Përse ka kufizime për të hyrë te Dokumentet Historike?

Shumica e kufizimeve për hyrjen vijnë nga organizata që zotërojnë ose administrojnë dokumente historike origjinale. Të tjerat bazohen më tepër te ligjet vendore për të dhënat e privatësisë. Kufizimet përcaktojnë se ku dhe si programi FamilySearch mund t’i vërë në dispozicion dokumentet. Ne bëjmë më të mirën tonë për t’i zbatuar këto marrëveshje dhe kërkesa ligjore, që të mund të ruajmë mirëbesimin e partnerëve tanë.

Ju mund të përcaktoni nëse një dokument që doni ta shikoni, ka kufizime për hyrjen.

Hapat

  1. Kërkoni për një dokument historik.
  2. Te rezultatet e kërkimit, një ikonë e kamerës ju tregon se programi FamilySearch ka figura të dokumentit.
  3. Klikoni tek ikona e kamerës. Nëse figura ka kufizime për ta parë, një mesazh shpjegon situatën.
  4. Kur hasni një dokument me hyrje të kufizuar, ja disa mundësi:
    • Nëse mesazhi thotë se figurat janë në dispozicion në një qendër të programit FamilySearch ose në një bibliotekë të lidhur me programin FamilySearch, vizitoni një qendër dhe përdorni një kompjuter atje.
    • Përpiquni të hyni te dokumenti nga një faqe partnere ose faqja e zotëruesit të dokumentit. Në disa raste, gjen zbatim tarifa.

Artikuj të ngjashëm

Cilat janë kufizimet për figurat te Dokumentet Historike?
Ku ta gjej një qendër të programit FamilySearch?

A ishte kjo e dobishme?