Cilat janë kufizimet për figurat te Dokumentet Historike?

Në FamilySearch, disa figura kanë kufizime ose kufij që përcaktojnë se kush mund t’i shohë ato ose ku mund t’i shihni. Vizitorët pa lejet e nevojshme shohin një ikonë kufizimi dhe një mesazh të tillë si “E Pamundur të Paraqitet Grupi i Figurave”. Vizitorët mund të shohin disa figura në faqen e një kompanie të palës së tretë, ndonjëherë kundrejt një tarife. Në disa raste, mund të merrni të drejtë hyrjeje duke vizituar një qendër të programit FamilySearch ose një bibliotekë të lidhur me programin FamilySearch. 

Këtu është një listë me kufizime të mundshme që mund ta shihni ndërsa përdorni dokumentet historike.

Mesazh për Gjendjen e FigurësKush Mund ta Shohë Figurën
Nuk ka figurë në dispozicionProgrami FamilySearch ka një tregues të dokumenteve në dispozicion. Një tjetër kënd interneti mund t’i ketë figurat. 
Mesazhi “Figura nuk Është në Dispozicion” shfaqet pasi të klikoni për të parë figuratFigurat aktualisht nuk janë në dispozicion për t’u parë në internet. Mesazhi zakonisht shfaqet kur lejet për koleksionet e dokumenteve ndryshuan dhe jo të gjitha pjesët e programit FamilySearch janë ende të përditësuara. Kontrollojeni sërish herë pas here për të parë a janë figurat në dispozicion.

Figurat në Dispozicion

Për tʼi parë këto figura, bëni njërën nga ato që vijojnë:

  • Hyni te faqja nga një qendër e programit FamilySearch.
  • Hyni te faqja nga një bibliotekë e lidhur me programin FamilySearch.
Figurat janë në dispozicion në FamilySearch. Nënshkruajeni hyrjen në një qendër ose bibliotekë të lidhur me programin FamilySearch për t’i parë ato.
Figurat në Dispozicion
Për tʼi parë këto figura, bëni njërën nga ato që vijojnë:
  • Hyni te faqja nga një qendër e programit FamilySearch.
Figurat janë në dispozicion në FamilySearch në një qendër të programit FamilySearch. Nënshkruajeni hyrjen në një qendër të programit FamilySearch për t’i parë ato.
Figurat në Dispozicion
Për tʼi parë këto figura, bëni njërën nga ato që vijojnë:
  • Ju mund të jeni në gjendje ta shihni këtë figurë duke shkuar te një faqe për abonime të palës së tretë ose te kujdestari ligjor i dokumentit (mund të zbatohen tarifa).
Figurat mund të jenë në dispozicion në njërën ose më shumë prej faqeve të palës së tretë. 
  • Shihini ato në faqen e palës së tretë. Nëse e dimë se cila faqe i ka figurat, do të shihni një hallkë lidhëse për tek ajo. Përndryshe, kërkoni te mundësia Kërkimi në Wiki për Programin FamilySearch për të gjetur një burim të informacionit.
E Pamundur të Paraqitet Figura
Nuk kemi leje për ta shpërndarë këtë figurë. E drejta e hyrjes zakonisht përcaktohet nga krijuesi i dokumentit ose kujdestari i dokumentit apo nga ligjet mbi privatësinë e të dhënave.
Ju nuk keni leje për të parë një ose më shumë figura.
Grupi i Figurave Nuk u Gjet
Nuk mundëm ta gjenim këtë grup figurash.
Figura nuk u gjet. Zakonisht kjo shkaktohet nga një URL e pavlefshme ose jofunksionale.
Nuk Mund të Paraqitet Grupi i Figurave
Përpiquni ta rifreskoni faqen ose ejani sërish më vonë.
Figura nuk mund të paraqitej. Një cache [depo e fshehtë] e korruptuar e shfletuesit mund të jetë shkaku i këtij gabimi. Provoni ta rifreskoni faqen, të pastroni cache-në [depon e fshehtë] e shfletuesit ose cookie-t [mesazhet për shfletuesin] ose të përdorni një shfletues tjetër. Nëse asnjëra prej këtyre nuk funksionon, provoni ta shihni figurën më vonë.

Artikuj të ngjashëm

Si t’i fshij të gjitha cookie‑t [mesazhet për shfletuesin] dhe dosjet e përkohshme të ruajtura nga shfletuesi im i internetit?
Përse ka kufizime për të hyrë te Dokumentet Historike?
Biblioteka jonë e lidhur me programin FamilySearch ka nevojë për të drejtë hyrjeje te figurat e kufizuara
Përse u zhdukën nga programi FamilySearch disa dokumente historike?

moduleTitle