kontaktit. Përdoreni për t’u vënë në kontakt direkt me ta. Ose dërgojini çdo përdoruesi të programit FamilySearch një mesazh nga FamilySearch.

Ndërsa bashkëpunoni me përdoruesit e tjerë te Pema Familjare, ju lutemi, jini dashamirës dhe tregoni respekt.

Artikuj të ngjashëm

Si ta ndjek ose të mos ta ndjek më një person te Pema Familjare?
Si t’i shoh të gjithë dokumentet që po ndjek te Pema Familjare?
Si ta përdor veçorinë e diskutimeve te Pema Familjare?
Si t’i dërgoj një mesazh një kontakti të kohëve të fundit te Shërbimi i Mesazheve të programit FamilySearch?
Si t’i dërgoj një mesazh dikujt që kontribuoi te Pema Familjare ose Kujtimet?

A ishte kjo e dobishme?